Teknologjia në polici

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Policia rrugore është pajisur me mjete të reja, automjete, motorë dhe kamera të instaluara në to, që do të ndihmojnë në realizimin e detyrës së efektivëve të saj.

rama-policia43.jpg


Mjetet e reja janë ofruar nga një sipërmarrje turke dhe në ceremoninë e përurimit kanë qenë të pranishëm si ministri i Brendshëm Saimir Tahir, ashtu edhe kryeministri Rama.

Në fjalën e tij, Tahiri deklaroi se Policia e Shtetit ka hyrë tashmë në fazën e modernizimit dhe përmirësimit të shërbimit të saj ndaj qytetarit.

“Po modernizohet policia në shërbim të qytetarëve dhe sipërmarrësve, duke lënë zero mundësi për shkeljen e të drejtave të tyre”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, përmes futja e teknologjisë do të sjellë transparencë në punën e policisë dhe do të largojë gjithmonë e më shumë korrupsionin nga radhët e saj.

“Po hartohet sistemi i kamerave dhe do të monitorohet çdo detaj i punës së policisë. Do vendosen kamerat në motorët dhe tek makinat e agjentëve të policisë. Nuk do të ketë më tolerancë ndaj paligjshmërisë, nuk do ketë të paprekshëm që e sfidojnë ligjin me para apo imunitete të ndryshme”, tha Tahiri.

“Kemi arritur në më pak se 6 muaj ta izolojmë korrupsionin në Policinë e Shtetit. Me kamerat e policisë në bordet e makinave do të jetë e pamundur të korruptosh apo të korruptohesh”, shtoi ai.

Edhe kryeministri Rama, në fjalën e tij vuri në dukje se instalimi i 20 kamerave të para do të hedhë dritë në marrëdhëniet mes policisë dhe qytetarit.

“Kjo është vendosja e gurit të themelit për çdo polic të shtetit shqiptar. Kemi instaluar instrumentat e parë për një transformim epokal të Policisë së Shtetit, që fillon sot për të mos u ndalur”, tha Rama, për të shtuar se, lidhjet e policisë me krimin tashmë i përkasin të kaluarës.

“Mes Policisë së Shtetit dhe krimit ka ndodhur një divorc i pashembullt dhe ka filluar një luftë po e pashembullt. Sot nuk ka më as të fortë e as autoritete që parkojnë makinën në vende ku nuk lejohet. Ky vit do shënohet si viti i një kthese historike dhe një ndarjeje mes një epoke të vjetër dhe një të reje”, shtoi Rama.
/ Top Channel



PS: KJo shprehja:Sot nuk ka më as të fortë e as autoritete që parkojnë makinën në vende ku nuk lejohet.
Seq me beri te qesh hahahaha,shume komike ,se di pse me dha kete ndjesi,ndoshta nga qe gjithmone politika tallet me popullin,por e te pohojn Qeveritar qe ska me te fort me makina eshte jasht mase qesharake dhe ne te njejten kohe e turpshme e dhimbshme .
Eshte njelloj si te thuash hidhini pluher patatesh per te mbytur parazitet :P
 
Pe: Teknologjia në polici

Kjo eshte si puna e nje femre te shendoshe gjithe celulite qe per tu dukur bukur mendon qe te beje make up dhe te rregulloje floket por harron ca duhet te beje vertet Lol


E kane nisur pak mbrapsh keta,policia ne fillim do riformim njerezish mendesish trajnime rritje kapacitetesh njerezore dhe me pas keto gjerat e tjera... por do thoni ju ca pret kur ke minister Tahirin :D
 
Pe: Teknologjia në polici

Te fillojne teknologjine moderne nga neoronet ne tru me pare. Ne rradhet e policise ka mjaft polic qe nuk dine te shohin patenten, se nuk po flas per kodin rrugor.
Nje polici ne Al pas turnit i kerkohen n. i xhobave qe ka bere gjate dites. Dhe nuk vlersohet puna e tyre ne baze te 0 probleme ne segmentin apo zonen qe mbulon.
 
Titulli: Teknologjia në polici

me kujtohet i polic i here , qe ngaterroi karten e identitetit me batch -in zyrtar lol

po thoni qe jeni zyrtare -tha - dhe ikem ne, se do hapin nje derro gjobe
 
Back
Top