Teknologjia, ndikimi i saj ne jetën tonë!

Teknologjia, mania që po sëmur botën

Shiko fotografinë 1787249


Bota e sotme po ecën me galop, por së bashku me zhvillimin teknologjik po shtohen edhe problemet që u vijnë njerëzve nga përdorimi i shumtë i celularëve dhe internetit. Probleme shëndetësore, por edhe sjellje antishoqërore, këto janë disa nga pasojat negative të teknologjisë
Disa studime të fundit e kanë lidhur celularin me probleme të jetës së përditshme si shpërqendrimi, rreziku shëndetësor dhe probleme me gjumin. Por a është vërtet kaq i dëmshëm për shoqërinë dhe shëndetin celulari?

Një nga studimet e publikuara këtë javë ka zbuluar se nëse nuk kemi celularin me vete ose pranë, kjo na bën më pak të përqendruar, rrit presionin e gjakut dhe na bën të ndihemi pa qejf.
Varësia nga celularët është bërë një problem madhor, aq sa të qenët larg tyre na kufizon funksionet tona konjitive dhe na bën të ndihemi jo mirë fizikisht, sipas shkencëtarëve. Ky ishte një ndër studimet e para që konstatoi se çfarë i ndodh njerëzve që janë të ndarë nga celularët dhe zbulimet nuk ishin aspak të favorshme për ne. Sipas përfundimeve, ne kemi performancë të ulët në detyrat mendore pa mjetin teknologjik që e kanë shumica e njerëzve në planet.
Për më tepër, ndarja nga celulari na rrit të rrahurat e zemrës dhe nivelet e presionit të gjakut, duke na çuar në ankth dhe ndjenjë pakënaqësie.

Në eksperimentet e studiuesve të Universitetit të Mizurit për studimet e gazetarisë, u zbulua se personave që iu mor celulari nga kërkuesit përpara se të zgjidhnin një lojë me plotësimin e fjalëve, dolën më keq sesa ata që kishin celularët me vete’.

“Hulumtimi ynë zbuloi se ndarja e përdoruesve të celularëve nga teknologjia e tyre e komunikimit, ka pasojë negative”, tha Russell Clayton, një kandidat doktorature në Universitetin e Mizurit.

Kaq e madhe është lidhja e njeriut me celularin, saqë ai e mendon atë si një shtesë të vetes, pa të cilin ndihet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas kërkuesve, përdoruesit e celularëve duhet ta shmangin ndarjen nga teknologjia në situata të përditshme që kërkojnë vëmendjen e tyre të plotë, pasi rrezikojnë të performojnë më dobët se zakonisht.

Kjo nuk lidhet me përdorimin e celularit në situata të tilla, por në disponimin e tij. Kërkuesit zbuluan se gjatë eksperimentit, kur pjesëmarrësit e studimit nuk mundën t’u përgjigjeshin telefonatave që u vinin, ritmi i zemrës së tyre u rrit dhe presioni i gjakut gjithashtu.

Pjesëmarrësit nuk kishin dijeni se eksperimenti po zhvillohej mbi varësinë nga celulari, ata mendonin se ai kishte të bënte me presionin e gjakut dhe matjen nëpërmjet valëve të rrjetit.

Teknologjia po na bën antishoqërorë

Një studim i ndarë i kryer nga disa psikologë ka zbuluar se teknologjia e sotme kthen një nga dhjetë përdoruesit e vet në antishoqëror dhe narcizist. Në të gjithë botën, kërkuesit kanë zbuluar se rreth 182 milionë prej nesh janë të varur nga përdorimi i internetit. Teksa uebi bëhet gjithnjë e më i përhapur, është shfaqur nevoja për studime serioze mjekësore në lidhje me çrregullimet që vijnë prej internetit.

Psikologu Tomas Chamorro-Premuzic nga Universiteti Kolegj i Londrës dhe një skuadër psikologësh analizuan zakonet e celularëve dhe internetit të 1000 personave. Sëmundja më e re është quajtur “NetBrain” dhe ata që vuajnë prej saj tregojnë nivele në rritje të narcizmit, vëmendjes së pakët dhe frika se nuk po kënaqen sa të tjerët.

Personat që vuajnë nga simptomat e mësipërme janë ata që kanë më shumë gjasa të luajnë kumar online dhe të përdorin rrjetet sociale dhe faqet e lojërave, si dhe aplikacionet. Për më tepër, personat që përdorin celularët e modelit të fundit me prekje, kanë tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga ‘NetBrain’ sesa ata që kanë celularë të modeleve të vjetra. Ata që vuanin prej këtij shqetësimi kanë më shumë gjasa të shprehin sjellje antisociale, si për shembull përdorimi i celularit kur janë në prani të miqve. Studimi ofron prova për mënyrën sesi shoqëria moderne po përqafon zhvillimin e teknologjisë dhe problemet që vijnë prej kësaj. Personat që kanë simptomat e ‘NetBrain’ kanë më tepër gjasa të kenë tensione në jetën familjare dhe në punë, transmeton GSH.

Një studim më i hershëm në dhjetor tregoi se celularët modernë po bëhen aq të integruar në jetët moderne, saqë mund të jenë duke ndryshuar edhe formën e funksionet e trurit te njeriu. Sa më i lartë të jetë zhvillimi i një shteti apo kontinenti, aq më i lartë është edhe rreziku që të preket nga sëmundjet që lidhen me teknologjinë e fundit.

burimi
 
Titulli: Teknologjia, ndikimi i saj ne jetën tonë!

Si po ndikojnë tabletët dhe telefonët inteligjentë në zhvillimin emocional dhe social?

71b8cff5-069d-4cb6-bfb1.jpeg


Sa herë kemi provuar të tërheqim vëmendjen e një fëmije për ta qetësuar me anë të një tableti ose smartfoni ?. A e dinit se kjo gjë mund të pengojë aftësitë e fëmijës për të mësuar vetë-rregullimin?
Studiuesit e Boston University School of Medicine pas shqyrtimit të disa llojeve të mediave interaktive, kanë ngritur një pyetje të rëndësishme lidhur me përdorimin e këtyre pajisjeve si mjete mësimore.

Studiuesit thanë se efektet anësore të televizorit dhe videove tek fëmijët e vegjël janë një e vërtetë e pashmangshme. Gjëja tjetër e cila po anashkalohet është pikërisht impakti i pajisjeve mobile në fëmijët parashkollorë duke qenë të vetëdijshëm për numrin e madh të atyre që i përdorin këto pajisje. Ata theksuan faktin se përdorimi i një tableti apo telefoni inteligjent për të tërhequr vëmendjen e fëmijës mund të rezultojë shumë i dëmshëm për zhvillimin social dhe emocional të tij.

“Nëse këto pajisje përdoren si metoda e vetme për qetësimin dhe hutimin e fëmijëve të vegjël, sa do të jetë e mundur që në një të ardhme të afërt po këta fëmijë të arrijnë të zhvillojnë një mekanizëm të tyre të brendshëm vetë rregullues?”-pyesin shkencëtarët.

Por, ky nuk është i vetmi problem që po hasin këta fëmijë. Shpenzimi i kohës në këto pajisje për fëmijët nën moshën tre vjeçare mund të pengojë edhe zhvillimin e aftësive të nevojshme në matematikë apo shkenca natyrore. Nga ana tjetër ata treguan disa studime ku sugjerohet se kemi përfitime nëse fëmijët përdorin pajisje mobile të dizenjuara për të zhvilluar aftësitë e para të lexim-shkrimit.

Thirrja më e madhe për çdo prind është që të nxisë dhe të rrisë ndërveprimin e drejtpërdrejtë njeri me njeri. Zgjedhja më e mirë do të ishte një orar i

caktuar dedikuar familjes, pra kalimi i një kohë cilësore pranë të afërmve, pa praninë e televizorit apo pajisjeve të tjera mobile.

Dëshmitë e ekspertëve kanë qenë gjithnjë të shumta lidhur me faktin se fëmijët poshtë 30 muajve nuk mund të mësojnë nga televizori dhe videot ato gjëra të cilat i mësojnë nga ndërveprimi njerëzor.

Studiuesit kanë pranuar se ekzistojnë në fakt disa programe televizive të cilat mund t’a ndihmojnë një fëmijë të mësojë të lexojë apo të shkruajë, por vetëm në momentin kur fëmija është pranë moshës së shkollës. /PCWorld Albanian/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top