Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tekstet shkollore, rishfaqet skema abuzive e para një viti



Ankohen prindërit: Ende asnjë faturë rimbursimi në librari

Ndonëse drejtuesit e Ministrisë së Arsimit premtuan se këtë vit nuk do të kishte asnjë pasaktësi, vonesë apo mungesë korrektësie në procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore, duket se realisht nuk ka ndodhur kështu.

Në libraritë e kontraktuara nga Ministria e Arsimit dhe shkollat që kanë më afër për shpërndarjen e librave, nuk kanë mbërritur as tekstet shkollore, por as faturat tatimore të rimbursimit të tyre. Por pa faturë tatimore të shitjes së teksteve shkollore nuk mund të ketë rimbursim të kostos së tyre për prindërit.

Rregulli është i qartë dhe i prerë për të gjithë: subvencionimi në masën 50 për qind për tekstet shkollore mund të kryhet vetëm në rast se prindërit pas blerjes së librave marrin bashkë me ta edhe faturën tatimore të vlerës së tyre. Më pas kjo faturë dorëzohet në shkollë dhe kryhet rimbursimi i gjysmës së vlerës. Për disa kategori, ky rimbursim do të jetë në masën 100 për qind, si për ata që kanë statusin e jetimit, si dhe tetra e paraplegjikët.

E ndërsa Ministria e Arsimit është e zënë me shtëpitë botuese, duke i nxitur ato që të kryejnë detyrimin e tyre kontraktual për respektimin e datave të dorëzimit të teksteve shkollore, më me nge kjo punë është marrë nga Drejtoria e Tatimeve. Përfaqësues të saj, jo zyrtarisht, shprehen se librat ende nuk kanë arritur në librari, kështu që ka akoma kohë për nxjerrjen e faturave tatimore. Numri i këtyre të fundit është mjaft i madh, për të mbuluar kërkesat në të gjithë vendin. Ndërkohë që, përfaqësuesit e tatimeve e kalojnë këtë situatë me shprehjen se: jemi duke punuar për t‘i bërë gati.

Nga ana tjetër, vetë librashitëset që kanë mundur të përfitojnë këtë vit kontratat me Ministrinë e Arsimit, por edhe me shtëpitë botuese, pohojnë se edhe këtë vit si një vit më parë, duket se do të ndodhë e njëjta gjë. "Prindërit do t‘i marrin faturat pasi t‘i kenë marrë librat. Të marrin tekstet një herë, se për kthimin e lekëve ka kohë", shprehet Lira, librashitëse në një nga shkollat nëntëvjeçare në qendër të kryeqytetit. Sipas saj, edhe vjet jo të gjithë prindërit i morën paratë e rimbursimit.

Të vetmet që e kanë kryer detyrën e tyre në kohë kanë qenë shkollat nëntëvjeçare dhe ato të mesme. Brenda datës 1 gusht, drejtoritë e këtyre institucioneve sikundër kanë marrë edhe udhëzimet përkatëse, kanë afishuar në dyert e jashtme të shkollave listat me titujt e librave dhe shtëpitë botuese që i prodhojnë. Kjo përzgjedhje është kryer prej tyre në morinë e teksteve alternative.

Vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, pak kohë më parë premtoi se më datë 1 gusht të gjitha tekstet shkollore do të ishin gati në treg. Por, aktualisht, në një pjesë të madhe të librarive që do të shesin tekstet shkollore mund të gjesh vetëm një ose disa tituj nga paketa e plotë e librave të detyruar. Aktualisht pritet që shitja e tyre të fillojë më 15 gusht, kur numri i titujve të hedhur në treg nga shtëpitë botuese të jetë më i madh, ndonëse jo i plotë. Lidhur me pjesën tjetër, përgjigjja është standarde nga të gjitha librashitëset: Po presim shtëpitë botuese që t‘i sjellin.

Këtë vit, në tregun e librit shkollor për herë të parë janë hedhur edhe katër tekste të huaja mësimore, të cilat thjesht janë përkthyer nga variantet e tyre europiane. Këto tekste janë fizika, kimia, biologjia dhe shkenca e tokës. Kjo e fundit është një lëndë e re që do të hyjë për herë të parë këtë vit në kurrikulën e shkollave të mesme.

Këtë vit, bordi i miratimit të teksteve shkollore në Ministrinë e Arsimit ka certifikuar 544 alternativa të ndryshme.
*tch*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back