[h=1]Tensione te Bregu i Lumit, ish-deputetët përplasen me policinë, efektivi kap për fyti Klevis Balliun[/h]
Përplasje të forta janë shënuar ditën e sotme mes banorëve të Bregut të Lumit, ish-deputetëve të opozitës dhe policisë.
Mësohet se policia ka goditur ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.
Deputetë të opozitës kanë shkuar në zonë për të mbështetur banorët, ndërsa si “arkitekt” dhe porositës të dhunës etiketojnë kryeministrin, Edi Rama. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se banditët me uniformë po dhunojnë barbarisht qytetarët.
“Kam qenë këtu diku nga ora shtatë. Banorët na informuan për dhunën makabre. Shefi i komisariatit Agim Hoxha ka ushtruar dhunë ndaj banorëve. Rast i paprecedent, policia luan rolin e mercenarëve. Policia godet zonja dhe fëmijë. Qytetarët nuk duhet të rrinë në pritje, por duhet t’i sulmojnë. Të dënohen këto banditë të veshur me uniformë siç është Agim Hoxha”, tha ai.