Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tërmete të fuqishme trondisin Turqinë dhe Sirine

Tërmete të fuqishme trondisin Turqinë, i pari 7.9 ballë në kufirin me Sirinë, një tjetër 7.5 në qendër! Mbi 1800 viktima e mbi 7000 të plagosur (VIDEO+ FOTO)​

Një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 1800 viktima dhe mbi 7000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km. Pasgoditjet e fuqishme s'ndalen, mijëra familje në rrugë! Dy lëkundje të tjera shumë të fuqishme, të magnitudave 7.5 dhe 5.9 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Turqinë qendrore.

Një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 1800 viktima dhe mbi 7000 të plagosur. Lëkundjet që zgjatën më shumë se 2 minuta tronditën banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës. Epiqendra ishte pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km. Kjo ka shpallur gjendje emergjence në Turqi. Liderët ndërkombëtarë janë bërë bashkë për t’iu gjendur pranë Turqisë dhe Sirisë dhe për t'i ofruar ndihmë. Ndërkohë që dy tërmete të tjera shumë të fuqishme janë regjistruar në Turqinë qendrore, të magnitudave 7.5 dhe 5.9 të shkallës Rihter. Qendra e këtyre dy pasgoditjeve ka qenë në Elbistan, pak më shumë se 125 kilometra në vijë ajrore nga Gaziantep.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan 912 viktima dhe mbi 5383 të plagosur nga tronditjet në 10 qytete. 284 viktimat në Turqi raportohen nga Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Dijarbakır, Adana, Adiyaman dhe Malatya.



Në Siri janë konfirmuar 427 viktima dhe mbi 800 të plagosur në zonat e vendit të kontrolluara nga kurdët. Vdekjet u raportuan në rajonet e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus. Pas tërmetit kishte 8 paslëkundje të fuqishme. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për njerëzit e mbetur nën rrënoja por operacioni vështirësohet prej motit të keq me reshje shiu e dëbore. Deri tani nuk raportohen shqiptarë të lënduar.



Tërmeti i fuqishëm është pasuar nga pasgoditje të fuqishme, gjithsej 78 të tilla, ndërkohë që 8 prej tyre nga 4.7 deri në 5.6 ballë. Gjithashtu duhet theksuar se rajoni i tërmetit po përballet gjithashtu me kushte të rënda atmosferike. Janë të paktën dhjetë provinca turke të prekura nga tërmeti. Zonat më të prekura ishin Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Malatya dhe Adana.



Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Liban, Jordani, Izrael dhe Irak.



"Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.



Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta. Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e së hënës ishin më të fuqishmet. Gjithashtu është tërmeti më i fortë që ka goditur kudo në botë që nga një tërmet 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve 'Sandëich' në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme.
//shqiptarja.com/
 
Mendja të shkon tek ata që nuk janë më.🤷
Kush është gjallë ka dermanin 🤷
 
E kam ndje sikur ti kishte rene Shqiperise.
Nje pjese te mire te jetes e kalova ne Turqi.
Kur ra termenti ne Shqiperi, cdo komshi e shoqeri na conin sms duke thene: Jemi me ju, Zoti jua lehtesofte!
Eshte e dhimbshme kur ndodhin keto tragjedi kaq afer nesh. Asnje se di te nesermen, as te tashmen.
Sprove e madhe per te demtuarit dhe ata qe gjenden mes qiellit te hapur.
 
Allahu ua lehtesoft gjendjen, e mos na sprovovt. Shpesh nuk dim sa mire jemi, derisa ndodh dicka... Allah na fal, e na Meshiro
 
Sprove e rende eshte. 😔 Zoti i meshirofte te vdekurit dhe ju dhente force e durim te mbijetuarve!
 
Të vdekurit Allahu i mëshiroftë
Të plagosurit Allahu i shëroftë
Termetet Allahu i ndaloftë.Amin
 
Është e trishtë pët të lënurit pas. Patshin durimin. Të vdekurit qofshin të mëshiruar.
Sa i bukur, po aq edhe i trishtë është fakti se solidarizohemi vetëm në raste tragjedie.
Qoftë sprovë e fundit për njerëzimin!
 
Amin
 
Dhimbje e rëndë.
Me plotë zemër e shpirt përkujtoj vende në këtë tragjedi .
 
Zot mba doren thuhet ne kte rast…se ne doren E tij jemi . Me dhemb zemra kur degjoj /lexoj fjalen vdekje .
Edhe numri rritet , sdihet kur do ndaloje.
Zoti i dhent force familjareve .:(
 
Termetet sot quhen HAARP !!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back