Tenton të vrasë vëllain pas sherrit për pronën

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Vëllai i vogël plagos veten nga plasja e parakohshme e ndezësit

I hedh granatën vëllait pas debateve të ashpra për pronën. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Urës Vajgurore, dje në orët e para të mëngjesit. Policia lokale njoftoi se Tomor Zeqo, 37 vjeç, banor i Urës Vajgurore, ka tentuar të vrasë vëllain e tij, Gramoz Zeqo, 44-vjeç, por është plagosur vetë nga shpërthimi granatës që hodhi. Sherri në familjen Zeqo kishte nisur natën e së premtes për pronësinë e një apartamenti që figuronte në emër të babait të vdekur të dy vëllezërve. Sherri ka nisur në këtë apartament, ku jeton e vetme nëna e dy vëllezërve, Lutfije Zeqo. Pas grindjeve gjatë natës së të premtes, që kanë përfunduar me shkëmbim grushtesh mes dy vëllezërve, dje në mëngjes, 37-vjeçari Tomor Zeqo është gjendur sërish pranë pallatit të nënës dhe ka kërcënuar vëllain me granatë. Tomori nuk ka nguruar të aktivizojë granatën kundër vëllait, por ndezësi i saj i ka plasur në dorë dhe si pasojë ai marrë plagë të rënda. Ndërkohë, me mendimin se ka vrarë vëllain, Tomori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes me një biçikletë. Ishin policët e postës së Urës Vajgurore ata që kanë mundur të kapin 37-vjeçarin Zeqo dhe ta çarmatosin, pasi mbante me vete edhe dy granata dhe një thikë. Në vendngjarje shkoi një grup hetimor që, pasi kanë mbledhur të dhëna, nisi punën për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë Tomor Zeqo po kurohet në spitalin rajonal të Beratit dhe mbahet i izoluar nën mbikëqyrjen e policisë.

Gazeta Shqip
 
Back
Top