Tërmeti/ njihuni me bilancin e fundit

Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka publikuar bilancin e plotë të bërë deri tani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nga tërmeti kanë humbur jetën 24 persona dhe janë lënduar në total 650 persona.
FB_IMG_1574802144724.jpg
Bëhet me dije se nga rrënojat e pallateve të shembura janë shpëtuar 45 persona, ku rasti i fundit i shpëtimit ishte 24 vjeçari Klajdi Qato në Durrës.
Për shkak të vështirësive të natës operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë dhe pritet të fillojnë brenda pak minutave.
“Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë. Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore”- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Top Channel
 
Zot jepju forc atyre qe humben te afermit e tyre,te shikojne ne te nesermen! :(

Ajo qe s`me iken nga mendja eshte ,se si nje ser ndertimesh, jane jashte cdo normaliteti inxhinierik.
Ku dreqin jane perkujdesjet dhe kontrollet e shtetit dhe te digasterve perkatse qe merren me ate fushe?!
Nuk mund te jetosh ne kushte tilla sigurie ndertesash duke ditur qe eshte nje vend sizmik tashme ketu e shekuj ,sidomos Durresi dhe vija bregdetare.
Nese keto kushte do ishin respektuar,humbjet e jeteve njerzore te pakten do ishin me te pakta ne numer.
 
Tjeter sapo ra 5.6
Ne vend qe te ulen po ngrihen prape ...:(
Cdo thote kjo?
 
Zot jepju forc atyre qe humben te afermit e tyre,te shikojne ne te nesermen! :(

Ajo qe s`me iken nga mendja eshte ,se si nje ser ndertimesh, jane jashte cdo normaliteti inxhinierik.
Ku dreqin jane perkujdesjet dhe kontrollet e shtetit dhe te digasterve perkatse qe merren me ate fushe?!
Nuk mund te jetosh ne kushte tilla sigurie ndertesash duke ditur qe eshte nje vend sizmik tashme ketu e shekuj ,sidomos Durresi dhe vija bregdetare.
Nese keto kushte do ishin respektuar,humbjet e jeteve njerzore te pakten do ishin me te pakta ne numer.
He dolet gjithe ekspertet tani...
Aman oreks keni ne kto momente
Jane shkatwrru shtete si japonia nga termete te tilla e ku dreqin po e di
A thu se ne shqiperi bohen me material anti sizmik
Lutuni per ne e aq boll na cmenet me histori qeverish ne kto momente
 
Te lutesh nuk te sjell sigurin,as te qash nuk te sigoron prape nga nje shembje e dyte,nese termeti perseritet.
Duhet reaguar,ndryshuar ,dhe ato jetet e njerzve qe u humben neper ndertesa pa `hekur` e thene keshtu rendomte,dikush duhet ta marre pergjegjsin.
SA per oreksin,si e kemi,apo e perjetojme nuk eshte dicka qe te takon ty apo dikuj tjeter ta komentoj.
 
Babai i Blerim Destanit nis 3 kamionë 12 tonësh me ndihma drejt Shqipërisë

XW-1024x512.jpg

Nga tërmeti i ditës së djeshme në Shqipëri kanë mbetur të vdekur 31 persona deri tani, ndërsa mbi 600 të lënduar .
Shqiptarë anë e mbanë botës janë mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura nga ky tërmet.Së fundmi ka qenë babai i Blerim Destanit, filantropi Lazim ai i cili ka nisur 12 ton ndihma drejt Shqipërisë.
“Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare. Me dhembje të thellë po e përcjell situatën e rëndë pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jam me ju e pranë jush.
Ju shpreh ngushllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj duke u lutur që numri i viktimave dhe dëmeve që kjo fatkeqësi natyrore la prapa të jetë sa më i ulët. Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, duhet të jemi bashkë dhe lutem që këtë dhembje ta kalojmë sa më lehtë.
Zoti u faltë parajsën viktimave, e u dhashtë forcë e durim familjeve që humbën më të dashurit e tyre”.

/lajmetfllash.info
 
Allahu mos e sprovoft asnje popull me ngjarje aqe te rend.....dhimbjen e Friken e tyre e kemi perjetu me shpirt??
 
“Jetimat e Ballkanit” nisin 30 tonë ushqim, e veshmbathje drejt zonave të prekura nga tërmeti

20191127_171533.jpg

“Jetimat e Ballkanit”, në ditën e dytë të tërmetit në Shqipëri ka grumbulluar rreth 30 tonë ndihma për të prekurit e tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i kësaj shoqate Halil Kastrati.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dita e dyte / Po nisemi prape drejt Shqiperise

Vullnet i jashtezakonshem shume bizneseve dhe bamireseve qe te ndihmojne vellezerit tone ne Shqiperi

Jetimat e Ballkanit po nisen edhe sot drejt Durresit per te derguar ndihma te lloj llojshme

30 tone ushqim, gjera higjienike, veshmbathje e shume gjesende tjera po i nisim tani vetem nga Shoqata Jetimat e Ballkanit

Detajet tjera me vone dhe diteve te ardheshme

Bamires Zoti kurr mos ju humbte
 
Rama krah Elvis Naçit në Thumanë: Nuk është koha për kritikë
rama-11-1024x674.jpg
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Thumanë, i shoqëruar nga zëvëndësi i tij Erion Braçe.

Teksa foli për mediat krah Elvis Naçit, shefi i qeverisë tha se po bëhet çdo përpjekje për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Kreu i qeverisë tha se po bëhet kalimi i banorëve të mbetur pa shtëpi nga çadrat e hapura tek hotelet, me të cilat ka bërë marrëveshje qeveria.

“Jemi në një situatë krize, nuk kemi shkop magjik. Nuk po lëmë asnjë minut pa shfrytëzuar për të ndihmuar të prekurit”

Rama thumboi sërish politikën dhe kritikët, ndërsa tha se është koha të jemi bashkë.

“E tundojmë perendimin duke bërë gam gam, kush më shumë e kush më pak. Ka një kohë për të folur dhe kohë për të heshtur, ka një kohë për të qenë bashkë”

©Copyright Gazeta SHQIP
 
Attachments

  • rama-11-1024x674.jpg
    rama-11-1024x674.jpg
    52.7 KB · Shikime: 0
  • rama-11-1024x674.jpg
    rama-11-1024x674.jpg
    52.7 KB · Shikime: 0
Dy gra nën rrënoja në Durrës, rrezikohet jeta e ekipit francez të shpëtimit

ss-12.jpg
Ekipet franceze dhe ato izraelite vijojnë kërkimet për dy persona nën rrënoja në lagjen nr 6 në Durrës.

Bëhet fjalë për dy gra, të cilat ndodhen nën rrënoja që prej rënies së tërmetit.

Raportohet se nga lëkundjet që u regjistruan dy orë më parë u rrezikua jeta e ekipeve franceze, të cilët ndodheshin në godinë.

33 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
g.shqip
 
Attachments

  • ss-12.jpg
    ss-12.jpg
    25.5 KB · Shikime: 0
  • ss-12.jpg
    ss-12.jpg
    25.5 KB · Shikime: 0
Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim.

Deri në frymën e fundit për frymën e fundit

74495932_758037311379358_1678386568311603200_n.jpg
 
Te lutesh nuk te sjell sigurin,as te qash nuk te sigoron prape nga nje shembje e dyte,nese termeti perseritet.
Duhet reaguar,ndryshuar ,dhe ato jetet e njerzve qe u humben neper ndertesa pa `hekur` e thene keshtu rendomte,dikush duhet ta marre pergjegjsin.
SA per oreksin,si e kemi,apo e perjetojme nuk eshte dicka qe te takon ty apo dikuj tjeter ta komentoj.
Ca je tu fol mi aman , ju i dini te gjitha
Pallatet e enverit jane ndertu si nuk pallate sot!
Por jane amortizuar , se kane vite!

Hajt shnet!
 
Last edited by a moderator:
Po shoh se vertet dhimbja nuk njeh gjuhe...
Sot ska grek, italian apo serb....sot ka njerez qe luten dhe ndihmojne per vendin tone!
Pavaresisht historive e asaj cka i kemi bere njeri -tjetrit....por sot shoh nje sensibilizim e nje ndergjegjesim njerezor qe me le pa fjale!
Zot ndale doren...
 
78142360_2833553336766513_1910620174470348800_n.jpg
 
76773246_1476635039154846_6377144243982434304_n.jpg
 
Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim.

Deri në frymën e fundit për frymën e fundit

74495932_758037311379358_1678386568311603200_n.jpg

kemi nevoje per shum si puna e Luanit
Jo per keta palacot qe bejne nje tas supe dhe I mbajne me muzike sa per te mbush instagramin
 
“Deri tani numri i viktimave është në 49, ndërsa ministria tha në një njoftim se janë mbi 900 të lënduar.”

-oranews

Ndersa diku lexova qe jepnin emrat e viktimave dhe nr ishte 50.
 
“Deri tani numri i viktimave është në 49, ndërsa ministria tha në një njoftim se janë mbi 900 të lënduar.”

-oranews

Ndersa diku lexova qe jepnin emrat e viktimave dhe nr ishte 50.

Fatkeqsisht flitet dhe per shume te tjere nen rrenoja. Dhe tani qe kane kalu mbi 72 ore behet akoma me e veshtire per te nxjerre te mbijetuar. ☹
 
Fatkeqsisht flitet dhe per shume te tjere nen rrenoja. Dhe tani qe kane kalu mbi 72 ore behet akoma me e veshtire per te nxjerre te mbijetuar. ☹

E di, shpresojm mos te jene shume. Ama si dihet gjejn dike te gjalle, shpresa vdes e fundit, edhe pse sa me shume kohe kalon me keq eshte. Sidomos me shiun njehere qe e veshtireson shume.

Kushedi sa do te arrin viktimat deri ne momentin qe do kene kontrolluar cdo vend. :(
 
Amin.?

Ps. Sot flitej per 850 pallate te pa banueshme ne durres dhe me qindra shtepi te shkaterruara ose demtuara. Kjo eshte tragjedi , praktikisht nga 2000 pallate qe ka durrsi gjysma jane te shkaterruara.

Por te shpresojme qe kjo tragjedi tna kthehet ne mesim ku ndertimet e ardhshme te jene te kontrolluara dhe te ndertohen aty ku mban toka dhe jo neper plazhe dhe keneta.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top