Republic Of Kosovo
Ado !
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë një takimi që ka zhvilluar të mërkurën në Ankara me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga ai personalisht dhe diplomacia turke të përdorin ndikimin e tyre në shtetet mike të Turqisë, e sidomos në shtetet e Konferencës Islamike që ende kanë hezitim për ta njohur Kosovën, që këtë ta bëjnë sa më parë.
Siç theksohet në një komunikatë të Bashkësisë Islame të Kosovës, kryeministri turk nga ana e tij i ka thënë Myftiut se, Turqia si deri më tash edhe në të ardhmen do të jetë një përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës në rrugën e saj për t’u konsoliduar në arenën ndërkombëtare. “Madje, kryeministri turk u shpreh se edhe ai vet po edhe diplomacia turke do të vazhdojnë që të lobojnë në shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, theksohet në komunikatë.
Myftiu Tërnava dhe kryeministri turk Erdogan biseduar edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy bashkësitë islame të dy vendeve. Myftiu e njoftoi kryeministrin se me DIJANET-in e Turqisë kanë bashkëpunim të shumanshëm, bashkëpunim ky i fokusuar në krijimin e mirëbesimit në mes komunitete dhe popujve, si dhe angazhimin për paqe, tolerancë e mirëkuptim. /Telegrafi/