Tepelenë, prangoset adoleshenti. Autor i disa grabitjeve

My Self

Born To Be Happy
TEPELENث- Vihet në pranga grabitësi i një pike lloto në Tepelenë. Mëngjesin e sotëm, uniformat blu të Tepelenës arrestuan Arteo Muho vetëm 16 vjec nga Fieri.
Muho i dënuar më parë për vjedhje, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ka vjedhur me thyerje një pikë llotarie pronë e shtetasit Q.M. Specialistët e Parandalimit dhe Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, pasi kanë marrë informacion nga pronari i dyqanit se i është vjedhur prona e tij, u vunë në lëvizje për gjetjen e autorit.
Nuk ka zgjatur shumë dhe uniformat blu të Tepelenës, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të lartpërmendur së bashku me sendet e vjedhjura. Këto të fundit, Muho i mbante fshehur në një apartament i cili ndodhej në ndërtim deri në momentin kur të gjente momentin për t’i transportuar drejt Fierit.
Nga kontrolli i ushtruar, Muhos i janë gjetur një aparat TV LCD, 400 paketa cigare të markave të ndryshme, 8700 lek, si dhe një kaçavidë që shërbente për të thyer bravat e çelësave. Në përfundim të veprimeve hetimore policia provoi ligjërisht se 16 vjecari, është autor edhe i dy grabitjeve të tjera të ndodhura në Tepelenë në dy muajt e fundit.
Burimi: Gazeta Panorama !
 
Back
Top