"Tërmet" në Kosovë, 40 zyrtarë të lartë nën hetim për korrupsion

Kresha

A pretty face can never trick me
Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit njoftoi se misioni i EULEX-it do të arrestojë disa zyrtarë të lartë në Kosovë.


Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit njoftoi dje se misioni i EULEX-it do të arrestojë disa zyrtarë të lartë në Kosovë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në afera korruptive. Bëhet fjalë për 40 raste, që janë paraqitur te prokurorët e misionit për forcimin e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Mentor Borovci, nga departamenti i hetimeve në këtë agjenci, thotë se pas shqyrtimit të rasteve nga prokurorët ndërkombëtarë, priten edhe rezultatet e para në luftën kundër korrupsionit. Deklarata e Borovcit vjen pas paralajmërimeve të zyrtarëve të EULEX-it për arrestimin e figurave të mëdha të përfshira në afera korruptive, në dy muajt e ardhshëm.

"Janë rreth dyzet raste që i kemi proceduar në EULEX. Natyra e këtyre rasteve është shumë 'e ndjeshme', ashtu siç i quajmë ne. Rastet e zakonshme ne i dërgojmë në prokurori të qarkut, varësisht nga kompetenca territoriale që kanë".

"Vlerësojmë se është prokuroria e EULEX-it ajo që mund t'i trajtojë në mënyrën se si duhet të trajtohen. Ne shpresojmë që do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim", - thotë Borovci.

Borovci shpjegon se, krahas këtyre rasteve të ndjeshme të cilat janë marrë në shqyrtim nga EULEX-i, në prokuroritë e tjera të vendit janë edhe rreth 150 raste të tjera të dyshuara për korrupsion.

Kryepro-kurori publik i Prishtinës, Osman Kryeziu, theksoi se prokurorët kosovarë janë duke punuar për verifikimin e informatave të dhëna nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit për rastet e dyshuara që janë paraqitur në institucionet e tyre.

Para pak ditësh, kryeprokurori i Kosovës, Himli Zhitia, ka bërë të ditur se edhe në sistemin e gjyqësisë ka dyshime për korrupsion dhe se për ketë qëllim ka hetime në procedurë. Siç ka thënë ai, bëhet fjalë për rreth 50 raste të përfshira në afera korruptive.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën theksohet se, Prishtina nuk po bën luftë të mjaftueshme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. /BalkanWeb/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top