Tërbohet Hasimja: Ti shqiptar legen që voton për hajdutët e ti burrë-lavir që shet ..

Guest2

Antarë i Respektuar
Fajin e kanë grekët, serbët, Saliu, Sorosi, homoseksualët, iluminatit, thatësira, përmbytja e shkaktuar nga rreshtimi i planetëve, shejtani që shkundi brekët në Drin, اurçilli që na fali te Stalini, etj, etj.

More po kemi qindra vjet që ankohemi e nuk po zgjidhim gjë!

Po sikur, larg qoftë, ta kemi fajin vetë?

Ti plehra që hedh plehrat nga makina.

Ti 20 vjeçar që futesh te forumi rinor se do të gjesh punë në shtet dhe ka goca të bukura.

Ti legen që voton për hajdutët.

Ti burrë-lavir që shet votën.

Ti trim i madh që vret dikë se të pa shtrembët.

Ti polic që ruan parcelën e kanabisit.

Ti mësues që mashtron nxënësit e prindërit me 10 qyl.

Ti pedagog që shet notat në provim.

Ti komunist me fuoristradë që qan për اavezin dhe nuk pranon më pak se 30% në tender.

Ti drejtor që shpik ligje dhe i merr shpirtin biznesit se ashtu e ke parë në Itali.

Ti Jorgo që ke ndryshuar emrin në Greqi dhe quan Rashicën tradhtar se do të luajë me Kosovën.

Unë që po shkruaj këtë status?

اfarë do t’u lemë fëmijëve?

Borxhe dhe ankesa?

Po sikur ta bënim si gjermanët?

D.mth. po sikur të punojmë?

Po sikur t’ia nisim nga vetja?
 
Titulli: Tërbohet Hasimja: Ti shqiptar legen që voton për hajdutët e ti burrë-lavir q

Ne kushtet e shqiptareve, Italianet, Gjermanet, Francezet, Anglezet, Amerikanet... do tu shnderroheshin ne barbare, o Hasime.

A duron Italiani, Gjermani, Francezi, Anglezi, Amerikani... te mos kete uje e drita edhe atehere kur paguan per to?
A duron Italiani, Gjermani, Francezi, Anglezi, Amerikani... vjedhje votash?
A duron Italiani, Gjermani, Francezi, Anglezi, Amerikani... zyrtare analfabete, e te korruptuar?
A duron Italiani, Gjermani, Francezi, Anglezi, Amerikani... muziken deri ne qiell te fqinjeve egersira?

Shume do te deshiroja qe ne shqiptaret te mos ishim kaq te edukuar e te kulturuar sic jemi.

Me gjej nje popull tjeter te botes qe i behet padrejtesi 24/7 dhe qe ruan paqen sociale!!!???

hajduti
 
Titulli: Tërbohet Hasimja: Ti shqiptar legen që voton për hajdutët e ti burrë-lavir q

Nese nuk fillojme ndryshimin nga vetja perse duhet te mendojme se ndryshimin do e bej tjetri.
Perse mos ndalemi se ankuari dhe gjithsecili te hedhi themelin e tij te pare te qytetarise....detyren tone?
Boll me shpresa por le te konktetizojme sjelljen....ia detyrojme brezave dhe vetes.
Keto qe shkruan ti ne i dime ,jemi koshient por te thena me ze te larte le te sherbejne si kumtim per kedo....
Ndryshimi fillon nga vetja.

Tolstoi tha,- cdokush mundohet te ndryshoj boten..askush veten!
 
Titulli: Tërbohet Hasimja: Ti shqiptar legen që voton për hajdutët e ti burrë-lavir q

Deri sa shqiptari te mesohet qe mos te drejtoje gjithmone faijn, ne veten e dyte shumes apo njejes,ska gje ne terezi.
 
Back
Top