Tentojnë të vjedhin kabinën elektrike, vdesin dy të rinj

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
kabine.jpeg
Dy persona kanë gjetur vdekjen gjatë pasdites së sotme në Elbasan, pasi i ka zënë korenti në një kabinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur midis Tiranës dhe Elbasanit, në Qafë Krrabë, ndërsa policia mendon se dy viktimat kanë qenë duke vjedhur kabinën elektrike.

Dyshimet e policisë vijnë për shkak se viktimat, Valter Hasmuça, 21 vjeç dhe Aleks Peci 18 vjeç, kanë pasur precedentë penalë. Mësohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme, pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në momentin kur kanë qenë duke vjedhur kabinën elektrike.

TemA
 
Back
Top