Republic Of Kosovo
Ado !
I është dhënë lamtumira e fundit Ibrahim Halilajt, 17 vjeçar, i vrarë para pak ditësh në Winnenden të Gjermanisë. Qindra qytetarë të Kosovës janë solidarizuar me familjen e të riut, i cili është varrosur në fshatin Tërdevc të Drenasit.
Babai Shemsi Halilaj ka falënderuar shtetin gjerman për përkrahjen e madhe që i ka ofruar. Për të ndarë dhimbjen, në varrim ka marrë pjesë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Stein Bache, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, përfaqësues nga Kryeministria, Komuna e Drenasit.
Halilaj së bashku me 14 persona të tjerë u vranë të mërkurën kur 17-vjeçari Tim Kretschmer, i veshur me rroba të zeza, kishte hapur zjarr në ish-shkollën e tij. /Kohavision/