Teknologjia e informacionit, Shqipëria e para nga fundi

! - !

Once upon a time...
Shqipëria është i vetmi vend në Europë me mesatare poshtë nivelit të mesatares botërore për sa i përket indeksit të zhvillimit të teknologjisë…

Shqipëria renditet e fundit nga 40 shtetet europiane për sa i përket zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit sipas Indeksit të Zhvillimit të TIK për 2016-n, publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (International Telecommunication Union -ITU).

Në total, indeksi ka renditur 175 ekonomi, ku Shqipëria renditet e 91-a, 10 vende më larg se Bosnja, e renditur e parafundit në rajon.

Krahasuar me 2015-n, vlera e indeksit të teknologjisë është përmirësuar nga 4.62 në 4.92 në 2016-n.

Në krahasim me një vit më parë, progresi më i madh është bërë me qasjen në internet dhe me rritjen e numrit të shtëpive që kanë një kompjuter.

Norma e penetrimit e transmetimit me anë të kabllove të të dhënave u rrit nga 6.5% në 2014 në 7.6% në 2015. اmimi për lidhjet kabllore të internetit ranë nga 29.79 dollarë në 2008-n në 9.52 dollarë në 2015-n. اmimet e paketave të kompanive celulare ranë nga 32.13 dollarë në 6.35 dollarë në 2015. Edhe çmimet e paketave të internetit ranë nga 2012 në 2015.

Rritja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare nga 30.9% në 2014 në 40.6% në 2015-n, kryesisht u nxit nga prezantimi LTE dhe LTE-A.

Europa, rajoni me mesataren më të lartë në zhvillimin e TIK

Europa është rajoni që ka vlerën më të lartë të mesatares së zhvillimit të teknologjisë së informacionit, 7.35, vetëm pak pikë më poshtë mesatares së vendeve të zhvilluara, të cilat e kanë 7.40.

Rreth 29 nga 40 vendet e rajonit bëjnë pjesë në çerekun e parë të renditjes për Zhvillimin e Teknologjisë, ndërsa vetëm një vend, Shqipëria, nuk është pjesë as në gjysmën e parë. Gjithashtu, në raport citohet se Shqipëria është i vetmi vend në rajon me mesatare poshtë nivelit të mesatares botërore për sa i përket indeksit të zhvillimit të teknologjisë.

Të dhënat tregojnë se të gjitha vendet e rajonit kanë një performancë të lartë, megjithatë ka një diferencë gjeografike në shpërndarje. Vendet e pozicionuara në krye të renditjes kryesisht janë nga Europa Perëndimore dhe Veriore, ndërsa ato në fund janë kryesisht vendet e Europës Jugore dhe Lindore. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, pesë vendet nordike, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia, renditen në 20 vendet e para.

16 vendet e renditura të fundit të rajonit mbahen nga vendet e Mesdheut dhe Europës Lindore. Pesë vendet e fundit janë të zëna nga shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Gjetjet e studimit

Shiko fotografinë 1791486


Ka një lidhje të fortë midis nivelit kombëtar dhe rajonal të zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe nivelit të zhvillimit ekonomik dhe social. Megjithëse vlera e indeksit rajonal nuk ka ndryshime të mëdha krahasuar me 2015-n, disa vende kanë bërë progres të qenësishëm për shkak të investimeve në infrastrukturë apo të ndryshimeve ligjore.

Europa vazhdon që të kryesojë renditjen në zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit. Ka mesataren më të lartë krahasuar me rajonet e tjera të botës (7.35) Shqipëria është i vetmi vend që qëndron poshtë mesatares së botës. Kjo reflekton nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik dhe investimet në teknologjinë e informacionit. Vendet e Europës në përgjithësi i kanë tregjet e telekomunikacionit të liberalizuar me akses, përdorim dhe aftësi të larta të teknologjisë së informacionit.

Një numër vendesh në kontinentin amerikan kanë përmirësuar indeksin e zhvillimit të teknologjisë.

Komonuelthi i Shteteve të Pavarura (CIS) është rajoni më homogjen në drejtim të zhvillimit të TIK-ut. Pothuajse të gjitha vendet në CIS kanë vlera të Indeksit të Zhvillimit të Teknologjisë mbi mesataren globale dhe të gjitha vendet në rajon.

Rajoni i Azisë dhe Paqësorit, në të kundërt, është më heterogjen. Shtatë ekonomitë më të mëdha të rajonit kanë vlera të IDI mbi 7.50 pikë dhe renditen brenda kuartilit më të lartë të Indeksit të Teknologjisë 2016. Rajoni përfshin edhe një numër vendesh që në mënyrë të konsiderueshme kanë rritur vlerën e tyre IDI dhe renditjen gjatë vitit, përfshirë Butanin, Mianmarin dhe Malajzinë. Megjithatë, nëntë nga 34 vendet në rajon, duke përfshirë disa me popullsi të madhe, janë ndër vendet më pak të lidhura (Lاs).

Diversitet në zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ka edhe në shtetet arabe. Pesë vendet me performancën më të mirë janë vendet prodhuese të naftës, por rajoni ka pjesë të tij dhe vende me të ardhura të ulëta. Hendeku midis këtyre vendeve në rajon pritet që të zgjerohet.

Ndërsa Afrika është rajoni me performancën më të ulët në Indeksin e Zhvillimit Teknologjik. Vlera mesatare e Indeksit të Zhvillimit Teknologjik në rajonin e Afrikës është 2.48 pikë, gati sa gjysma e mesatares botërore. Kjo reflekton nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik të rajonit, e cila frenon dhe zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Arritja më e madhe ishte rritja e numrit të abonentëve celularë, krahasuar me rajonet e tjera.

Investimet, politikat dhe legjislacionet influencojnë në performacën individuale të vendeve. Një numër shtetesh renditen më lart se sa pritet në indeks krahasuar me zhvillimin e tyre ekonomik. /Monitor
 
hahahahaha me beri me qesh fjalia; E para nga fundi :P
 
Back
Top