Detaje nga tërmeti në Detin Egje, u ndie deri në 4 shtete përfshi Shqipërinë, paralajmërohet cunam
Tërmeti me magnitudë 6.6 i shkallës Rihter këtë mesditë në ishullin grek të Samosit ka ‘ngritur’ Egjeun në këmbë.
Banorët e ishullit grek janë të gjithë në rrugë teksa dëme të mëdha raportohen në Izmir. Mediat greke raportojnë se tërmeti u ndie në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.
Po ashtu lëkundjet filluan me 4.6 Rihter derisa të njëpasnjëshme kapën rreth 7 Rihterin fatal. Sipas ekspertëve grekë, tërmeti ishte sipërfaqësor teksa është parlajmëruar për cunami të vogël.
Në fakt, deti në ishullin Samos dhe përreth ka nisur të tërhiqet duke marrë me vete dhe anijet kurse në disa pjesë të tjera ka marrë përpara rrugët duke hyrë në brendësi të qendrave të banuara.
*Për shqiptarët e prekur në Turqi apo Greqi, nga lëkundjet e forta të tërmetit. Redaksia e News24 vë në dispozicion numrin : 00355 68 20 74 396
(BalkanWeb)