Terapitë konjitive

! - !

Once upon a time...
Si mund t’i kapërcejnë njerëzit besimet irracionale dhe të dëmshme për vetën e tyre? Terapitë konjitive bazohen mbi hipotezën se në qoftë se njerëzit mund të ndryshojnë idetë e tyre të shtrembëruara për vetën dhe botën, ata mund të ndryshojnë edhe problemet e tyre dhe ta bëjnë jetën më të gëzueshme.

Detyra para këtyre terapive është të identifikojnë mënyrat e të gabuarit dhe t’i përmirësojnë ato.

Tri format e terapive konjitive janë:
- Terapia e vaksinimit të stresit
- Terapia racionale – emotive
- Terapia konjitive e Aron Bekut (Aron Beck)

Terapia e vaksinimit të stresit – është një psikoterapi që e vënë theksin në ndryshimin e perceptimit të personit për situatën e tyre jetësore, si mënyrë për të ndrequr sjelljen e tyre. Në momentin kur shfaqen mendimet e këqija, duhet intervenuar me një qasje të mirë për ngjarjen si lloj vaksine kundër kësaj, në mënyrë që të përballoj më mirë situatën.

Terapia racionale – emotive – është një lloj i terapisë konjunktive që bazohet mbi idenë se shqetësimi i klientëve nga ana psikologjike shkaktohet nga besime irracionale dhe të dëmshme për vetën dhe se detyra e trapistit është t’i kundërshtojë këto besime të shtrembra.

Terapia konjitive e Aron Bekut ( Aron Beck ) – është terapi që mundohet t’i ndihmojnë klientët të ekzaminojnë çdo mendim të pa përshtatshëm me një mënyrë mbështetëse, por objektivisht shkencore. /Telegrafi/
 
Back
Top