Të varurat nga droga duhet të japin gji

Erblinaa

Anëtar i ri
Të varurat nga droga duhet të japin gji

Edhe nënat të cilat për shkak të vartësisë nga drogat opioide janë në terapi me metadon, pavarësisht nga vartësia duhet t’u japin gji fëmijëve të tyre me qëllim që të zvogëlohet mundësia e shfaqjes së sindromës së abstinencës te fëmijët e tyre, njofton një studim i ri.

Në studim është treguar se thuajse gjysma prej 450 të porsalindurve pjesëmarrës në studim, nënat e të cilëve merrnin metadon, kishin nevojë të mjekohen nga sindroma e abstinencës. Por, gjithashtu është vërtetuar se nevoja për ta trajtuar abstinencën ishte shumë më e vogël nëse nënat iu kanë dhënë gji fëmijëve të tyre, së paku 72 orë.

Autorët e studimit thonë se sasitë e vogla të metadonit me anë të qumështit arrijnë te fëmija dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë simptomat e abstinencës.

Sindroma e abstinencës nënkupton simptomat dhe ndryshimet në sjelljen e personit të varur nga ndonjë lloj droge në momentin kur nuk e merr drogën, ndërkohë këto simptoma në të shumtën e rasteve janë të kundërta me efektet që i jep droga
. telegrafi
 
Titulli: Të varurat nga droga duhet të japin gji

E habitshme..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top