Tërmeti 4.7 ballë lëkund veriperëndimin

cent

...Lontano
Një tërmet i lehtë ka goditur pjesën veriperëndimore të vendit tonë mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:34.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ndodhet në detin Adriatik, në 10 kilometra thellësi, në zonën midis Durrësit dhe Lezhës.

Magnituda e tërmetit është 4.7 ballë, sipas shkallës Rihter.

Sipas informacioneve, lëkundjet më të forta janë ndjerë në Durrës dhe Shkodër, ndërsa Tirana është përfshirë nga lëkundje më të lehta.

Lëkundje janë ndjerë edhe në Pukë, Laç, Lezhë, Milot, Krujë dhe Fushë-Krujë.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale nga lëkundjet.

/Shekulli
 
Back
Top