Tenton t’i shpëtoj dhunës së djalit, vdes 74-vjeçarja....

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
59328.jpg


KORCث- Tenton t’i shpëtojë dhunës së djalit, 74vjeçares i bie infarkt dhe vdes në shkallët e pallatit. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në lagjen Nr. 16 të qytetit të Korçës.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës pohojnë se Zenepe Pasho ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (ka pësuar infarkt). Ndërkohë, të afërm dhe fqinj të viktimës pohojnë se ajo dhunohej sistematikisht nga djali i saj, i cili njihej si konsumues alkooli. Mësohet se mëngjesin e djeshëm e moshuara dhe i biri i saj Arben Pasho ishin konfliktuar në banesën e tyre. Nga dëshmitë rezulton se 35-vjeçari, në gjendje të dehur i ka kërkuar lekë nënës së tij. Ai e ka fyer dhe kërcënuar se nëse nuk do i jepte para për të pirë do e kishte punën pisk.

E terrorizuar, Zenepe Pasho, e cila sipas policisë vuante edhe nga probleme kardiake, ka dalë me shpejtësi nga banesa për t’u fshehur në katin e tretë të pallatit. Të afërmit e viktimës shprehen se plaka ikte nëpër shkallë sa herë dhunohej nga djali i saj. Po të njëjtat burime shprehen se 74-vjeçarja teksa ngjiste shkallët e pallatit ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka vdekur.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Pe: Tenton t’i shpëtoj dhunës së djalit, vdes 74-vjeçarja....

Ah vec vdekje na sjelle Rendex...
 
Back
Top