Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam

Ado

FISEBILIL-LAH

Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam
Redaksia e portalit mesazhi.com ju sjell për lexim librin “Të tjerët për Islamin, Kuranin dhe Muhamedin a.s.”, të autorit kosovar Mr. Ajni Sinani. Libri do të publikohet në disa vazhdime me lejen e autorit.

E marte 31 Janar 2012 14:35

Titulli i librit: "Tث TJERثT PثR ISLAMIN, KURANIN DHE MUHAMEDIN A.S."
Autor: Mr. Ajni Sinani


KAPITULLI I
"PثR ISLAMIN"

Johan Volfgang von Goethe (Gëte), poeti më i madh i Evropës, lavdia e gjuhës gjermane dhe e jetës intelektuale. Edhe pse e kaloi jetën e tij në një vend jomusliman, ai pranoi dhe deklaroi se pajtohej me gjithë zemër me pohimin e dy dëshmive (Shehadetin): S’ka Zot tjetër veç Allahut, Një dhe të Vetëm, dhe Muhammedi a.s. është i dërguari dhe, njëkohësisht, vula e të gjithë të dërguarve të Tij. Veç të tjerash, ai thotë:
“اmenduri, secili në rastin e vet
Mendimin e tij të veçantë lëvdon!
Nëse Islam do të thotë nënshtrim ndaj Zotit
Ne jetojmë dhe vdesim në Islam.”[1]
“Dhe, kështu, na duhet të qëndrojmë brenda Islamit (d.m.th.: në nënshtrim të plotë ndaj vullnetit të Zotit)…”[2]
“Më tepër nuk kam ç’të them, përveç asaj se, edhe këtu, unë përpiqem të qëndroj në Islam.”[3]
“Këtu askush nuk mund të këshillojë njeri; secili duhet të vendosë vetë, se çfarë duhet të bëjë. Ne të gjithë jetojmë në Islam, pavarësisht nga forma që zgjedhim për të inkurajuar vetveten.”[4]
“Mbështetet… në çdo pikëpamje të arsyeshme fetare dhe është në Islam, të cilin ne, herët a vonë, të gjithë duhet ta pranojmë.”[5]
“Feja Muhammedane jep shembullin më të mirë për këtë.”[6]
“Ju e shihni se, këtij sistemi, nuk i mungon asgjë dhe se ne, me gjithë sistemet tona, nuk jemi aspak më të përparuar, madje askush nuk mund të shkojë më përpara… Ky sistem filozofik është një masë e shkëlqyer, të cilën njeriu mund ta aplikojë tek vetvetja dhe tek të tjerët, për të mësuar se në ç’nivel të virtytit shpirtëror jemi.”[7]
“Efesi për shumë vjet,
Nderon mësimin e profetit
Jezus. (Paqja qoftë mbi të Mirin!)”[8]
“Besimi në një Zot të vetëm është gjithmonë i efektshëm për ngritje shpirtërore, sepse ai tregon për njeriun, njëshmërinë brenda vetes.”[9]
“Herët a vonë, duhet të pranojmë Islamin, sepse ai pajtohet me arsyen.” [10]
“Nëse Islami është bindje ndaj Zotit, atëherë, të gjithë (lindim) jetojmë dhe vdesim në Islam.”[11]
“ثshtë shumë e çuditshme se si muslimanët fillojnë t’i edukojnë fëmijët e tyre. Ata e kalisin rininë e tyre, që në fillim, me bindjen se asgjë s’mund t’i godasë veç asaj që ia ka përcaktuar më parë Zoti, i Cili udhëheq në gjithçka dhe në çdo gjë. Kështu, ata janë të përgatitur gjatë gjithë jetës së tyre dhe pajtohen me fatin, dhe nuk ju duhet pothuajse asgjë tjetër. E shihni, këtij mësimi nuk i mungon asgjë. Me gjithë sistemet tona edukative, ne nuk kemi shkuar aspak më tej, madje askush nuk ka mundësi të shkojë më tej.”[12]
Sipas Anemari Schimel, e cila është njëra nga njohëset më autoritative dhe më kompetente të Islamit në Evropë, Gëte ka mbetur tërë jetën i entuziazmuar me Islamin, ndoshta edhe për arsyen se Islami i ka pëlqyer, sepse Gëte kurrë nuk e ka pranuar idenë e kryqëzimit të Jezusit, as shëlbimin e tij, dhe as ngarkesën e tij me mëkate njerëzore. Në Divanin e vet, ka mjaft qëndrime antikrishtere, nga pozita e besimit islam.[13]

Volteri, filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotë:
“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: ‘Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit.’ Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të krisherët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre. O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi a.s. ka qenë njeri vërtet i madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit.”[14]
“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëset e këpucëve Muhammedit.”[15]
“Përsëris se ata, që fenë Islame e quajnë si fe me lakmi epshesh shtazore dhe një fe që i hap shteg plogështisë dhe papunësisë, janë të padijshëm, trundryshkur e mendjesëmurë. Këto pretendime, janë fare të pabaza dhe qëndrojnë shumë larg nga e vërteta. Edhe ata, që i pranojnë si të qëna këto, nuk e njohin aspak problemin.
O priftërinj e kallogjerë! Të gjithë ju, o burra klerikë! Në qoftëse urdhëroheni të mbani agjërim në muajin korrik, në qoftëse ju ndalohen vera që pini e bixhozi që lozni, nëse urdhëroheni të bëni pelegrinazh (haxh) në ranishtat e nxehta të Hixhazit (Arabisë), nëse vendoset të jepni dy e gjysmë përqind të të ardhurave tuaja për sadaka, dhe ju kërkohet të lëshoni 14 gra nga 18 që keni, e të mbani vetëm 4, a mund të thoni për atë fe, që u bënë të tilla komunikime, se është fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!”[16]
Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë:
“Vëllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. اdo vit, je i detyruar të japësh, si zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike.”[17]
Në “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri thërret me nervozitet:
“Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t’u thuhet se feja Islame është sensuale dhe epsharake; për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera…
Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen - thotë Volter në fund të artikullit. Pasaktësitë duhet vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. اdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr.”[18]

Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, në traktatin "Pejgamberi urtiplotë Muhammed", veç të tjerash, thotë:
“Muslimanët, në gjirin e Islamit, me abstenimin e tyre nga kjo botë kalimtare, me pastërtinë e jetës, fisnikërinë e qëllimeve, qartësinë e synimeve, me moral fisnik, karakter, thjeshtësi dhe pjekuri, i mahnitën njerëzit që gjendeshin rreth tyre.
Një prej vlerave të Islamit, është porosia që, të veprohet mirë me ithtarët e librave qiellorë, veçanërisht me priftërinjtë e krishterë...
Në fenë Islame, lejohet që të lidhet martesë me femrat e krishtera dhe çifute, dhe ato gëzojnë të drejtën që ta mbajnë fenë e tyre."[19]
“Ligji, të cilin e ka sjellë Muhammedi a.s., do të sundojë në botë, për arsye se është tërësisht në harmoni me natyrën, mendjen dhe mençurinë e njeriut.“[20]

Sarojini Naidu, poete e famshme indiane, për Islamin thotë:
“Islami është feja e parë që predikoi dhe praktikoi demokracinë. Demokracia e Islamit mishërohet pesë herë në ditë, kur në xhami dëgjohet thirrja (ezani) dhe besimtarët grumbullohen për t’u lutur. Fshatari dhe mbreti gjunjëzohen përkrah njëri tjetrit dhe dëshmojnë: Vetëm All-llahu është më i Madhi. Kam qenë e befasuar gjithnjë, nga ky bashkim i padukshëm, që i vëllazëron njerëzit me njëri tjetrin.”[21]
Në ligjëratën mbi ”The ideal of Islam”, në ”Speaches and Writing of Sarojini Naidu”, Madras, 1918, f. 167, ajo thotë: “Me sa kam lexuar në Kur’an, mendoj se ndjenja e drejtësisë është një nga idealet më të mrekullueshme të Islamit. Ato parime dinamike të jetës, nuk janë mistike, por etikë dhe praktikë për sjelljet e përditshme në jetë dhe të përshtatshme për tërë botën.”[22]
“Një nga veçoritë dalluese dhe më kryesore të fesë së komunikuar dhe të përhapur nga Muhammedi a.s., është fakti se ajo është larg çdo fanatizmi. Përkrahësit dhe pasuesit e Muhammedit a.s,. futën nën sundimin e tyre Sicilinë, sunduan për shtatëqind vjet Spanjën e krishterë, por në asnjë kohë nuk i trazuan bashkëqytetarët gjatë ushtrimit të fesë së tyre dhe dogmave të saj. Muslimanët i kanë respektuar të krishterët, pasi libri i tyre (Kur’ani) i mëson që të sillën me butësi ndaj jomuslimanëve. Shërbimi ndaj njerëzimit është vepër me çka krenohet dhe lavdërohet çdo musliman. Islami kultivon dhe ruan bazat themelore të vëllazërimit të gjithmbarshëm të njerëzimit. Kur, njerëzimi ta pranojë këtë parim esencial dhe të veprojë sipas tij, atëherë do ta gëzojë lumturinë.”[23]

Mahatma Gandi
“Në ditët e ngadhënjimit të tij, Islami ishte mjaft tolerant, gjë që shkaktoi admirim tek të gjithë popujt. Kur në Perëndim sundonte errësira, në horizontin e lindjes, lindi një yll shkëlqyes, i cili shndriti dhe ngushëlloi botën, e cila rënkonte nga mjerimi. Hindusët duhet ta studiojnë Islamin me respekt, dhe atëherë kanë për ta dashur, ashtu si e dua unë.”[24]

Napoleon Bonaparti, sipas Lakisit, një prej miqve të Napoleonit, në ishullin Sant Helen, tregon se kur Napoleoni jetonte në Egjipt, i mrekulluar pyeste:
“Si kanë mundur këta njerëz (muslimanët) të mposhtin aq shumë vende, duke i mbajtur nën kontroll?” Ky admirim, sipas Lakisit, ishte një nga shkaqet që Napoleoni kishte simpati të madhe për Islamin. N. Bonaparta thoshte: “Mendoj se do ta pranoj Islamin.”[25]

Ogyst Konti, pionier i shkollës së pozitivizmit, duke iu përgjigjur Togos, thotë:
“Togo do të kthehet në Islam vetvetiu edhe pse unë nuk e njoh Islamin, por unë flas për atë që e krijoi Islami. Kam vizituar Grënadën dhe aty kam parë një art të bukur dhe arkitekturë të mrekullueshme. Prandaj, nuk është e mundur që, një fe, ta bëjë tërë atë që ka bërë Islami, dhe të mos studiohet detajisht. Islami nuk e mohoi mendjen për asnjë moment, në realitet ai i dha asaj fuqi që të jetë e lirë, të mendojë, të shohë dhe të krijojë artin dhe arkitekturën e bukur. Prandaj, nëse është e domosdoshme që në kohën e sotme të kemi një fe, atëherë ajo fe nuk mund të jetë tjetër, veçse Feja Islame sepse është e vetmja fe që i përgjigjet kohës së sotme.”[26]
“Unë nuk pajtohem me ju, sepse ju e sulmoni fenë Islame, pa pasur kurrfarë njohurish për të.”[27]

Kolonel Enxhersal, amerikan i njohur si afetar, thotë:
“Njëmijë vjet pas lindjes së Krishtit, muslimanët themeluan një shtet të madh, ngritën mësonjëtore në qytetet mongole e tatare, në Iran, Irak, Siri, Egjipt, në Afrikën e Veriut, në Spanjë, etj. Muslimanët nuk ngritën vetëm mësonjëtore (medrese), por ngritën edhe qendra vëzhgimesh astronomike, ku zhvilloheshin shkencat natyrore. Ata shpikën dhe bënë të qëndrueshme numrat, studiuan algjebrën, gjeometrinë dhe arritën të zgjidhin probleme të algjebrës së shkallës së tretë. Muslimanët janë treguar mjeshtër në shkencën e të maturit të tokës, kanë vizatuar hartat e yjeve, kanë treguar lëvizjet e tyre dhe i kanë emëruar ata me emra të ndryshëm, emra të cilët i mbajnë edhe sot e kësaj dite. Ata kanë rrëfyer për pjesëtimin e rruzullit tokësor, kanë përshkruar drejtimin e rrugës së Diellit e të Hënës, dhe ndryshimin e natës dhe të ditës… Kanë shpikur vegla kimie dhe fizike, kanë përgatitur orë të ndryshme, kanë zbuluar balancuesin e orës, kanë bërë përparime në shkencën e kimisë, kanë operuar me azotin, me eterin, alkoolin dhe, përherë të parë, kanë ngritur spitale në botë.
Muslimanët kanë kuptuar bazat e shkencës, tërheqjen e trupave në natyrë dhe gjithashtu kanë studiuar edhe shkencën hidromekanike. Në optikë, kanë shpikur dhe kanë konstatuar se drita nuk perceptohet nga syri në sende, por nga sendet në sy. Përveç kësaj, muslimanët nga pambuku, lëkura, letra e çeliku, kanë punuar lëndë shumë të vlefshme e dobiprurëse…
Ata, që korrën sukseset e treguara nuk ishin të krishterët, por ishin pikërisht muslimanët, që ngritën universitete, që mblodhën të gjitha dorëshkrimet e veprat e vjetra, që zbuluan ligjet e natyrës dhe tërhoqën vërejtjen e mbarë botës mbi dituritë natyrore… Nuk duhet të harrojmë se, lavdia e vendosjes së themeleve të diturive bashkëkohore, i takon pasuesve të Muhammedit a.s. Për asgjë, prej asaj që përfitojmë sot, nuk i detyrohemi as kishës, as krishterizmit.”[28]

H. G. Wels, në “Historia e botës”, f. 346. thotë:
“Islami është mendimi politik më universal, më i gjallë dhe më i shëndoshë që është realizuar, ndonjëherë, në botë. Ai i ofroi njerëzimit kushte shumë më të mira, se cilido sistem tjetër.”[29]

Z. Skot, orientalist i shquar, në librin e tij “Historia e mbretërisë së perëndimit në Evropë”, përveç të tjerash, shkruan:
“Duhet t’i admirojmë muslimanët dhe fenë e tyre, sepse në çdo qytet që hynë, ata sollën qetësi, siguri, pasuri, begati, paqe dhe lumturi. Ata rrëzuan idhujt e Qabes dhe zhdukën të ligat e trashëguara, gjatë tridhjetë shekujve… Muslimanët themeluan shtete, të cilat rrezatuan drejtësi për shekuj me radhë, ngritën qytete, ku i pajisnin njerëzit me dituri. Ata nxorën dhe përgatitën gjeni, që treguan se mendja njerëzore është pushtetplotë dhe se qëndron mbi gjësendet.”[30]

Edmund Burke, politikan i shquar anglez.
“Islami është fe e ndërtuar mbi themele të arsyeshme dhe është dërguar për cilindo, si për sunduesit, ashtu edhe për të varfrit, pra, për të gjithë njerëzit. Një shembull i tillë barazie është e pamundur të gjendet në ndonjë vend apo fe tjetër. Po të hyjmë në sferën e studimit e të vëzhgojmë Kur’anin me imtësi dhe hollësi, do të kuptojmë se sa i plotë dhe i lartë është ai. Herën e parë, Kur’ani e tërheq njeriun si magnet, më pas e mahnit, dhe më vonë nxit tek ai ndjenja respekti, duke e impresionuar thellë.” [31]

Herbert Hobohm (Aman Hobohm), intelektual që i ka shërbyer Misionit Diplomatik Gjerman, në pjesë të ndryshme të botës. Ka punuar edhe Atashe kulturor në Ambasadën Gjermane, në Riad. Në vitin 1941 ka pranuar Islamin. Ai ka thënë:
“Kam jetuar nën sisteme të ndryshme të jetës dhe kam pasur mundësinë të studioj ideologji të ndryshme, por kam ardhur në konkludimin se, asnjë nuk është aq perfekt, sa Islami. Asnjë nga sistemet, nuk ka një kod të plotë të një jete fisnike; vetëm Islami e ka atë, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit e mirë e pranojnë atë. Islami nuk është (vetëm) teorik, por është (edhe) praktik. Ai do të thotë ‘përulje’ e plotë, përpara vullnetit të Zotit.”[32]

Profesor Hurgronje
“Lidhja e kombeve, e themeluar nga Pejgamberi i Islamit, vendosi principet e unitetit internacional dhe vëllazërimin ndërnjerëzor, në baza kaq universale, saqë shërbeu si fanar ndriçues për kombet e tjera. ثshtë fakt se, asnjë komb në botë, nuk mund të krahasohet me atë që Islami bëri gjatë realizimit të idesë të Lidhjes së Kombeve.
Bota nuk ka hezituar së ngrituri lart hyjni dhe individë, jeta dhe misioni i të cilëve kanë humbur nëpër legjenda. اdo përpjekje e Muhammedit a.s., kishte për qëllim vetëm bashkimin e njerëzimit në adhurimin e një Zoti të Vetëm. Muhammedi a.s., ose pasuesit e tij, në çdo kohë, kurrë s’kanë pretenduar se kanë qenë pasardhës të Zotit, mishërues të Tij, apo se janë hyjnorë. Ai, përherë, ka qenë dhe e ka konsideruar veten e tij, vetëm si një emisar, i zgjedhur nga Zoti.”[33]

Gaston Karr, orintalist i njohur francez, në vitin 1913, në gazetën Figaro, ka shkruar një varg artikujsh mbi çështjet islame. Veç të tjerash, ai shkruan:
“Islami është fe e qindra miliona njerëzve. Sipas të gjithë atyre që e pasojnë, është një fe e cila ofron rrugëzgjidhjen e sigurt për mbarëvajtjen e shoqërisë njerëzore. Kur’ani që është Statuti themelor i kësaj feje moderne, përmban themelet (bazat), ku bota e qytetëruar, sot mbështetet aq fuqishëm, sa që mund të themi se ky qytetërim është formuar, duke u bazuar në rregullat e përhapura prej Islamit. Pikërisht, kjo fe largpamëse, i ka siguruar Evropës burimet e duhura, që nevojiten për zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Edhe në qoftëse se nuk ia njohim këtë cilësi dhe meritë të lartë Islamit, dhe në rast se nuk i detyrohemi, duhet ta pranojmë, pa asnjë dyshim, se kjo është e vërteta.”[34]

Dr. Moris, thotë:
“Të krishterët e Bizantit, nga rruga pakrye e besimeve të kota në të cilën ishin futur, arriti t’i nxjerrë vetëm zëri që doli dhe u përhap nga shpella Hira e Arabisë Saudite, i cili solli fjalën Hyjnore me përkryeshmëri të lartë. Grekët nuk kanë mundur të dëgjojnë këtë zë, që u mësonte njerëzve besimin më të drejtë e më të pastër, një fe të lartë.
Një dijetar me famë, si Gat Frei Hexhins, me plot të drejtë ka thënë: ‘Në këtë fe, nuk ka ujë të bekuar, apo sende që të bëjnë t’i adhurosh, nuk ka idhuj, apo shenjtorë, nuk ka bindje të tilla të kota, si: Zoti ka nënë (apo bir), pretendime se pendimi është i pranueshëm në çastin kur njeriu jep shpirt, ose se me lutjet përgjëruese të të tjerëve, mund të pastrohen mëkatarët. Të tillat pretendime i kanë nënshtruar ata njerëz, që i kanë pranuar ato, duke i shndërruar ata në skllevër të prijësve të tyre fetarë.”[35]

George Bush, shkencëtar që ka jetuar para një shekulli, ka thënë:
“Asnjë revolucion në histori nuk ka sjellë aq ndryshime në botën e qytetëruar, sa ato, që rezultuan nga nxitja, përparimi dhe vendosja e Islamit.”[36]

A. M. Lothrob Stoddard, autor amerikan, në librin e tij “E sotmja e botës Islame” që konsiderohet ndër veprat më të njohura, që ka trajtuar çështjet e Botës Islame, gjatë gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, thotë:
“Ngritja e Islamit është mbase ngjarja më e çuditshme në historinë e njerëzimit. Duke buruar nga një vend dhe nga një popull, më parë fare të papërfillur, Islami, brenda një shekulli, u përhap në mbi gjysmën e rruzullit tokësor, duke zhdukur perandori të mëdha, duke përmbysur religjionet më të vjetra, duke reformuar shpirtrat e njerëzve dhe duke ndërtuar një botë të re - botën Islame.
Sa më thellë ta shqyrtojmë këtë zhvillim, aq më i jashtëzakonshëm na duket ai. Religjionet e tjera të mëdha ia kanë hapur rrugën vetes ngadalë, me luftë të dhembshme, për të triumfuar, në fund, me ndihmën e mbretërve të fuqishëm, që patën përqafuar besimin e ri. Krishterizmi pati Konstandinin, Budizmi Asoken, ndërsa Zoroastrizmi Kirin, çdonjëri prej tyre lëshoi mbi religjionin e vet të zgjedhur, fuqinë kolosale të autoritetit profan. Kjo nuk ndodhi me Islamin. Duke lindur në një vend shkretinor, të banuar aty-këtu nga një popull nomad, më parë i pashquar në analet e njerëzimit, Islami u sul përpara me një mbështetje të paktë njerëzore, kundrejt një superioriteti të madh material. Megjithatë, Islami triumfoi me lehtësi të çuditshme, dhe disa gjenerata panë hënën e re të zjarrtë, duke dalë fitimtare që nga Pirenejtë deri në Himalaje, dhe që nga shkretëtira e Azisë Qendrore deri në shkretëtirat e Afrikës Qendrore.”[37]
Prof. K. S. Ramakrishna Raoi
“Problemi që të shkruaj këtë monografi është më i lehtë për mua, sepse ne në përgjithësi nuk ushqehemi me atë lloj historie të shtrembëruar. Madje, shumë herë, nuk është nevoja të humbet koha për ta keqparaqitur Islamin. Teza e përhapjes së Islamit me shpatë nuk dëgjohet nga qarqe, që ia vlen të përmenden. Tashmë dihet parimi islam: ‘Nuk ka shtrëngim në fe.’.“[38]
Dr. Volter Meron, teolog- peshkop, në predikimin e tij me titull “Rruga më e drejtë për paqe” të mbajtur në kishën e Pitsburgut, duke kritikuar Krishterizmin, për shkak se nuk i ka shërbyer siç duhet paqes, shprehet:
“Feja Islame, libri i së cilës është Kur’ani, është fe e paqes, e sigurisë dhe qetësisë. Feja islame, besimtarët e së cilës quhen muslimanë, kërkon që njeriu të jetojë në paqe me Zotin e me njerëzit, në kushtet e qetësisë, të sigurisë dhe të krijojë marrëdhënie të ngrohta e reciproke. Edhe përshëndetja islame tregon paqe e siguri.”[39]

N. N. E. Bray, në “Shiftin sands”, Londër 1937, f. 16, thotë:
“Me themelimin e dispozitës së Haxhit në Mekë, Muhammedi a.s., në të vërtetë, themeloi diçka më tepër se një detyrë të zakonshme fetare. Me këtë, ai mundësoi marrëdhënie të vazhdueshme dhe kontaktimin mes skajeve më të largëta të botës islame. Njeriu primitiv dhe i rëndomtë, prej Afrikës Qendrore këtu (në Qabe), gjatë dispozitave fetare mban një këmishë prej liri. Gjithashtu, edhe princi indian heq rrobat e tij prej mëndafshi dhe vesh po atë këmishë prej liri. Kështu, të gjithë ata janë të barabartë para Zotit. Në Mekë, ata takohen në frymën vëllazërore, e cila është frymë e pastër islame. Aty këmbejnë mendime dhe kuvendojnë për vendet e tyre të largëta. Kur kthehen në atdheun e tyre, ata priten nga vendasit dhe miqtë e tyre, të cilët nga kureshtja dëshirojnë të dëgjojnë prej tyre, mbi atë që kanë parë dhe kanë përjetuar në Qabe.
Edhe propaganda më e organizuar evropiane është e papërfillshme, përballë këtij organizimi gjigand, në bartjen dhe përhapjen e ideve.”[40]

E. A. Powell, në veprën “Lufta për pushtet në Azinë Islamike”, thotë:
“Muslimanët kanë treguar tolerancë të tillë, para së cilës mund të turpërohen shumë popuj jo muslimanë.”[41]

Mosinjor Duchene, në studimet e tij mbi gjendjen e kishës në shek. e VII-të në Siri, përmend kallëzimin e Mihailit sirian, i cili e përshkruan vrazhdësinë e egër, nën të cilën ishin të nënshtruar Jakobët, që nuk pranonin kishën unikale të Heraklitit dhe përshkrimin e depërtimit të muslimanëve arabë:
“Zoti hakmarrës, duke parë mizorinë e Romakëve, të cilët kudo sundonin në mënyrë barbare, duke shkretuar kishat tona, manastiret dhe duke na ndëshkuar pa mëshirë, dërgoi nga Jugu djemtë e Ismailit (Arabët), që me ndihmën e tyre të na çlirojë. Kjo ka qenë një fitore e madhe për ne, sepse, më në fund, shpëtuam dhe u çliruam nga tirania e rëndë romake, mizoria, urrejtja dhe nga zilia e tyre e pamëshirshme.”[42]

K. M. Pannikar, studiues i njohur indian, duke folur për ndikimin e besimit islam në njëshmërinë e Zotit, në mentalitetin e popullit indian dhe religjionet e tij, në “A Survey of Indian History“, f. 132, thotë:
“ثshtë e qartë dhe e konfirmuar se ndikimi i Islamit në religjionin hindus, ka qenë i thellë në këtë periudhë (Islame). Ideja e adhurimit të Zotit tek hindusët, i është borxh Islamit. Krerët e mendimit dhe të fesë, në këtë shekull, edhe pse i quanin hyjnitë e tyre me emra të ndryshëm, ftuan në adhurimin e Zotit dhe deklaruan se Zoti është Një, se (vetëm) Ai meriton të adhurohet dhe se prej Tij kërkohet shpëtim dhe lumturi. Ky ndikim, u manifestua në religjionet, të cilat u paraqiten në Indi në periudhën Islame.”[43]

Dr. John Badeau, president i Universitetit Amerikan, në Kajro:
“Xhamia e Ibn Tulunit me thjeshtësinë e saj, është vendi ku dëshiroj t’i lutem Zotit dhe të ndjej në vetvete ndjenjën e afërsisë me Zotin.”[44]

Stanword Cobb, në librin e tij “Zoti i dy Qabeve”, f. 227, thotë:
“Më ishte lejuar të prezentoj në kryerjen e namazit në xhaminë Aja Sofia në Stamboll. Përsëritja e sexhdes, lutja dhe përkulja në namaz ka rëndësi të madhe. Gjatë kësaj, shqiptohen fjalë të caktuara në shenjë mirënjohjeje, duke e madhëruar All-llahun e Madhëruar. Isha thellësisht i impresionuar me respektin, modestinë dhe përuljen e besimtarëve. Kjo tejkalon gjithçka, që kisha shikuar në ndonjë kishë të krishtere, në kuptimin e sinqeritetit, të madhërimit, thellësisë së përjetimit dhe përkushtimit ndaj Zotit. Pas një kohe, kisha nderin që bashkë me disa të huaj të shikoj festimin e Lejletul-Kadrit, natës në të cilën Kur’ani i është shpallur Pejgamberit Muhammed a.s. Nga ballkoni, në një kënd, shikonim 5.000 besimtarë, të cilët e kishin stërmbushur hapësirën e xhamisë Aja Sofia, duke kryer namazin e tyre dhe duke rënë përtokë në harmoni, ritëm dhe rend të përsosur. Shushurima me rastin e përkuljes së tyre, apo gjatë rënies në gjunj, jehona e shuplakave të tyre, që lëshoheshin në dysheme para vetes, ngritja e tyre e përbashkët bënin që valët e qeta dhe të thella të nderimit të tyre, të përmbushin kupolën e gjerë dhe të ngritët drejt lartësive qiellore. Pamja ishte madhështore, e pakrahasueshme, dinjitoze, përkulëse dhe shprehte kuptimin e lirisë individuale, demokracisë, barazisë, pamje e cila nuk lejonte kurrfarë diskriminimi personal apo klasor.
Aty e kam parë shitësin nomad të qilimave, duke qëndruar krah për krah me pashën në veshje të shkëlqyeshme, edhe atë pa frikë dhe nderime. Qëndronin bashkë, përkuleshin dhe binin në sexhde me përkushtimin më të madh. Kam parë zezakë të trashë dhe të ‘shëmtuar’, duke qëndruar në namaz krah për krah me turqit më elegantë të Stambollit. Kjo ishte kështu, ngase Islami, që nga zanafilla ka përhapur vëllazërinë mes muslimanëve dhe këtë e ka mbajtur deri më sot.”[45]

Isak Tajler, kryetar i kishës anglikane, thotë:
“Feja Islame është përhapur nga Merakashi në Xhavë, nga Zenzibari deri në Kinë. Ajo në Afrikë po përhapet me një shpejtësi marramendëse. Feja Islame po paraqitet si feja më e mirë për pastrimin moral të popujve të pacivilizuar dhe për përparimin e tyre. Feja e krishterë nuk e ka atë forcë.
Islami i ka kontribuar qytetërimit njerëzor më shumë se Krishterizmi. Në popujt ku ka depërtuar Islami, janë zhdukur shumë vese barbare, si: adhurimi i idhujve, ngrënia e mishit të njeriut, mbytja e foshnjave të gjalla dhe, në vend të tyre, janë sjellë virtyte të tilla të larta, si: pastërtia, dinjiteti, bujaria, etj.
Mikpritja tek muslimanët konsiderohet, madje, si obligim fetar. Me shfaqjen e Islamit, filluan të zhduken veset e dëmshme të shoqërisë njerëzore, si: alkooli, kumari, etj. Islami e ngriti dhe lartësoi nderin e gruas dhe e bëri atë ndër obligimet më të shkëlqyeshme. Kurse sadakanë, të këshilluarit me njëri-tjetrin dhe dashurinë vëllazërore, i bëri prej obligimeve më të rëndësishme.”[46]

W. Montogomery Watt, në ‘Islam and Christianity Today’ Londër, 1983, f. 9, thotë:
“Unë nuk jam musliman në kuptimin e rëndomtë, edhe pse shpresoj se jam ‘një musliman që i është dorëzuar Zotit’, por mendoj se shprehjet e ngulitura në Kur’an, dhe shprehjet e tjera të vizionit islamik, janë një thesar i madh i së vërtetës hyjnore, nga të cilat unë dhe oksidentalistët e tjerë mund të mësojmë akoma shumë.”[47]

Ignjacin Ulagi, shkrimtar spanjoll, në librin e tij “Arabët nuk e pushtuan Spanjën”, thotë:
“ثshtë plotësisht e sigurt se Arabët, duke u mbështetur (vetëm) në mjetet e luftës, në mjeshtërinë dhe fuqinë ushtarake, s’do t’ia dilnin të bënin gjithë ato pushtime fantastike, dhe me përmasa aq të mëdha. Duhet besuar absolutisht se këto pushtime s’do të kishin mundur të arriheshin me shpatë. Arma më e fortë, në duart e arabëve, ka qenë Islami. Sukseset e arabëve janë arritur duke i falënderuar forcës së ideve të reja, besimit të ri, të cilin e bartnin ata, të cilat i përvetësonin dhe i bënin për vete njerëzit dhe popujt e tjerë. Në të vërtetë ata i ka pushtuar Islami, e jo arabët.
Islami, në Spanjë, përfaqësonte forcën gjeneruese, e cila i inspironte të gjithë njerëzit dhe i nxiste në aktivitete krijuese. Islami e ripërtëriu shoqërinë vendore, e liroi atë nga anarkia dhe prapambetja, duke e çuar drejt një bote më të mirë, botës të përparimit, kulturës, të drejtës sociale dhe humanizmit. Në kushte të këtilla, në truallin spanjoll, lindën forcat e reja krijuese, të cilat Islamin e konsideronin pjesë të pandashme të kulturës së tyre personale.”[48]

Dr. Lendon Haris, njëri prej misionarëve më të njohur në Afrikë, nga anglezi i mençur dr. Samuel Xhonson, citon këto fjalë:
“Vërtet Krishterizmi dhe Islami, në botën e besimit, janë dy fe që meritojnë respekt. Ndërkaq, çdo gjë, përveç këtyre dyjave, është barbarizëm.”[49]

J. S. Schacht, ka lindur në vitin 1902. Ka ligjëruar në shumë universitete gjermane, në universitetin e Oksfordit, të Lejdenit dhe të Kolumbisë. ثshtë zgjedhur anëtar në shumë universitete dhe akademi botërore. Ka shkruar një numër librash për Islamin. Ai thotë:
“Ligji fetar i cili quhet Sheriat, është trashëgimia më e rëndësishme, që Islami i ka lënë botës. Sheriati Islam dallon në mënyrë të qartë nga të gjitha format e ligjit. ثshtë i domosdoshëm studimi i tij, në mënyrë që të mund të vlerësojmë fushëveprimin e tij të plotë, në mënyrë të mjaftueshme, të çështjeve ligjore. Sheriati islam është unikal, ai është përmbledhje e urdhrave hyjnorë, që rregullojnë jetën e çdo muslimani, duke përfshirë të gjitha aspektet e jetës. Ai përmban dispozita të veçanta, që kanë të bëjnë me adhurimet (ibadetet) dhe ceremonitë fetare, ka edhe dispozita politike dhe ligjore.
Legjislacioni islam konsiderohet i përkryer, karakteri i tij është i veçantë, gjë që i jep të drejtën të quhet legjislacion fetar.”[50]

Abdullah A. Hamilton, politikan i njohur anglez. Më parë quhej Sir Carlz Eduard. Në vitin 1932 pranoi Islamin. Ai thotë:
“Bukuria e Islamit, thjeshtësia dhe pastërtia e tij, më kanë tërhequr vazhdimisht, qysh nga koha e pjekurisë. Islami është fe progresive, e jo degresive. Nëse një njeri posedon tokë, dhe ai ka pasuri të caktuar dhe e ka lënë këtë tokë pa e punuar dhe nuk ka nevojë për të, nëse kalon një kohë e caktuar në këtë gjendje, pronësia e saj transferohet në mënyrë të natyrshme në pronë të përgjithshme. E drejta islame thekson se, pronësia e asaj toke kalon tek dora e njeriut të parë, i cili e mbjell atë. Islami e udhëzon njeriun praktikisht në jetën e tij të përditshme, ndërkaq i ashtuquajturi krishterizëm bashkëkohor, i mëson ithtarët e vet tërthorazi rreth realitetit dhe që t’i luten Zotit vetëm të dielën, ndërkaq ditëve të tjera të javës, ata sillen në mënyrë të shfrenuar.”[51]

J. Lal Nehro, politikan nga India, thotë:
“Islami ishte gjeneratori dhe mendimi i zgjimit arab, i cili solli tek ithtarët e vet vetëbesim dhe kreativitet. Vetëbesueshmëria dhe besimi i arabëve ishin dy gjëra të madhërishme. Islami atyre u solli edhe mesazhin e vëllazërimit, barazisë, dhe drejtësisë në mes të gjithëve. Kështu në botë lindi parimi i ri demokratik. Krahasimi, mes mesazhit islam për vëllazërim dhe gjendjes së mjerueshme të Krishterizmit, na bënë të kuptojmë shkallën e magjishme të këtij mesazhi dhe të ndikimit të tij, jo vetëm mes arabëve, por edhe tek të gjithë popujt, në vendet e të cilëve kanë hyrë arabët. Feja me të cilën ka përgëzuar Muhammedi a.s., e cila shquhet për lehtësi, qartësi, vëllazërim dhe barazi, gjeti përgjigje nga njerëzit e vendeve fqinje, sepse ata kishin përjetuar zullumin nga mbretërit autokratë dhe priftërinjtë skllavërues. Njerëzit ishin lodhur nga sistemi i vjetër dhe kërkonin rrugëdalje në një sistem të ri, prandaj Islami ishte një rast i artë për ta, i cili ua përmirësoi atyre gjendjen dhe u largoi ankthin e shtypjes dhe padrejtësisë.”[52]

Ludovik Dukstason
“Populli i Indisë, s’mund të ngrejë një qeveri të pavarur, pa larguar dhe evituar kontradiktat që janë pasojë e ndryshimeve fetare, nacionale dhe fisnore. Për të arritur këtë, këtij populli i duhet të shuajë grindjet dhe të pranojë parimet e barazisë, vëllazërimit dhe lirisë, parime këto, të cilat i predikon vetëm Islami.”[53]

Dr. Laura Vecia Vaglieri, orientaliste e famshme italiane, në “Apologia dell islamismo”, për Islamin, thotë:
“Në sajë të fesë islame, paganizmi, me të gjitha format e tij, u mposht. Vizioni i kozmosit, dispozitat fetare dhe traditat e jetës shoqërore, qenë liruar nga të gjitha lajthitjet, të cilat ishin degraduese, kurse mendimi njerëzor u lirua nga paragjykimet. Njeriu, më në fund, u bë i vetëdijshëm për identitetin e vet. Kështu, ai i përulet vetëm Krijuesit dhe Sunduesit të mbarë njerëzimit. Shpirti i tij u çlirua nga skllavëria. Vullneti njerëzor u lirua nga varësia ndaj vullnetit të njerëzve të tjerë, ose fuqive të tjera të ashtuquajtura misterioze. Priftërinjtë, mbrojtësit e rremë të mistereve, ndërmjetësuesit e ‘shpëtimit’, të gjithë ata, të cilët dëshironin të merrnin rolin e ndërmjetësuesit midis Zotit dhe njeriut, ata të cilët pretendonin se kanë pushtet mbi vullnetin e njerëzve, që të gjithë këta (mashtrues) u rrëzuan nga piedestalet e tyre. Njeriu u bë vetëm shërbëtor i Zotit, kurse ndaj të tjerëve sillet sikurse i barabarti ndaj të barabartit. Më parë, njeriu vuante për shkak të dallimeve jo të drejta sociale. Islami simbolizon barazinë në mes njerëzve. Muslimani dallohet nga muslimani tjetër, jo prej prejardhjes së tij apo shkallës shoqërore, por vetëm prej shkallës së devotshmërisë, veprave të mira, moralit dhe cilësive intelektuale.”[54]
Vijon
 
Titulli: Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam

Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II
Redaksia e portalit mesazhi.com ju sjell për lexim librin “Të tjerët për Islamin, Kuranin dhe Muhamedin a.s.”, të autorit kosovar Mr. Ajni Sinani. Libri do të publikohet në disa vazhdime me lejen e autorit.

E mërkure 8 Shkurt 2012 11:49



Titulli i librit: "Tث TJERثT PثR ISLAMIN, KURANIN DHE MUHAMEDIN A.S."
Autor: Mr. Ajni Sinani

KAPITULLI I
"PثR ISLAMIN", Pjesa e II


Dr. Gustav Lebon, mjek dhe historian francez,. ka lindur në vitin 1841. Në librin e tij “Civilizimi Arab”, thotë:
“Parimi i barazisë, që është proklamuar në Evropë, ishte deklarativ e nuk ishte faktik, ndërkaq ai ishte i ngulitur thellë në natyrën e njerëzve të Lindjes… Muslimanët nuk njohin klasa sociale, ekzistenca e të cilave ka nxitur, dhe akoma vazhdon të nxisë, revolucionet më të vrullshme në Perëndim. Në Lindje, ndërkaq, s’është fare vështirë të takosh shërbëtorin për bashkëshort të vajzës së padronit të tij, ose argatin si udhëheqës me famë.”[55]
“Parimet morale në Kur’an janë shumë të larta, me to nuk mund të krahasohen parimet e të gjithë librave të mëparshëm fetarë… Ajo që është me rëndësi të rezymojmë, është fakti i ndikimit të Islamit tek popujt, të cilët i janë përgjigjur dispozitave të tij. Fetë, të cilat kanë ndikuar në shpirtrat e njerëzve, sikurse ka ndikuar Islami, janë të pakta. Nuk mund të gjesh fe, e cila ia doli ashtu sikurse ia doli Islami, me ndikimin e tij të vazhdueshëm… Kurani është libër i legjislaturës, fesë, politikës dhe rregullave sociale. Dispozitat e tij zbatohen që prej dhjetë (e më shumë) shekujsh.”[56]

Ilse Lictenstadter, studiuese gjermane, ka studiuar shkencat islame dhe shkencat e gjuhës arabe, thotë:
“Muslimani bashkëkohor beson se Libri i tij i shpallur e lejon, madje e obligon atë, që t’i zgjidhë problemet e kohës në pajtim me fenë e tij. Kjo bindje nuk e pengon atë dhe as nuk ia zvogëlon kureshtjen për njohjen e të arriturave të shkencës bashkëkohore. Sipas bindjes së muslimanit, veçoria e Kur’anit qëndron në faktin se ai konsiderohet si plotësues i librave të mëparshëm qiellorë, se pajtohet me ta në bazat e besimit, ndërkaq ndryshon prej tyre në cilësimin e përgjithshëm. Mesazhi i tij s’ka të bëjë me një kohë të caktuar, gjë që do të zhvleftësohej me kalimin e kohës, dhe as me nje popull të caktuar, që do t’i përshtatej vetëm një populli, e jo edhe popujve të tjerë. Prej tij kërkohet që të jetë (çfarë është) i përhershëm, për çdo kohë dhe për çdo brez.”[57]

Kardinali Quenge, kryepeshkop austriak, thotë:
“Kurani fisnik na flet për njeriun dhe përpjekjet e tij për të arritur tek Krijuesi, në këto vargje të qarta: “ثshtë fakt se, në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës (në të gjitha këto), ka argumente për një popull që mendon.” (el Bekarah, 164)
Historia e religjionit në përgjithësi, kurse ajo e monoteizmit në veçanti, na tregon se vetëm besimi në një Zot është përgjigja e kënaqur për çdo pyetje, që ka të bëjë me origjinën e universit, krijimit dhe qëllimit të tyre. Jeta e njeriut s’mund të ketë për qëllim veçse Zotin e Vetëm. Religjioziteti i çdo njeriu të vetëdijshëm ose jo, burimin e ka tek besimi në Zotin Një.
Kishte monoteizëm, kur u shfaq Kur’ani. Ai monoteizmin e mori si rrugë për ithtarët e tij besimtarë. S’ka dyshim se, Gazaliu ka të drejtë, kur pohon se besimi vetëm në një Zot është qëllimi më i lartë i Kur’anit të Shenjtë.
Le ta themi hapur se monoteizmi është armik për secilin, i cili jetën e kësaj bote e shpall si normë për veten e tij. Kjo është një e vërtetë, e cila na skicon kufijtë e përgjegjësisë sonë. Preukopimi ynë, në këto ditë të vështira, është që ne t’i ndihmojmë njerëzit që t’i përgjigjen thirrjes së Zotit, që jetën e tyre ta sistemojnë sipas urdhrit dhe vullnetit të Tij. Kjo thirrje është përgjigje ndaj thirrjes së natyrshme (siç e quajnë muslimanët), e cila është e ngulitur në zemrën e çdo njeriu dhe është esenca e besimit në Zotin e Vërtetë dhe të Qartë. Ne, kështu, mbase bëjmë një hap vendimtar në vendosjen e monoteizmit mes njerëzve.”[58]

Volfred Cantwel Smith, profesor i studimeve islame në Universitetin e Montrealit, ka shkruar disa libra për Islamin, më i njohuri ndër të cilët është “Islami në kohën bashkëkohore”. Ai thotë:
“S’ka asnjë fe, e cila ithtarëve të saj i ka shpallur ndjenjën e krenarisë, sikurse ndjenja e cila e kaplon muslimanin, pa e ngarkuar atë artificialisht. Krenaria e muslimanit për fenë e tij është veti që haset tek të gjithë muslimanët, pavarësisht nga nacionaliteti ose gjuha. Ndjenja e të qenurit mirënjohës për përkatësinë e tyre islame, është një gjë, që haset tek të gjithë muslimanët.
Perëndimi nuk do të arrijë ta kuptojë Islamin në mënyrë të drejtë, nëse nuk ia del të kuptojë se Islami është program jete, i cili influencon në jetën e jashtme dhe të brendshme të besimtarit. Islami nuk përbëhet nga ide dhe bindje, për të cilat besimtari ose polemizon me mendjen e tij, ose i pranon ato në mënyrë të padiskutueshme. Mendimi nuk sjell dobi, nëse nuk shoqërohet me zhvillimin e jetës në shoqërinë islame, dhe me përparimin e saj të jashtëm dhe të brendshëm.”[59]

Dominik Sourdel, i cili është marrë me korrektimin e shumë librave arabe, thotë:
“Islami është feja monoteiste, me të cilën Muhammedi a.s., i biri i Abdullahut, e sihariqoi Gadishullin Persik, në shek. e VII-të. Më pas, gjatë shekujve, Islami u përhap në të gjitha anët e globit. Muslimanët e besojnë këtë fe. Civilizimi islam është rezultat i kësaj feje.
All-llahu është Një, i Amshueshëm, askush s’është si Ai, është i Gjithëfuqishëm në çdo gjë… Kur’ani, e vërteton këtë monoteizëm, në shumë ajete, por më së qarti kjo shfaqet në suren 112, e cila është shumë e njohur dhe që konsiderohet ndër suret e para: ‘Thuaj: Ai është All-llahu, Një i vetmi! All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lindur, as është i lindur. Dhe askush Atij nuk i përngjet.’
Besimi në Zotin Një është ai që, sipas muslimanëve, e dallon fenë islame rrënjësisht nga të gjitha fetë e tjera dhe nga Krishterizmi, i cili, besimin e tij në Trinitet, e sheh të pandashëm nga monoteizmi, duke e ngatërruar atë me elemente idhujtarie.
Nuk mund të mohohet fakti se, Islami ka kultivuar vlera të mirëfillta, veçanërisht norma morale me vlerë, sidomos në ato shoqëri që i janë përgjigjur thirrjes islame. Këto vlera, i gjejmë në urdhëresat që janë vazhdueshmëri e devotshmërisë, sikurse e përcakton ajeti kur’anor: “Nuk është tërë e mira të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por e mira (e vërtetë) është ajo e atij, që beson All-llahun, Ditën e gjykimit, engjëjt, librat, pejgamberët, dhe pasurinë, që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që fal namazin, jep zeqatin, dhe atë që premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” (el Bekarah, 177)
Ndihma, mikpritja, fisnikëria, përmbushja e premtimit me individët e bashkësisë, drejtësia me të panjohurit dhe bindja e thellë, janë vlerat me të cilat veçohen muslimanët edhe sot e kësaj dite.”[60]

G. E. Von Grunebaum, është me origjinë austriake. Ka diplomuar në universitetin e Vjenës dhe të Berlinit. Ka ligjëruar në universitin e اikagos, të Nju Jorkut dhe të Kalifornisë, më pas u bë kryetar për studime të Lindjes së Afërt në këtë Universitet. Ai thotë:
“Islami e bëri përgjegjës individin rreth së ardhmes së tij, për botën tjetër. Ai e avancoi përgjegjësinë individuale dhe morale dhe, në këtë drejtim, ai ka shkuar dukshëm përpara. Islami i ka dhënë rëndësi të veçantë çdo momenti të jetës së besimtarit…
Islami, me pohimin e tij se, çdo bashkësi patjetër duhet të zbatojë disa obligime bazë, të domosdoshme, kërkon nga çdo individ musliman, domosdoshmërinë e rregullimit politik. Ndërsa arabët e injorancës mendonin në kuadër të familjes ose fisit, ndërkaq, muslimani, fillon të mendojë sipas të kuptuarit shoqëroro-politik, të mbështetur mbi bazën e besimit, prandaj qe caktuar që në fund të dominojë në botë. Njerëzit, nuk ndaheshin më në fise të ndryshme, por në njerëz besimtarë dhe jobesimtarë, dhe qe e nevojshme që kjo ndarje të vazhdojë madje edhe pas vdekjes.
Hendeku ekzistues, në civilizimin tonë perëndimor, në mes fushës politike dhe fetare, nuk gjendet asesi në një përmasë të tillë në Islam.”[61]

Edvin Carvelery, ka diplomuar në Universitetin Briston në SHBA. Ka shkruar disa libra për Islamin. Mes të tjerash, ai thotë:
“Shumë njerëz, nën ndikimin e trashëgimisë së tyre kulturore, gjendjes shoqërore dhe formimit të tyre arsimor, bëjnë ndarjen e fesë nga shteti. Protestantët perëndimorë, këtë çështje e konsiderojnë të padiskutueshme. Mirëpo, në realitet, kjo ndarje ndërmjet fesë dhe shtetit, është gjë e re për Kristianizmin dhe është shpikur nga shkolla të pakta. Islami, ose ndonjë fe tjetër botërore, nuk e ka njohur ndonjëherë këtë ndarje.
Le të sjellim, si shembull të një studimi të drejtë, artikullin që ka shkruar prof. Arthur Jefery, në revistën ‘Bota islame’, në janar të vitit 1940, ku flet për njërin nga përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze. Ai ka pranuar, në mënyrë të qartë, vlerat e shkëlqyeshme shpirtërore të fesë, së cilës ai nuk i përkiste.”[62]

L. Lavta
“Islami e pranon njeriun ashtu siç është dhe përpiqet t’i drejtojë sjelljet e tij, pa pretendime që ta bëjë të mbinatyrshëm.”[63]

Prof. Bernard Luis
“Feja Islame, ia doli aty ku Krishterizmi dështoi. Ajo arriti të predikojë besimin e thellë të shoqëruar me tolerancë fetare, e cila shprehet ndaj pjesëtarëve të religjioneve të tjera si edhe ndaj heretikëve dhe mosbesimtarëve. Ekzistimi i një numri të madh shkollash ideore, në rrafshin e shpjegimit dhe aplikimit të Sheriatit, është argument tjetër i tolerancës dhe justifikimit logjik islam. Feja islame, për nga prizmi shoqëror, ka qenë gjithmonë demokratike ose, thënë më mirë, më e drejtë…
Edhe përkundër tendencave të disa shteteve islame që të formojnë klasë aristokrate, ideja për barazinë, në asnjë periudhë kohore, nuk është çrrënjosur nga shoqëria islame. Botëkuptimi islam e favorizon dominimin e ligjit dhe domosdoshmërinë e nënshtrimit të udhëheqësit (sundimtarit) ndaj ligjit.
Vendosmëria dhe forca e shkencëtarëve në periudhën osmane, ka bërë që të respektohet ky parim islam.”[64]

George Marcy, orientalist francez, ka shkruar shumë studime për të drejtën islame dhe gjuhën arabe:
“Haxhi, i cili është obligim për çdo musliman që mund ta marrë atë rrugë një herë në jetë, nuk është më me pak rëndësi, sa edhe këmbimi i mallrave dhe lidhja e pjesëve më të largëta të botës islame. Namazi është adhurim dhe nënshtrim i njeriut ndaj Krijuesit, pesë herë në ditë, i cili e zbaton atë në kohë të caktuar, pasi të jetë pastruar, duke u drejtuar kah Meka, drejt Qabesë. Besimtari, duke falur namazin, bën lëvizjet e sexhdes dhe të rukusë, që janë të përcaktuara saktësisht. Namazi bashkërisht është i pëlqyeshëm, por ai mund të falet edhe vetëm në çdo vend, me kusht që të bëhet larg çdo papastërtie, dhe në tokë të pastër. Namazi i përbashkët falet në xhami. Xhamia, në esencë, është shtëpia e namazit, dhe është projektuar në atë mënyrë që të jetë e denjë për adhurim. Në namaz, njerëzit qëndrojnë njëri përkrah tjetrit, duke formuar kështu një front të gjerë, të radhitur rresht pas rreshti, të cilët i udhëheq imami i drejtuar me fytyrë kah Kibla. Edhe xhemati bën të njëjtat lëvizje, ashtu sikurse imami, duke u lutur si lutet ai, të drejtuar kah Qabja, qendra e Islamit dhe shtëpia (e parë) e Zotit në Tokë.
Islami është monoteizëm absolut, s’ka Zot tjetër përveç All-llahut. Mësimet e Pejgamberit, Muhammmedit a.s., janë shfaqur si sfidë e fortë kundër zotave të rrejshëm: idhujve të cilët i madhëronin arabët, idhujtarisë greke, romake dhe trinitetit, të cilit i besojnë të krishterët. All-llahu nuk ka shok, Ai s’ka lindur dhe s’është i lindur, asgjë s’mund të krahasohet me Të. Përderisa, Kur’ani në mënyrë të përmbledhur e ka ndaluar adhurimin e idhujve, hadithet janë zgjeruar në këtë drejtim, dhe ky ndalim u ruajt fuqishëm, dhe nuk u sfidua edhe gjatë zbukurimit të faltoreve dhe vendeve ku adhurohet. Kjo ka ndikuar në zhvillimin e artit Islam në tërësi. Islami ka influencuar në jetën e përditshme, madje edhe atëherë kur arti është përdorur për çështje shekullare. Në vendet Islame, arti mbeti art islam.”[65]

J. K. Birge, profesor në Universitetin e Ledenit. I ka kushtuar kujdes të veçantë misticizmit në Islam, dhe ka shkruar shumë studime për Xhelaludin Rumiun dhe të tjerë. Ai thotë:
“S’ka nevojë që të zgjerohemi aq shumë, për të theksuar specifikat e Islamit dhe ndryshimin e madh në mes Islamit dhe Hinduizmit. Sistemi i fraksioneve, që gjendet në Hinduizëm, s’ka kurrfarë gjurme në Islam. Kjo është fe tolerante, i cila fuqinë e vet e ka nxjerrë nga masat e gjëra dhe dashuria e tyre ndaj Islamit. Islami ia doli ta bëjë vendin e vet në zemrat e njerëzve, ithtarët e tij krenohen gjithnjë me të, në të nuk ka kler, i cili e mbikëqyr jetën fetare. Divergjenca e mendimtarëve rreth një çështje, konsiderohet mëshirë e Zotit. Ky qëndrim i dijetarëve muslimanë tërheq vëmendjen tonë në të ekzistuarit e mirëkuptimit, tolerancës dhe argumenton domosdoshmërinë e kompaktësisë në mes muslimanëve, duke hedhur poshtë mundësinë e klerit, i cili do t’ua impononte njerëzve mendimin e vet.
Ndikimi i haxhit, i cili është i obligueshëm për çdo musliman, që mund ta marrë këtë rrugë, një herë në jetë dhe ndikimi i gjuhës arabe në përpjekjet e tyre për bashkimin dhe unifikimin e metodave të arsimimit në gjithë botën islame, ka bërë që ideja e mendimit unik të jetë e gjallë, madje të zërë vendin e parë, edhe pas shpartallimit të Hilafatit në principata të ndryshme.”[66]

Annemarie Schimmel, studiuese e njohur gjermane, thotë:
“Islami është shembull tipik i interpretimeve të gabuara. Pikërisht, ashtu sikurse artistët e shekullit të XIX-të, që dëshironin të jepnin fotografinë e muslimanëve (muhammedanë nuk është term korrekt) si luftëtarë mizorë me shpatë në dorë, apo në skenat e nxehta të haremeve, ashtu edhe sot, fjala Islam në mënyrë frekuente nxit pamjen e dijetarëve mizorë. Fotografitë dhe idetë e këtij lloji janë bazuar mbi interpretime të gabueshme, të cilat mund të korrigjohen nga ata, që kanë studiuar kulturën islame, apo kanë jetuar në mesin e muslimanëve. Islami, si i ardhur pas Krishterizmit, nga të krishterët mesjetarë është shikuar si herezi…
Shtimi befasues i bashkësisë muslimane arriti suksese të shumta duke u shkaktuar frikë perëndimorëve, nga superioriteti politik dhe ushtarak i muslimanëve. Në vitin 711, muslimanët në perëndim kaluan ngushticën e Gjibraltarit, duke i vënë themelet kulturës grandioze ‘maure’ të Andaluzisë (Spanjës)…Njëkohësisht Spanja u bë stacion relejik ndërmjet Evropës dhe botës islame, e shprehjet e shumta shkencore, medicinale, astronomike dhe kulturore, sot dëshmojnë për ndikimin sofistik të kulturës muslimane andaluziane ku të krishterët, jehuditë dhe muslimanët jetonin njëri pranë tjetrit, në harmoni dhe kuptim të ndërsjellë, dije e cila asnjëherë më nuk është parë…Por, është tragjike, tendenca që Islami bashkëkohor të identifikohet me terrorizmin apo fundamentalizmin (term i cili është marrë prej historisë amerikane të religjionit), edhe pse deri në një masë është e kuptueshme, meqenëse bëhet fjalë për ato manifestime të fesë që janë të huaja për të kuptuarit tonë fetar, i cili gjithmonë tërheq vëmendjen më të lartë, ngaqë grupet e moderuara, asnjëherë nuk kanë profile të larta. A e identifikojmë krishterizmin me terrorizmin, kur dëgjojmë për sulme në qytete të ndryshme të Evropës? Ngandonjëherë, më duket se frika nga turqit, të cilët në dy raste patën arritur deri në Vjenë (1529 dhe 1683), edhe më tej jeton nën sipërfaqe, në Evropën Qendrore, duke formësuar shikimet e shumë njerëzve në fenë e turqve, arabëve, persianëve dhe muslimanëve të botës indo-indoneziane. Madje, edhe njerëzit e arsimuar dinë shumë pak për literaturën dhe artin islam, e rallëherë flasin se Alhambra në Granadë dhe Taxh Mahalli në Indi, janë vepra të arkitekturës islame. E sa njerëz e dinë se Islami flet me respekt të madh për Jezusin (Isain a.s.) dhe nënën e tij të virgjër? Jezusi konsiderohet si i Dërguari, që i ka paraprirë Muhammedit a.s., dhe si njeri që publikisht ka predikuar dashuri dhe asketizëm, se ai nuk është kryqëzuar, por se është ngritur në qiell.”[67]
“Lexuesi do ta gjejë Islamin, të cilin shumë perëndimorë e shohin si të vjetruar, i prezentuar (autorja e ka fjalën për librin `Islami si Alternativë`, të dr. Murad Hofmann) si fe përplot jetë, produktivitet dhe jetesë dinjitoze. Në fund, nuk duhet të harrojmë thënien e Goethes, prej Divanit Lindje-Perëndim, vepër që dëshmon sharmin e thellë të tij në botën shpirtërore të Islamit:
‘Nëse Islami është nënshtrim ndaj Vullnetit të Zotit, atëherë të gjithë jetojmë dhe vdesim në Islam.’“[68]

Dr. Hugo Marcus Ph. D., thotë:
“Ndër të gjitha fetë, Islami qëndron më lart nga aspekti i arsyetimit, sepse ai nuk kërkon gjëra, që nuk janë në përputhje me mendjen e shëndoshë të njeriut. Ai proklamon se të gjitha mësimet e tij, vetvetiu ndjekin arsyen.
Në Islam, historia gjithkund zë vendin e dytë për të provuar të vërtetat e pavdekshme, dhe krejt në kundërshtim me fetë e tjera, ai shkon paralel me shkencën dhe intelektin. Prandaj Islami u jep fare pak rëndësi dogmave, kurse studiuesve të tij, u lë të lirë fushën e lirisë mendore. Kundërshtimi i rreptë ndërmjet besimit dhe diturisë, që e ndan jetën shpirtërore të Evropës, në Islam nuk ekziston.”[69]

Arthur Leonard
“Islami, në realitet realizoi një detyrë të madhe. La gjurmë të pashlyera në fletët e historisë, që mund të vlerësohen plotësisht vetëm gradualisht me zhvillimin e botës.”[70]

Hilary Rodham Klinton, bashkëshortja e ish-presidentit Bill Klinton, ka thënë:
“Islami është religjioni me përhapje më të shpejtë në Amerikë.”[71]

Geraldine Baum, shkrimtare religjioni në Newsday, shkruan:
“Islami është religjioni që më së shpejti përhapet në vendin tonë (Amerikë).”[72]

Ari L. Golman
“Islami është religjioni me përhapje më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara.”[73]

Usa Today, The Population Reference Bureau:
“Muslimanët janë grupi me përhapje më të shpejtë.”[74]

D. Grenless
“Vë në dukje veçmas tolerancën e madhe të Islamit, i cili thekson se të gjitha fetë kanë lindur me shpalljet e njëpasnjëshme nga Një Zot, me parime të njëjta, në pajtim me hapësirën dhe kohën ekzistuese…”[75]

Dikastri
“Për shkak të ngritjes së dinjitetit njerëzor, Islami arriti të bëjë për vete një shumicë të madhe njerëzish. Ky dinjitet njerëzor u lartësua nëpërmjet të përmendurit të Zotit, pesë herë në ditë, dhe me ndalimin e gjërave (të dëmshme) që njeriu i dëshiron për vete. Ndër faktorët kryesorë, që mundësuan përhapjen e fesë islame, është shpjegimi i saj në mënyrë të qartë, të drejtë dhe të hapur që i bëhet njerëzve. Kjo fe është e natyrshme dhe e çveshur prej çdo misteri.”[76]

Vijon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top