Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Marre shkas nga fundi i kesaj fabule, e cila me beri shume pershtypje, thash ta sillja ne forme teme e diskutim, nqs vertet ne tek tjetri na terheq ajo qe kemi te perbashket apo te kundert??
Nese ka ndonje teme te ngjashme dhe mund ta bashkojme....

Sorrën dhe bilbilin i mbylli në kafaz një zullumqar
Sorra i tha bilbilit: “Kush nga ne këndon më bukur o xhanëm këngëtar?
Si thua o zëëmbël, e bëjmë dot bashkë një garë?
“Mos aman!” – i tha bilbili – “se s’jemi nga e njëjta farë,
Këngët i kemi të ndryshme, e si mund të futemi në garë?”
“Epo, do këndosh se s’bën” – i tha sorra këmbëngulësisht
Meqë jemi mbyllur këtu, do garojmë miqësisht,
“Krreu” – bëri sorra disa herë dhe i tha biblilit të mjerë:
“Hajt, fillo ti tani të të dëgjoj një herë!”
Nga zori i gjori zërin e ëmbël nxori,
“Ah medet bilbil, vdekja që s’të mori!”
“Të thashë që unë këndoj më bukur” i tha sorra bindshmërisht
Po s’besove, e pyesim dikë që do gjykojë paanshmërisht,
Pranë kafazit rrinte një gomar dhe pëlliste me zë të lartë
“Ta pyesim gomarin” - tha sorra – “se ky ka veshë të gjatë”
Cili këndojmë më bukur, unë apo ky bilbil këngëtari
“Bukur ia thotë bilbili, por ty moj sorrë s’ta kalon dot” – tha gomari
“Ke të drejtë” – tha zëëmbëli – “kështu ka qenë gjithmonë,
Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë”
 
Titulli: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Eshte e vertet!
Po e marr shembull veshjen, gjithmone kur e shikoj ndonje fustan apo dicka te ngjajshme te veshur tek ndonje tjeter, afersisht te njejten qe e kam edhe une, them me vete: pse nuk me rri edhe mua kaq bukur si kesaj... Ndoshta dhe ajo mund te thote te kunderten... Kur e shohim te tjetri na pelqen me shume :)
 
Tani Sweetie, nese zeembli ate fjaline e fundit e tha me Ironi, {dhe kam pershtypjen se e ka thene ngase ishte mes sorres dhe gomarit (para nje padrejtesie qe i behej) dhe ne pamundesi per te vepruar} kam pershtypjen se nuk korespodon me kete tenden apo ndoshta une e kam keqkuptuar ;)
 
Titulli: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Kitrra une nuk e lidha me fabulen por me titullin... Dhash vetem nje shembull :)
 
Titulli: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Per mua nuk funksionon kjo lloj metode, Sinqerisht! Nuk kam zili per gjera te tilla........
 
Titulli: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Nuk mendoj se eshte e vertete. Ndoshta mund ta pelqeje nje cilesi/tipar te dikujt e qe vet nuk e posedoj e te ngjajshme....!
 
Pe: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Po, është e vërtetë, megjithëse nuk po shoh ngjajshmëri
mes gomarit dhe sorrës, idioti gjithmonë pëlqen idiotin!
Edhe zezakun ta pyesësh kush është më i bukuri, ai nuk do
ta zgjedh një të bardhë, por një te zi.
 
Titulli: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Zili me duket fjale madhe por me pelqen cdo gje e bukur te kam edhe un per vete, jo vetem te dukem bukur po te jem bukur ne cdo aspekt, nuk kam inat pse X perosni beri nje pun per ta pas lakmi perkundrazi un e uroj dhe punojn edhe me shum se e shof rezultatet mese te keqes dhe te mires
 
Titulli: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Personalisht se kam kete tendence, psh une si tip jam shume e qete por kohet e fundit pelqeja te shoqerohesha me persona me te rrembyer Lol
ose ne shume raste nuk guxoj por ama me pelqejne tipat qe jane moskokcares, ose kur un skam shum muhabet peqej tek te tjeret kur me bejn per vete apo me afrojn drejt tyre etj
..dmth jo gjithmone me terheq tek te tj ajo cfare mund te ngjasoje me mua.
 
Titulli: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

me pelqejne tipat e hapur qe duan vendin e vet sbejne intriga edhe nuk shiten kollaj nuk o me rendesi a eshte me te njejtat veti si te mijat merendesi eshte me kon person i sinqert me zemer tte mir
 
Titulli: Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë- E verte apo jo?

Eshte e vertet!
Po e marr shembull veshjen, gjithmone kur e shikoj ndonje fustan apo dicka te ngjajshme te veshur tek ndonje tjeter, afersisht te njejten qe e kam edhe une, them me vete: pse nuk me rri edhe mua kaq bukur si kesaj... Ndoshta dhe ajo mund te thote te kunderten... Kur e shohim te tjetri na pelqen me shume :)

eee tnjejtin mendim paske ti kshu
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top