Kresha
A pretty face can never trick me
Dave Evans, shefi “futurist” i Cisco Internet Business Solutions Group, na tregon se si ai e shef boten pas dhjete viteve dhe cilat do te jene teknologjite qe do te kene ndikim me te madh ne jeten tone.
“Ne te ardhmen tone do te kete komponente (te tilla si gjymtyre) robotike”.
Interneti i gjerave- Cisco parashikon se si pajisjet e lidhura me internetin do te arrijne ne kuoten e 50 miliardeve deri ne vitin 2020, qe duket se jane me shume se gjashte pajsisje per cdo person ne Toke. Sensoret inteligjente do te integrohen ne kepuce, ne pajisje per astme dhe pajsijet mjeksore te te gjitha llojeve. Ne Suedi, ekziston tashme nje peme me sensore qe ciceron mendimet e saj.
E ardhmja eshte video- Ne 2008, u gjeneruan rreth 5 exabyte, te informacionit unik te barabare me nje milion dvd. Pas tri vitesh do te jene 1.2 zettabyte, ku nje zettabyte eshte e barabarte me 1.024 exabyte. Pasioni per videot me definicion te larte do te perfaqesoje pjesen me te madhe te kesaj rritjeje.
Sipas Cisco, 91 % e te dhenave ne internet ne 2015 do te jene video.
Re ne horizont- Ne te ardhmen shumica e informacioneve do te arkivohen ne the cloud. Deri me 2020 nje e treta e te gjithave te dhenave, “do te qendrojne“ ose do te kalojne permes colud.
Qarkullimi i pergjithshem per sherbimet cloud do te rriten me 20 % ne vit dhe shpenzimet IT per inovacion dhe cloud computing mund te arrinje ne 1000 miliarde dollare deri ne vitin 2014.
Web me shpejtesi te plote- Dave Evans, shefi 'futurist' i Cisco, tregon se ecuria e rrjetit ne shtepi eshte rritur 170.000 here qe nga viti 1990. Evans disponon 38 lidhjet always-on dhe me shume se 50Mbps te bandes se mjaftueshme per telekonferencat, streaming video, lojra online, te gjitha ne te njejten kohe. Ne 10 vitet e ardhshme pritet qe shpejtesia mes mureve te shtepise do te rritet me 3 milione here.
Shoqeria sociale- Lidhje super te shpejta dhe always-on, do te anullojne distancat mes njerezve. Do te jemi te gjithe te mbeshtjelle ne nje rrjet te madh social, ku informacionet vine ne kohe reale me pare se kanalet zyrtare sic ndodhi me termetin e fundit ne Japoni. Rrjetet sociale do te ndryshojne rrenjesisht kulturen e popujve.
E ardhmja diellore- Popullsia njerezore do te vazhdoje te rritet dhe Evans vlereson se, nje qytet me nje milion banore do te ndertohet cdo muaj per dy dekadat e ardhshme. Metoda me efikase per te siguruar energji elektrike ne qytete jane duke u bere nje domosdoshmeri, vecanerisht te energjise diellore. Shume shkencetare jane duke punuar per te rrezet e diellit ne energji si menyre efikase dhe ekonomikisht e mundur, madje edhe duke perdorur letren, modifikuar ne menyre te pershtatshme, te tilla si panelet diellore.
Objekte “beje vete”- Printerat 3D jane tashme nje realitet, por nuk jane ende ekonomikisht te perballueshme per njerezit e thjeshte. Ato do te jene brenda 10 vitesh. Ne mund te ndertojme objekte te bera vete, shtrese pas shtrese, duke perdorur rreshire sintetike qe fortesohet kur goditet nga rrezet e drites.
Mik robot?- Deri me 2020 robotet do te jene fizikisht superiore per qeniet njerezore dhe te pajisur me nje tru funksional te krijuar nga bashkimi i hardware dhe software. Brenda 2050, shpjegon Evans, numri i roboteve do te kaloje ate te njerezve ne vendet e zhvilluara. Nga viti 2032 do te jene menderisht me superiore dhe ne 2035 do te mund te zevendesojne plotesisht boten e punes.
Trup bionic- Gjithmone sipas Evans, ne 10 vitet e ardhshme teknologjite mjekesore do te bejne hapa te medha duke perdorur fuqine e informatikes te disponueshme ne objekte gjithmone e me te vogla. Pajisje te tilla si nanobots dhe aftesia per te prodhuar organe ne zevendesim do te jene ne rendin e dites.
Do te behemi cyberborg? – Njerezit jane duke hyre ne nje epoke te evolucionit teknologjik. Disa shembuj: Ne korrik te vitit 2009 kerkuesit spanjolle zbuluan nje proteine qe rrit kujtesen fotografike, ndersa ne tetor ne te njejtin vit, shkencetaret italiane dhe suedeze zhvillojne doren e pare artificiale te kontrolluar nga truri. Texas Heart Institute, ka zhvilluar kohet e fundit nje zemer artificiale pa rrahje, por qe gjithsesi ka bere gjakun te qarkulloje.
Kush e di se cfare do te shpiket ne 10 vite? //infoalbania