Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Teknologji e re për trajtimin e problemeve në zemër

NJU JORK-Mjekët në spitalet amerikane tani janë duke përdorur një teknologji të re për trajtimin e problemeve në zemër. Gjatë kësaj procedure, një kamerë mjaft e vogël, me rezolucion të lartë, futet në arteret e zemrës duke përftuar imazhe më të qarta se kurrë më parë.

Kjo pajisje e re mund të ndihmojë pacientët me sëmundje në zemër, siç është ky 60 vjeçar, Mak Bailey, i cili para disa javësh pësoi një goditje në zemër.

Krejt pa pritur, ai ndjeu në gjoks një shtrëngim të fortë dhe pas 2 minutash u mbulua nga djersët. Ai menjëherë u dërgua në qëndrën spitalore të universitetit të Klevelandit, ku mjekët i vendosën një tub pasi i çbllokuan një prej artereve të zemrës. Për vendosjen e një tubi të hollë, mjekët mbështeten në imazhet e përftuara me procedurën me ulrtratinguj, për të përcaktuar venën e bllokuar.

Por pajisja e re tani ofron një pamje krjetësisht ndryshe që quhet Optical Coherence Tomography ose OCT. Pajisja e miratuar nga agjencia e barnave, sapo ka filluar të përdoret në spitalet amerikane. Me anë të saj përftohen imazhe duke reflektuar dritë brenda artereve të gjakut. Kjo i mundëson mjekët të shohin 10 herë më me hollësi gjendjen e brendëshme të artereve dhe të përcaktojnë me saktësi se cili arter ishte bërë shkak për goditje në zemër. Pastaj mjekët vendosin në të tubin e nevojshëm për çbllokimin dhe lehtësimin e qarkullimit të gjakut në zemër. Përcaktimi i saktë i arterit të bllokuar ka shumë rëndësi, sepse në rast të kundërt tubi mund të vendoset në një tjetër arter, dhe pacienti ka gjasa të pësojë një goditje të dytë në zemër. Ekspertët thonë se megjithëse pamjet e ofruara nga kjo pajisje e re mund të jenë shumë të qarta, kjo lloj tomografie nuk është provuar si më e mirë sesa ajo me ultratinguj. Por për pacientë si Mak Baylei, kjo teknologji e re mund të përmirësojë trajtimin e tij në të ardhmen.
By:VOV
 
Titulli: Teknologji e re për trajtimin e problemeve në zemër

pjeserisht e vertete...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back