Terapia që shmang pasqyrën

Love

βeℓℓe â๓e
Jetojmë në ditë kur pamja e parë merr gjithmonë e më shumë rëndësi, përvec kohës e mundit. Flokët keq apo veshja jo e duhur ndikojnë në atë se si të tjerët na shohin.

pasqyre-thyer.jpg


Por pikërisht kësaj tendence u është kundërvënë një nismë e pagëzuar me emrin “Mirror Fasting” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për të jetuar pa parë veten në pasqyrë për 30 ditë me radhë, një ide e lindur dhe e zbatuar fillimisht nga Autumn Whitefield-Madrano, një vajzë amerikane që pretendon se kjo është një mënyrë e mirë për t’u ndjerë rehat me veten.

Vajza amerikane tregoi eksperiencën e saj të rrallë për një blog në internet dhe menjëherë u shndërrua në një fenomen interesant, me qindra persona të gatshëm ta provonin këtë eksperiencë.

Sigurisht tendenca për t’u dukur bukur e tërheqës/e shpjegohet lehtësisht në një shoqëri që gjithmonë e më shumë po i jep rëndësi pamjes së parë. Por të shmangesh pasqyrën, thotë amerikania Autumn, të ndihmon të bësh paqe me veten dhe kjo është një këshillë e mirë, sidomos për ato vajza që harxhojnë orë të tëra para reflektimit të tyre.

Në fakt “terapia” e amerikanes legjitimohet nga një studim britanik i vitit të kaluar ku rezultoi se femrat angleze shiheshin para pasqyrës mesatarisht 38 herë në ditë, e meshkujt jo më pak, plot 18 herë. Studimi doli në përfundimin se 3 në 10 britanikë kishin krijuar “varësi” nga pasqyra dhe nuk ndjeheshin rehat po të mos kishin një pasqyrë a ndonjë mjet tjetër për të parë reflektimin e tyre, sidomos kur bëhej fjalë takimi me shoqëri të re.
Burimi: tch
 
Titulli: Terapia që shmang pasqyrën

interesant si koncept po mbas 30 ditesh cfare duhet te besh apo mos shihesh ne pasqyre kurre...:fshese:
 
Pe: Terapia që shmang pasqyrën

Si nuk kam probleme te tilla une,habitem...O jam perfekte cdo dite e jam skandal cdo dite e me eshte mesuar syri dhe ma ka pranuar vetja kete gje...
 
Pe: Terapia që shmang pasqyrën

Po pse kush tha qe njerezit shihen ne pasqyre vetem sepse s'ndihen rehat me veten...ka njerez qe jane aq te kenaqur me pamjen e tyre saqe shihen ne pasqyre per ti bere qejfin vetes dhe per te admiruar bukurine qe u ka fal zoti. S'ka ndonje gje te keqe ktu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top