"Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Status
E mbyllur për postime të tjera.

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Dritan Dajti, autor i vrasjes së katër oficerëve të policisë vazhdon që të tallet me drejtësinë shqiptare. Mungesa e avokatit të tij, ka bërë që procesi gjyqësor të shtyhet për të 203-ën herë radhazi, ndërsa vetë Dajti u shpreh në seancë se ai nuk është autori i shtyrjeve.

Dajti ka deklaruar në gjykatë se e gjithë kjo seri shtyrjesh ndodh për shkak të gjykatës, pasi sipas tij, nëse do të ishte pranuar kërkesaj e tij për gjykim të shkurtuar, që do ta shpëtonte atë nga burgimi i përjetshëm, gjyqi mund të përfundonte brenda një seance. “Nuk jam unë që po i shty seancat, por jeni ju në pamundësi për të më gjetur mua një avokat mbrojtës”-ka thënë Dajti në seancë.

Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit është unik në llojin e vet, pasi që prej nisjes së tij në vitin 2009, është zvarritur pafundësisht, duke qenë se ai refuzon çdo avokat, ndërkohë që KLD-ja nuk ka mundur që ta zgjidhë këtë ngërç.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, në vendin e quajtur 'Pista Iliria' në Durrës, ekzekutoi brenda pak minutash, katër oficerët e Skuadrës speciale operacionale: Fatos Xhanin, Saimir Duckollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskajn, të cilët tentuan t'i vinin prangat pas shtatë vitesh në arrati.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
 
Titulli: Seria e shtyrjes së seancave vazhdon, Dritan Dajti ironizon gjykatën

اështja “Dritan Dajti”, jep dorëheqjen edhe avokati i 25-të


timthumb.php


Duket se procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit nuk do të ketë zgjidhje kurrë. Gjyqi ndaj Dajtit vazhdon të shtyhet në pafundësi, teksa kësaj radhe ka dhënë dorëheqjen avokati mbrojtës i radhës Sajmir Vishaj.

Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit vazhdon të shtyhet duke mos zhvilluar as edhe një seancë ndaj tij. Këto shtyrje vijnë si pasojë e mungesës ose dorëheqjeve të avokatëve mbrojtës.

Gjykata ka caktuar deri më tani r 25 avokatë mbrojtës, për të përfaqësuar në këtë proces interesat e Dritan Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të policisë në vitin 2009.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Po kur ska drejtesi keto gjera do ndodhin..
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Saga “Dajti”, shtyhet sërish gjyqi, avokati nuk paraqitet


timthumb.php


ثshtë shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në vitin 2009.

Edhe kësaj here shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës në sallën e gjyqit. Procesi ndaj Dajtit nuk regjistron as edhe një seancë të rregullt që nga nisja e tij.

Ndërkohë numërohen më shumë se 25 avokatë mbrojtës të cilët ose janë tërhequr nga çështja ose nuk janë paraqitur në proces.

Ditën e sotme, prokurori i çështjes kërkoi caktimin e një avokati të ri, ndërkohë që trupi gjykues duhet të marrë një vendim për këtë kërkesë.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

اështja “Dritan Dajti”, avokati mbrojtës kërkon 200 mijë euro


Vijon kalvari i zvarritjes së gjyqit të Dritan Dajtit, ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur procesi ndaj tij.

Avokati Ndue Pjetri kërkoi 200 mijë euro për mbrojtjen e Dajtit dhe 30 ditë kohë për t’u njohur me aktet.

Por kjo është kundërshtuar nga prokurori i cili ka theksuar se avokati kërkon të bëhet palë me Dritan Dajtin për të zvarritur procesin gjyqësor.

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se 1 viti asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit.

Shumë nga avokatët e caktuar nga trupi gjykues, kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.

Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Spo e rrun per shtetin shqiptar hiq nje dite GODFATHER do Harrohet kur te behet film per jeten e tij
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Dihen arsyet e doreheqjes/mosparaqimit? Apo kercenime?
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Po si te mos vazhdoje kur nuk del nje polic kokekrisur tja fali nje plumb ne koke dhe ti laj hesapet me te !!!
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Sdi pse e zgjatin me i zbatu aq shume te drejtat e njeriut ne Shqiperi ishim te paret rrasi plumb mbas kokes e le te sheh prrralla me mbret ky zogu
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Jo e keni gabim,ky gjyq esht shum i rendsishem... ketu esht e perfshire Kupola Mafjoze qe ka drejtuar Policine e Shtetit 8 vite,Dritan Dajti meriton te degjohet pa presione.

E dini ku rrin Dritan Dajti?
Ne Bodrumin e 313 ne Tirane,sepse duan t'i heqin koken me Snajper qe mos te flasi... ne masa te rrepta (dhe video e tregon si e dergojn ne Gjykate),me qen anti-eksploziv kontrollohet perimetri kur esht seanca rralles (rreth 250 seanca).
Ky ka shume per te thene,per vrasjen e shume Narko-trafikanteve dhe familjarve te tyre,vrasje me pagese,gjob-venie (qe vazhdojn akoma dhe pse ai esht ne qeli,ne emer te tij...)
Dritan Dajti te bashkepunoi me Drejtesine dhe te burgosen dhe ato kancerat qe tradhetuan 4 Komisaret me 7 Gusht 2009!
Vrasjet s'jan kryer vetem nga Dritan Dajti,pistoleta e pa regjistruar qe esht plagosur Dajti kujt i perket?

"I Katerti",titullohet nga emisioni investigativ XHUNGEL,2 pjeset (vetem 1 esht ne internet) thone shume po t'i ndjekim me shume vemendje.

Kush esht "I Katerti"?

Dyshimet e mia jan te nje njeri me grada ne Polici,150.000€ ku shkuan qe "I Katerti" i mori?
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

I jati Dajtit ishte guzhinjer i Sali sllobodan Berishes :)
KEtu seshte vetem nje njeri per burg...ketu kemi te bejme me nje shtet krimine!!
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

I jati Dajtit ishte guzhinjer i Sali sllobodan Berishes :)
KEtu seshte vetem nje njeri per burg...ketu kemi te bejme me nje shtet krimine!!


Mfal kush e futi ne burg kete Dajtin ....
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

[video=youtube;T8KF7RinP-o]http://www.youtube.com/watch?v=T8KF7RinP-o[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Nese te gjithe keto qe thuhen ne videot jan te verteta,mjer ato qe punojn per Policine e Shtetit,e rrezikojn jeten per 40.000 lek te reja... Tradhetohen duke i len ne mes te zjarrit para tytave te armeve te krimineleve qe s'kan gjak ne trup!

Fakti me interesant ktu esht se ai qe ka drejtuar operacionin per "arrestimin" (qellimi ka qen per ta vrare perderi sa kan shkuar me maska e pa uniforma e per te ndar ato 150.000 eurot) ka jetuar ne te njejtin pallat me Dajtin... Esht absurde! Une ne pallatin tim njoh cdo ftyre me emer e me ditelindje!

Dajti te bej burgun e tij,por mos te kishin qen kto "halabaket" qe kan bashkpunuar me te,ky do ishte arrestuar te nesermen qe esht arratisur nga gjykata krimeve te renda ne menyren qe kto e quajn "spektakolare",qe daton ne vitin 2003... 6 vite asgje,u deshen 4 kufoma efektivesh per te kapur nje individ!
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Pjesa e 5
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Dritan Dajtit i jepet lista me 100 avokatë shtetërorë: Nuk zgjedh asnjërin

70248_20.jpg


TIRANE - Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar si autor i masakrës së Durrësit, ka hyrë përfundimisht në një kolaps. Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Dhoma e Avokatëve i ka dhënë të akuzuarit listën me 100 avokatë shtetërorë, në mënyrë që ai të ketë mundësinë të zgjedhë njërin prej tyre. Por Dritan Dajti nuk ka pranuar të zgjedhë asnjërin, ndërsa seanca gjyqësore është shtyrë sërish.

Gjykata e Krimeve të Rënda kërkoi ndihmën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që t’i caktojë një avokat Dajtit, për shkak se asnjë nga avokatët e listës nuk ka marrë përsipër mbrojtjen e të pandehurit.

Deri më tani, me gjithë përpjekjet e gjykatës nuk është bërë e mundur caktimi i një avokati mbrojtës, pasi të gjithë avokatët e thirrur nga gjykata kanë refuzuar të paraqiten apo të marrin përsipër mbrojtjen e Dajtit.

Dajti akuzohet se qëlloi për vdekje katër oficerët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duçkollari, të cilët ishin pjesë e një skuadrës që tentoi t'i vinte prangat njeriut të kërkuar dhe që jetonte prej shtatë vitesh në arrati.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Dritan Dajti kërcënon me jetë gjyqtarin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në kohën kur policia ka vijuar rutinën e kontrolleve jashtë ambienteve të gjykatës, sipas një plani masash, ku për çdo seancë ndaj Dritan Dajtit ajo kontrollon mjedisin me qentë antieksplozivë, i pandehuri brenda e theu rutinën.

Nga ironitë me gjykatën, ku përgjatë këtyre pesë viteve ka deklaruar se nuk kishte mundësi financiare të paguante një avokat e për këtë ishte i pambrojtur, Dajti kërcënoi në mënyrë të drejtpërdrejtë relatorin e çështjes, Idriz Mulkurti.

“I ke hapur vetes belanë më të madhe, mbaje mend. S’janë asgjë mushkonjat, që diskutove sot në gjyqin tjetër, nuk më bëhet vonë për asgjë, mbaje mend dhe do ta shohësh, po ta them këtë para gazetarëve”.

Kjo ishte deklarata e Dajtit drejtuar gjyqtarit Mulkurti, ndërsa menjëherë pas kërcënimit ai u largua nga salla. Kjo deklaratë u dha në kohën, kur relatori i çështjes Mulkurti po lexonte vendimet e ndërmjetme të gjykatës, në të cilën u refuzuan disa nga kërkesat e të pandehurit, sikurse zhvarrimi i policit Kastriot Feskaj, këqyrja e makinës nga u kryen vrasjet në Gusht 2009, rindërtimi i vendngjarjes, si dhe ekspozimi i rrobave të policëve të vrarë para gjykatës, në mënyrë që të shpjegoheshin gjurmët e predhave.

Gjykata pranoi vetëm një kërkesë të Dajtit, atë të pyetjes së 15 ekspertëve kriminalistë dhe të morgut. Në mbyllje të seancës, Top Channel kontaktoi me krerë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të cilët deklaruan se do të informojnë urgjent Policinë e Shtetit për situatën e krijuar në seancën e radhës, dhe se i takon pikërisht këtyre strukturave të vlerësojnë, nëse do të merret apo jo në mbrojtje gjyqtari i kërcënuar. / Top Channel
 
Titulli: "Telenovela" Dritan Dajti vazhdon...

Apeli për Krimet e Rënda kthen dosjen e Dritan Dajtit: U gjetën shkelje proceduriale

TIRANE- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ktheu sot për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, dosjen penale ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar si autor i masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës, ku ekzekutoi katër oficerë të skuadrës speciale operacionale.

Vendimi u mor nga një kolegj penal me kryesuese, Saida Dollanin dhe anëtarë, Dhimitër Larën, Sokol Binajn, Nure Dreni dhe Sokol Ngresi, ky i fundit i deleguar nga Këshilli i Lartë i Dtejtësisë, pr mungesë gjykatësish.
Sipas verdiktit të Apelit për Krime të Rënda, gjatë shqyrtimit të dosjes penale në Shkallë të Parë, janë konstatuar shkelje të rënda të procedurës, ndaj në këto kushte, çështja është kthyer sërish për tu gjykuar nga e para, por me një tjetër pesëshe gjykatësish.

I pandehuri Dritan Dajti iu drejtua Apelit brenda afateve ligjore, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila në korrik 2014 dha për të vendimin me burgim të përjetshëm. Në ankimin e tij në Apel, Dajti kërkonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe deklarimin e tij të pafajshëm.

Në vendimin e datës 23 korrik të këtij viti Dajti u shpall fajtor për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, ndaj 4 punonjësve të policsë Fatos XHani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj. Punonjësit e Policisë u vranë gjatë operacionit policor të kryer për prangosjen e Dajtit. Ai u fajësua edhe për “vrasjen me dashje” mbetur në tentativë, ndaj F. Shamkut, si dhe për akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “falsifikimin e dokumenteve”, “falsifikim të vulave, stampave e formularëve”, si dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Procesi ndaj Dajtit në shkallë të parë, zgjati me shumë se katër vite dhe u shndërrua në një nga proceset gangrenë, pasi për një kohë të gjatë u fut në ngërc. Rikthimi sërish në këtë gjykatë, me shumë gjasë mund të bëjë të ripërsëritet e njëjta situatë, nëse Dajtit nuk do ti pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar.

(ma.ar/BalkanWeb)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Back
Top