Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tendenca botërore të muzikës Jazz bashkohen në Tiranë

53915_3.jpg

TIRANث- Që prej ditës së nesërme, Tirana do të jetë qendra e muzikës që do të mbledh grupe të famshme nga vende të ndryshme të botës për të interpretuar tingujt e muzikës Jazz. “Tirana Jazz & World Music Festival” shënon edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të muzikës Jazz në Shqipëri. Ky festival është ideuar nga Besim Petrela si një përqasje e re për publikun artdashës. “Ka diçka më të bukur se bukuria vetë - diversiteti”, është motojo me të cilën zë fill festivali “Tirana Jazz and World Music Festival”.

Festivali do të zhvillohet në datat 18, 19, 20 korrik në Hotel Rogner Europa Park. Grupet muzikore do t’i çojnë tingujt e muzikës Jazz edhe jashtë Tiranës. Në datat 20-22 korrik disa nga grupet do të performojnë në Durrës dhe Shkodër. Diversiteti i grupeve pjesëmarrëse, është mjaft i larmishëm duke filluar nga tendencat e veçanta të zhvillimit të muzikës Jazz në Evropë, deri tek tendencat e muzikës Jazz në Shqipëri dhe Kosovë. Artistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë janë: Genti Rushi, Ermal Rodi dhe Rona Nishliu. Kjo trio do të performojë në datën 20 korrik.

Në festival nuk do të mungojë as interpretimi i muzikës Jazz nga artistët kosovarë. Banda “Trio of Love” do të përfaqësojë Kosovën me artistët Taulant Mehmeti (kitarë), Fatlind Ferati (bass) dhe Enes Bajramliq (bateri).

Në këtë aktivitet spikat artistja Denis Jannah, që ka lënë gjurmë jo vetëm në skenën hollandeze por edhe në atë ndërkombëtare. “Do të performojmë vetëm këngë origjinale, autoriale që janë pjesë e albumit tonë të parë”, ka thënë për mediat Taulant Mehmeti, kitarist i “Trio of Love”. Sipas tij, “Trio” tashmë është familjarizuar me publikun shqiptar.

Natën e parë të festivalit do të interpetojnë tre grupe nga اekia, Gjermania dhe Hollanda. Mbrëmjen e dytë të festivalit, i ftuar do të jetë grupi “Ouizzz” nga Zicra, një trio instrumentale, e cila ka ndërtuar një reputacion të fortë për ngjizjen e kompozimeve të tyre origjinale Jazz me muzikën rock dhe electro, për më shumë se një dekadë.

Tetë grupet muzikore pjesëmarrëse prezantojnë larminë e tendencave Jazz nga Europa dhe Ballkani. Nga Italia “Collin Buis Italian Quartet”, nga Franca “Namouche Trio Jazz”, “Trio Vinorosso Jazz-standards Florian Stubenvoll”, nga Gjermania, “Ondrej Stveracek Trio”, nga اekia, etj.
Festivali mbështetet financiarisht nga Bashkia Tiranës, ambasadat e akredituara në Tiranë pjesëmarrëse në festival me grupe të muzikës Jazz si: Austria, اekia, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia, Zvicra dhe Kosova.
(e.m/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back