Aren
Anëtar i Respektuar
Kur nje person genjen, ndodh nje "efekt Pinok", qe eshte nje rritje e remperatures rreth hundes dhe muskulit orbital ne cepin e brendshem te syrit. Pervec ketyre, kur ne bejme nje perpjekje mendore te madhe, temperatura e fytyres tone bie, dhe kur ne kemi atak ankthi, temperatura rritet. Keto jane disa prej perfundimeve te nxjerra nga nje studim i bere ne Universitetin e Grenades, Departamenti i Psikologjise Eksperimentale, qe ka paraqitur aplikime te reja te termografise.
Termografia eshte nje teknike e bazuar ne temperaturen e trupit qe eshte aplikuar ne shume fusha, si per shembull industria e pergjithshme, industria e ndertimit, dhe mjekesi. Kamerat termografike kane nje game te gjere perdorimesh, si per shembull matjen e humbjes se energjise neper ndertesa, tregimin e semundjeve te frymemarrjes ne gjedhet, si edhe rabien.
Termografia eshte zhvuilluar ne Shtetet e Bashkuara gjate Luftes se Dyte Boterore per te dalluar armikun (shikim nate).
Eksitimi eshte i njejte tek burrat dhe tek grate
Kerkuesit e Universitetit te Granades, Emilio Gomez Milan dhe Elvira Salazar Lopez, kane qene pioniere ne aplikimin e termografise ne fushen e Psikologjise, dhe ato kane arritur rezultate shume interesante dhe inovative. Eksitimi ****ual dhe deshira mund te identifikohen tek meshkujt dhe femrat duke perdorur termodrafine, duke qene se ato sjellin nje rritje ne temperaturen e kraharorit gjenitaleve. Studimi demostron qe - ne terma psikologjike - meshkujt dhe femrat eksitohen ne te njejten kohe, edhe pse femrat thone qe nuk jane te eksituara apo jane vetem pak te eksituara.
Shkencetaret kane zbuluar gjithashtu qe kur behet nje perpjekje mendore duke bere pune te veshtira, etj, ndryshon temperatura e fytyres.
Kur ne genjejme ne lidhje me ndienjat tona, temperatura rreth hundes tone rritet dhe nje element i trurit i quajtur 'insula' aktivizohet.
Gjurmet termike te Flamenkos
Kerkuesit kane percaktuar gjithashtu edhe gjurmet termike te ushtrimeve aerobike dhe llojeve te ndryshme te kercimit. Cdo modalitet kercimi ka nga nje gjurme termale specifike te ndryshme nga modalitetet e tjera.
Kerkuesit kane treguar qe asimetrite e temperatures ne te dyja pjeset e ptrupit dhe temperatura lokale ndryshon ne lidhje me statusin fizik, mendor dhe emocional te subjektit.
"Termograma na lejon qe ne te shohim statuset subjektive apo mendore dhe na lejon te shohim se cfare po ndjen apo po mendon nje person." - tha Salzar.
Nder te tjera, termografia eshte e vlefshme per te vleresuar emocionet dhe per te identifikuar fenomenin e 'ngjitjes' se emocioneve. Per shembull, kur nje persn shume empatik sheh nje person tjeter qe vritet tek parakrahu, ky person infektohet me vuajtjen e personit tjeter dhe temperatura ne parakrahun e tij rritet. Ne pacientet me semundje te caktuara neurologjike si per shembull skleroza e shumefishte, trupi nuk e rregullon si duhet temperaturen e tij, gje qe mund te dallohet me nje termograme. Termografia mund te perdoret gjithashtu per te percaktuar strukturen dhjamore te trupit, qe mund te jete shume e dobishmene programet e renies ne peshe dhe ushtrimeve. Mund te perdoretgjithashtu ne percaktimin e temperatures se trupit ne paciente me anoreksi dhe ne shume raste te tjera ne mjekesi.infoalbania.