Të vjedhësh me anë të ligjit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
38198_24.jpg


NGA: ILIR DHIMA

Lexuesit e rregullt të letërsisë së përbotshme me famë të pazbehur, sigurisht që nuk e kanë harruar një nga personazhet e Gogolit: اiçikovin me famë të pazbehur, sigurisht që nuk e kanë harruar një nga personazhet e Gogolit: اiçikovin. Se si ky i nxirrte paratë nga shitja e shpirtrave të vdekur. Ndërsa sot dhe të paktën te ne, nuk mungojnë as disa protagonistë të ligjit, që përfitojnë nga vuajtjet e të gjallëve. Sesi e bëjnë këtë, hidhuni një sy këtyre radhëve!
Në shfletimin e herëpashershëm të publicistikës së Faik Konicës, mes të tjerash, përshtypje të madhe më ka bërë një ese e tij, që titullohet “”Robotët” ose njerëzit – makina”. Midis rreshtave të kësaj eseje nënvizohet diçka interesante: Besimi i cave se, duke shumëzuar kanonet e rregulloret, zyrtarët nuk do të mundin të vjedhin, është besim i përgënjeshtruar çdo ditë në botë. Për njerëz të shtrembër, vazhdon autori, s’ka gjë më të lehtë sesa të bëjnë faje dhe prapësira të matura, me një të atillë mënyrë që të mos i zënë. Këtyre njerëzve në Amerikë u kanë gjetur një llagap të mirë: I quajnë “ crooks within the law”, domethënë hajdutë brenda kanonit (ligjit) (Faik Konica, Ese të zgjedhura nga Prof. Nasho Jorgaqi).
Kjo thënie e cituar më lart, sigurisht që është produkt i një realiteti të dikurshëm, por që fatkeqësisht po vërtetohet dita ditës edhe sot, veçanërisht në vendin tonë. Ndonëse, shpesh herë bubullitet për krijim standardesh dhe tolerancë kundër krimit të organizuar, ndërkaq është po kaq e vërtetë, se korrupsioni jo vetëm që nuk zhduket apo venitet, por rritet vazhdimisht me një galop të shfrenuar. Duke mos u përjashtuar në këtë zallamahi trokthesh e hingëllimash edhe persona që punojnë në organe të specializuara të shtetit, siç janë gjykatat dhe organi i akuzës, të cilat prezantohen herë fshehurazi dhe herë haptazi të korruptuara deri në palcë. Populli është bindur dhe i friket këtij infeksioni kutërbues. Mediat nga ana e tyre nuk e kanë shumë të vështirë që të zbulojnë raste gjithnjë e më skandaloze, në publikimet e të cilave korrupsioni shfaqet në mënyrat më brutale. Prokurorë e gjyqtarë bëjnë pazare për shitje dënimesh, gjykimesh etj. Me pak fjalë, edhe zbatimi i një mase më të ulët dënimi paskërka çmimin e vet. Të shpjegohemi.
Si në shumë vende, edhe te ne, lexuesit e rregullt të letërsisë së përbotshme me famë të pazbehur, sigurisht që nuk e kanë harruar një nga personazhet e Gogolit: اiçikovin. Sigurisht që nuk e kanë harruar sesi ky i nxirrte paratë nga shitja e shpirtrave të vdekur. Ndërsa sot dhe të paktën te ne nuk mungojnë edhe disa protagonistë të ligjit (kujto rastin e atij prokurorit në Kavajë), që përfitojnë nga vuajtjet e të gjallëve, nëpërmjet allishverisheve të uljes së viteve të burgut. E pra, çdo vit burg na paska marrë një vlerë të caktuar në euro. Kjo është risia më e pashembullt që ka hyrë tashmë në qarkullimin civil, i cili brenda tij ka vërtet dhe kryesisht vlera materiale. Sepse, edhe fitimi nëpërmjet vlerave materiale kryhet. Tek e mbramja, nëpërmjet materializimit. Për shembull, prej shitjes së veprave të ndryshme artistike e shkencore, të patentave industriale etj. Por, që të fitohen paratë prej vuajtjes së dënimeve, këtë sikur s’e kishim dëgjuar më parë (?!).
Me ligj i justifikojnë ca funksionarë të Policisë dhe të Prokurorisë ndërhyrjet arbitrare
Nga Ilir DHIMA
në veprimtarinë e institucioneve të pavarura, siç është Noteria. ثshtë fakt, se tani rritet ndjeshëm adrenalina e disa prej atyre funksionarëve nga lindja e çdo mosmarrëveshjeje ndërmjet qytetarëve, në qendër të të cilave vihet akti noterial me përmbajtje të vlerave të konsiderueshme materiale e monetare. Me një kallëzim të thjeshtë, pa bërë as verifikimin më të vogël, ata vërsulen menjëherë në arkivin e noterit, për të sekuestruar aktet e tij. Gjoja si provë, por realisht në mënyrën më artificiale e brutale. Pastaj, nëpërmjet ekspertizave të dyshimta i kthejnë aktet në prova, me anë të të cilave nxjerrin përfitime. Kështu i bie dhe që fatin e drejtësisë të mos e japin organet e saj të pavarura, por ekspertët e përdorur nga punonjës të këtyre organeve. Të këtyre organeve që i mbështetin disa vendime të
tyre në ekspertiza fallco. Këtu, Prokuroria mbështetet në një ligj. Sipas saj, ligji e lejon të kontrollojë këdo e kurdo. Por, njëherazi harrohet një parim themelor për ndërtimin e shtetit të së drejtës: ndarja e pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese. Në shtetet e Europës, së cilës duam t’i bashkohemi, noteri dhe veprimtaria e tij i takojnë juridiksionit civil, këtij juridiksioni i jepet e drejta për të vlerësuar punën e noterit. Në rast se, pas një gjykimi të veçantë rezulton që një akt noterial ka probleme falsiteti, atëherë sipas legjislacionit në fuqi është sekretaria gjyqësore ajo që ia përcjell shkresën e falsifikuar Prokurorisë, e cila ka tashmë të dhënat për kryerjen e një vepre, si mbështetje të mjaftueshme për fillimin e procedimit penal. Parashikohet kështu, sepse sikurse prokurori nuk duhet të ndërhyjë në një juridiksion të ndryshëm nga ai ku mund të veprojë, edhe noteri në asnjë rast nuk duhet të kryejë veprime juridike që i përkasin një juridiksioni tjetër, në këtë rast nga ai penal. Mirëpo, edhe nga noterët kryhen jo rrallë në praktikën e përditshme veprime të dyshimta, ligjërisht të pabazuara plotësisht. Veprime, me anë të të cilave noteri siguron realisht një farë përfitimi nga një punë gjoja e ligjshme, ndërsa fitimet më të mëdha i nxjerr tjetërkush. Fjala është për ato raste, kur shfrytëzohen noterët për të kërkuar ndaj disa të pandehurve, apo dhënë atyre dënime më të buta. Dhe këtu, mundësinë për të vjedhur e krijokërka vet ligji penal, neni 48 i të cilit parashikon rrethanat lehtësuese. Mekanizmi që aplikohet nën përmbajtjen e gërmës ‘e’ të këtij neni është ky: Të interesuarit i paraqesin oficerit të policisë gjyqësore një deklaratë noteriale, me anë të së cilës të afërmit e një viktime (zakonisht nga aksidentet automobilistike) shprehen që nuk kanë ankesë ndaj shkaktarit të vdekjes së njeriut të tyre. Si rrjedhojë, shkaktari përfiton një dënim më të butë, sepse u vërtetokërkan ato rrethana lehtësuese të përmendura në ligj, që mund të jetë edhe rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet shkaktarit të dëmit dhe atyre që e kanë pësuar atë, me rast vdekjeje, plagosjeje të rëndë apo të lehtë etj. Kështu pra, hajde ta kuptosh se çfarë pune ka noteri, si institucion i së Drejtës Civile, të pasqyrojë në aktet e tij deklarime, fakte dhe rrethana që kanë të bëjnë me një juridiksion tjetër! Përse nuk ndalohet ky veprim, që në vend të jetë ekskluzivitet i policisë gjyqësore dhe organit të akuzës, para të cilëve cilido është i detyruar, apo edhe i padetyruar, të bëjë çdo lloj deklarimi për t’u nxjerrë në shesh e vërteta, gjurmët ngatërrohen duke u përdorur noterët me anë të akteve të padrejta, nga ku mund të nxirren të ardhura materiale vetjake?! Në këtë vështrim, edhe vet noterët, sikurse edhe ministria e Drejtësisë është e domosdoshme që t’i japin fund kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe amorale, që sjell përfitime nëpërmjet fatkeqësive të qytetarëve të këtij vendi.

//BalkanWeb.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top