Tërmet në Itali, 3 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm veriun e Italisë. Raportohet për të paktën 3 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave të institucioneve sizmologjike italiane, tërmeti ka pasur magnitudë 5.9 deri 6 të shkallës riter.
Termeti-300x200.jpg

Viktimat janë në zonën e Emilia Romanias, në provincën e Ferraras dhe janë shkaktuar nga rrëzimi i një fabrike çimentoje dhe një ure të vjetër. Mendohet se mund të ketë viktima të tjera. Lëkundjet kanë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Sipas të dhënave lëkundjet e tërmetit kanë qenë në një thellësi prej 5 kilometrash.

Në zonën e Modenas ka pasur rreth 50 të plagosur lehtë, të cilëve u është dhënë ndihma e parë nga ana e karabinierëve. Ndërkohë që njerëzit kanë dalë nga banesat që gjatë lëkundjeve të para. Disa prej ndërtimeve historike në zonën e Emilia Romanias kanë pësuar dëme serioze./gazetajone/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top