Teknologjia aeronautike, manovrimi i helikopterëve pa pilot

korado

President
Teknologjia aeronautike, manovrimi i helikopterëve pa pilot

Realiteti po ndërmerr edhe një hap tjetër gjigand duke iu afruar fantazive shkencore ndërkohë që studiuesit ndërtojnë një helikopter që fluturon dhe në të njëjtën kohë përdor logjikën. Materiali në vazhdim na njeh me punën e inxhinierëve nga dy universiteteve të njohura në Kaliforni.


Shkencëtarë në universitetin Stanford në Kaliforni kanë ndërtuar një program kompjuterik që bën të mundur që makineritë të mësojnë dhe kopjojnë manovrat e kryera nga mjetet e tjera të telekomanduara.

Projekti i ish studentit të doktoraturës në Stanford, Pieter Abbel, përdor dy kamera në tokë dhe sensorët në bordin e helikopterëve për të monitoruar rrugën e saktë të një helikopteri tjetër të telekomanduar.

“Tani, helikopteri që po ndërton universiteti Standord ka aftësi të realizojë një gamë të gjerë manovrash tejet sfiduese në ajër të të njëjtit nivel me helikopterët e telekomanduar”.

Pasi një helikopter i zakonshëm me pilot përseriti të njëjtat manovra disa herë, helikopterët robotik ishin në gjendje të kopjonin manovrat komplekse, duke marrë parasysh mes tjerash edhe shpejtësinë e erës.

Kopjimi i lëvizjeve të helikopterëve të tjerë dhe imitimi nga robotët e prodhuar nga inxhinierët e universitetit, thotë Pieter Abbel, u lehtësoi punën në vend që gjithçka të programohej.

“ثshtë tejet e vështirë ndërtimi i programit për shumë manovrime, kështu që është më kollaj demostrimi nga piloti ekspert. Në këto algoritma regjistrojmë demostrimin dhe pastaj algoritmi transformohet në programin kompjuterik dhe helikopteri robot mëson veprimet e njëjta apo të ngjashme sikurse piloti ekspert”.

Për pilotin Garret Oku, helikopterët ish thjesht pasion për të kaluar kohën para se të fillonte punë duke fluturuar modele helikopterësh për grupin kërkimor Stanford.

Ndërkohë Abbel thotë se makineritë e automatizuara, ndryshe nga njeriu, mund të mësojnë lëvizje komplekse tejet lehtë duke përllogaritur veprimet e ndryshme të pilotit gjatë të njëtit ushtrim.

Hoam Chung i Universitetit Berkley të Kalifornisë thekson se helikopterët robotë do të duhet të mbështeten në sistemin global të pozicionimit, GPS, në vend që të kontrollohen nga një sistem monitorimi nga toka.

Ai thotë se për këta helikopterë që kryejnë manovra kaq të shumta ajrore sistemi GPS mund të mos funksionojë.

“Kur flitet për një mjet ajror pa pilot, linja e komunikimit tek qendra është gjëja më problematike. Kështu që nëse kërkon që mjeti ajror pa pilot të veprojë në mënyrë të pavarur, atëherë duhet që mjeti ajror të ketë një sistem të pavarur. Edhe nëse humbet lidhjet e komunikimit, sistemi duhet të jetë në gjendje të vazhdojë funksionimin derisa të rivihet në punë linja e komunikimit".

Me ndihmën e David Shim, themelues i laboratorit të universitetit për mjetet ajrore pa pilot, grupi i Berkley-it ka ndertuar një sistem navigimi të lehtë që mund të vendoset në helikopter.

Ata shpresojnë që të fillojnë fazën e provave me pikësynimin e ndërtimit të mjetit ajror ideal të tipit ushtarak me aftësitë për të punuar në grup dhe navigimin e zonave urbane apo brenda përbrenda ndërtesave.

“Kemi të bëjmë me simulimin e 16 helikopterëve në formacione katër nga katër në tre grupe dhe do të kalojnë përmes kanionit urban”.

Megjithëse kanë ndjekur metoda të ndryshme, grupet rivale nga universitetete e njohura mund të bashkëpunojnë në të ardhmen kryesisht pasi Abbeel është i angazhuar në Universitetin Berkley pas mbarimit të doktoraturës në Universitetin Stanford.

Avancimi i teknologjisë po bën që shumë shpejt përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot të bëhet pa ndërhyrjen e njeriut. Teknologjia thuhet të ketë një efet të gjerë dhe mund të aplikohet si nga zjarrëfikësit ashtu edhe nga zbuluesit e minave tokësore.
 
Back
Top