Njeriu është një yll i kufizuar në një trup, derisa, në fund, të çlirohet nëpërmjet luftës së tij të brendshme. Vetëm nëpërmjet përpjekjeve dhe duke punuar rëndë deri në maksimum, ylli brenda teje do të mund të çelë sërish në një jetë të re. Ai që njeh zanafillën e të gjitha gjërave, ylli i tij është i lirë prej mbretërisë së natës. Mbaj mend, o njeri, që, të gjitha gjërat që ekzistojnë, janë vetëm forma tjetër e asaj që nuk ekziston. Gjithçka që ka ekzistuar po transformohet në një tjetër gjë, as ti nuk bën përjashtim. Vëzhgoje Ligjin, sepse gjithçka është Ligj. Mos kërko çfarë është jashtë Ligjit, sepse është diçka që ekziston vetëm në iluzionet e shqisave. Mençuria mbërrin tek të gjithë fëmijët e saj përderisa ata shkojnë drejt mençurisë. Drita ka mbetur e fshehur përmes të gjitha epokave. Zgjohu o njeri dhe bëhu i mençur! Kam udhëtuar thellë në misteret e jetës, duke pyetur e kërkuar të fshehtat. Më dëgjo me vëmendje o njeri, dhe bëhu i mençur! Larg, nën koren e tokës, në Sallat e Amenti-t, pashë mistere që iu janë fshehur njerëzve. Kam udhëtuar shpesh në shtegun e thellë të panjohur, kam parë Dritën që është Jeta mes njerëzve. Atje, poshtë Lules së Jetës që jeton gjithmonë, unë kërkova zemrat dhe sekretet e njerëzve. Atje zbulova se njeriu po rritet, por ai jeton në errësirë; dhe drita e zjarrit të madh fshihet në brendësi. Përpara Zotave të Amenti-t të fshehtë, unë mësova mençurinë që ua solla njerëzve. Ata janë Zotat e Mençurisë Sekrete të madhe, sjellë prej një të ardhme të pafundme. Shtatë janë ata, Zotat e Amenti-t, mbizota supremë të Bijve të Mëngjesit, Diej të Cikleve, Zotër të Mençurisë. Ata nuk janë si bijtë e njerëzve. Tre, Katër, Pesë, dhe Gjashtë, Shtatë, Tetë, Nëntë janë titujt e Zotave të njerëzve. Nga e ardhmja e largët, pa formë, e megjithatë të formuar, erdhën ata si mësues për bijtë e njerëzve. Ata jetojnë përgjithmonë e megjithatë nuk janë të gjallë, jo të lidhur me jetën dhe në çdo rast të lirë nga vdekja. Ata mbretërojnë përgjithmonë me mençuri të pafund, të kufizuar e megjithatë të lirë prej Sallave të errëta të Vdekjes.
Ata kanë Jetë në veten e tyre, e megjithatë është një jetë që nuk është jetë, të lirë nga gjithçka janë Zotat e së Gjithës. Prej tyre rrjedhin Logos-et, mjetet e tyre të pushtetit mbi gjithçka. E pamatë është shprehja e tyre, e megjithatë fshihet në vogëlsi, formuar prej një forme, të njohur, e megjithatë të panjohur. Tre ka çelësin e të gjithë magjisë së fshehtë, ai është krijuesi i sallave të të Vdekurve; duke e shtrirë pushtetin përpara, duke e mbështjellë me errësirë në qefin, duke lidhur shpirtrat e bijve të njerëzve; duke dërguar errësirën, duke lidhur forcën e shpirtit; administrator i negatives tek bijtë e njerëzve. Katra është ai që shpërndan fuqinë. Ai, Zot i Jetës për bijtë e njerëzve. Prej Drite është trupi i tij, prej flake është shprehja e tij; çlirimtar i shpirtrave të bijve të njerëzve. Pesa është mjeshtri, Zot i të gjithë magjisë – اelës i Fjalës që jehon mes njerëzve. Gjashta është Zot i Dritës, shtegu i fshehtë, rrugëtimi i shpirtrave të bijve të njerëzve. Shtata është Zot i pafundësisë, mjeshtër i Hapësirës dhe çelës i Kohëve. Teta është ai që urdhëron evolucionin; peshon dhe ekuilibron udhëtimin e njerëzve. Nënta është ati, e pamatë është shprehja e tij, duke formuar e duke ndryshuar nga jashtë të paformën. Meditoni mbi simbolet që po ju jap! Ato janë اelësa edhe pse iu janë fshehur njerëzve. Mbërri gjithmonë e më lart, o Shpirt i mëngjesit! Drejtoji lart mendimet e tua, lart për tek Drita dhe për tek jeta.
(Pjesë nga pllakat smeralda)