Tenton të mbysë në liqen të dashurën me fëmijën 4-vjeçar

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Ngjarja, në fshatin Baldushk të Tiranës. Shkak, xhelozia

Xhelozia mes një çifti të pamartuar duket se ka shkuar deri aty sa burri ka dashur të vrasë vajzën që dashuronte, bashkë me fëmijën e saj. Ai dyshohet se i ka mbyllur në makinën e tij, e ka ndezur atë dhe ka hedhur mjetin në liqen, që t‘i mbyste brenda. Por, duket se fati ka qenë me nënën 29-vjeçare, kur skena është parë nga një banor i zonës, i cili ka lajmëruar policinë. Sipas policisë, e gjithë skena makabër, e cila fatmirësisht është mbyllur pa viktima, ka ndodhur në fshatin Baldushk të Tiranës.
Sipas informacioneve operative, rreth orës 20.00 të së premtes, sapo ishin ndërruar turnet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në sallën operative ka mbërritur një telefonatë nga një banor i fshatit Baldushk. Ai ka treguar se një person kishte hedhur një makinë tip "Mercedes Benz" në liqenin e këtij fshati dhe më pas ishte larguar. Policia, duke dyshuar se pse mund të ishte kryer ky veprim, ka njoftuar shërbimet e Komisariatit nr. 1, që mbulon zonën e lartpërmendur dhe ka kërkuar prej tyre që të kontrollin për informacionin e marrë. Menjëherë shërbimet janë nisur për në vendin e ngjarjes, ku kanë zbuluar mjetin e hedhur në liqen. Por aty pranë kanë gjetur edhe një grua 29-vjeçare, bashkë me fëmijën e saj, 4 vjeç, të cilët ishin të lagur nga uji i liqenit. E kur kanë biseduar me të, kanë zbuluar se i njohuri i tyre kishte tentuar t‘i mbyste në liqen. Në këtë moment, ngjarja ka marrë përmasa më të mëdha dhe menjëherë janë kërkuar përforcime nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit.
Nëna e re është sjellë në ambientet e policisë kryeqytetase, ku nuk ka ngurruar për të deklaruar se çfarë i kishte ndodhur. Sipas të dhënave policore, e dëmtuara, e identifikuar me emrin Edlira A., kishte pak kohë që ishte njohur me 27-vjeçarin Fatos D. Sipas dëshmisë rrëqethëse, ajo ishte divorcuar me bashkëshortin e saj dhe 27-vjeçari i kishte qëndruar pranë. Nga kjo, sipas dëshmisë së saj, ishte krijuar një lidhje intime, pavarësisht se kishte edhe një fëmijë 4 vjeç. Lidhja ka shkuar mirë deri disa ditë më parë, kur mes çiftit ka plasur xhelozia. Kjo ka sjellë disa debate mes tyre dhe kështu ka ndodhur edhe të premten në mbrëmje. Pasi kjo i ka thënë se do ndahet me të, sipas dëshmisë së lëshuar në polici, ai ka ndryshuar komplet, duke e kërcënuar se do e vriste. Kur kanë shkuar në fshatin Baldushk, janë afruar te liqeni. Ai ka ndezur makinën, ka mbyllur gjithë dyert, duke lënë brenda të njohurën e tij, bashkë me djalin e saj 4-vjeçar dhe e ka lëshuar atë drejt liqenit.
Më tej, vajza ka deklaruar se në ato momente e ka zënë tmerri dhe ka kërkuar ndihmë. Uji ka filluar të hyjë brenda makinës, ndërsa ajo zhytej edhe më shumë në liqen. Në këto kushte, as ajo nuk e ka kuptuar si ka mundur ta hapë derën e makinës, të rrëmbejë fëmijën e të dalë jashtë. ثshtë detyruar të bëjë disa metra not, bashkë me djalin, por në përfundim ka arritur të shpëtojë. Por, kur ka dalë, ka vënë re se 27-vjeçari ishte larguar. Pas gjithë kësaj dëshmie, policia ka mundur të identifikojë të dyshuarin e ngjarjes, i cili rezulton të jetë nga fshati Picallë i Tiranës. Menjëherë shërbimet policore kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, por nuk kanë mundur ta gjejnë.
Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 kanë nxjerrë makinën nga liqeni, që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, e cila është një "Mercedes Benz", me targa të huaja AJ 335 BF. Madje, kjo makinë nuk ishte regjistruar as në emrin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Por kërkimet për kapjen e tij kanë vazhduar deri ditën e djeshme, kur është arrestuar nga shërbimet policore. Sipas të dhënave, ai është kapur te disa të afërm dhe menjëherë është marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore. Ai ka dhënë variantin e tij për këtë ngjarje, duke mos pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, por kjo nuk e ka shpëtuar nga arrestimi. Sipas të dhënave policore, në bashkëpunim edhe me prokurorin, është vendosur që ai të arrestohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe nëse shpallet fajtor rrezikon të paktën dhjetë vjet burg.
gazeta shqip
 
Last edited by a moderator:
Turp!!!...
 
Back
Top