Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tendencat në arsimim sipas seksit

1298686730-arsimisipasgjinise.png Shqyrtimi i arsimimit sipas seksit në Shqipëri për periudhën 1994-2010 është vërtet shumë interesant. Ai tregon qartazi prirjen për arsim të femrës, sidomos në vitet e fundit. Në vitin 1994, struktura ishte pothuajse 50% me 50%. Femra në auditore ishin afërsisht vetëm 1500 më shumë se sa meshkuj, por me kalimin e viteve situata ndryshon ndjeshëm. Deri në vitin 2003, numri i femrave u rrit me 82% kundrejt 1994, ndërsa ai i meshkujve me 22%.
arsimisipasgjinise.png
Burimi: MASH,INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Në këtë vit, raporti femra-meshkuj ndryshoi në 62% me 38%, ndërsa në vlera absolute, 10.760 më shumë femra.
arsimisipasgjinise2.gif
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania
Viti 2003-2004 shënoi një kthesë të rëndësishme. Ritmi i rritjes të të arsimuarve ishte më i lartë se sa në cdo vit të mëparshëm. 21.6% më shumë, ritëm që u mundua të mbahej edhe në dy vitet pasardhëse.
Përvec masivizimit të universiteteve, viti 2003 përmbys edhe raportet e ritmit të rritjes së studentëve midis meshkujve dhe femrave. Kështu, në vitin 2003-2004 ritmi i rritjes së meshkujve të regjistruar ishte 23%, ndërsa i femrave 20%. Diferenca thellohet në dy vitet pasuese: 24% me 16% dhe 22% me 13%. Megjithatë, edhe me këto ndryshime të fundit, femrat vazhdojnë të mbizotërojnë nëpër auditore. Në vitin 2009-2010, ishin gati 12.000 më shumë femra që vazhdonin studimet e larta.
Të dhënat bëhen më interesante po të marrim parasysh edhe popullsinë totale për grupmoshat 15-24 (Të dhënat e popullsisë janë marrë nga INSTAT. Në metodologjinë e përdorur nga INSTAT, klasifikimi sipas seksit është bërë për grupmosha të ndara në 4 vjecar. Për këtë arsye, duke qenë se pjesa më e madhe e studentëve i përkasin moshës 18-22 vjec, janë mbledhur dy grupmosha të popullsisë: 15-19 dhe 20-24).
arsimisipasgjinise3.gif
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania
Duke nisur që nga viti 2005, ka më shumë meshkuj se sa femra të moshës 15-24 vjec. Kjo shpjegon pjesërisht pse ritmi rritës i studentëve të regjistruar meshkuj është më i lartë se sa ai i femrave, duke filluar prej vitit 2003. Nga ana tjetër, fakti që ka më shumë meshkuj se sa femra, por megjithatë, në mënyrë konstante edhe pas vitit 2005, numri i studenteve femra është ndjeshmërisht më i lartë, tregon përparësinë që ka marrë arsimi i femrës..opendata
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

Na mbyten femrat hej :p:p:p:p
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

Femrat dhe si nivel dijesh jane m te pergatiur se djemte ose me sakte mesojne me shume kjo mbase lidhet me nje sere faktoresh por qe kurre nuk arrijne femrat te kene inteligjencen e femrave
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

Femrat dhe si nivel dijesh jane m te pergatiur se djemte ose me sakte mesojne me shume kjo mbase lidhet me nje sere faktoresh por qe kurre nuk arrijne femrat te kene inteligjencen e femrave
LOL si femrat nuk arrijne femrat?:D
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

LOL si femrat nuk arrijne femrat?:D

esht gabuar ne drejt shkrim zina po leje hahahahahahahhahahaha loooooooool master
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

E meshkujve lol

Sic te thash dhe tek mendimi per anetarin ti vdes te gjesh gabime :P
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

Eh normale femrat kan perparesi!
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

Eh normale femrat kan perparesi!

Perparesi ne cfare dhe kush na e dha??Mund te thuash qe piqemi me heret,e kjo na ndihmon ti kemi idete me te qarta se cfare duam e cfare kerkojme...
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

Perparesi ne cfare dhe kush na e dha??Mund te thuash qe piqemi me heret,e kjo na ndihmon ti kemi idete me te qarta se cfare duam e cfare kerkojme...

Ehe nga pjekja vjen faktikisht. :D
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

Ja nje qe ''sillet''sikur na kupton...
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

Nuk eshte vetem pune pjekurie, eshte pune deshire...shkolla do deshire dhe durim...
Kush ka deshire te behet dikush, nuk besoj qe duhet ti perkasi nje gjinije, ta bej kete gje...Kush se ka kurizin te mbuluar nga familja dhe "Miqte", meson deri sa behet dikush vete...me forcat e veta...
 
Pe: Tendencat në arsimim sipas seksit

hahahah dhe ketu ja kan kalu femrat gjynaf cunat :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back