Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Po bazohem tek filozofia e Sokratit qe kur u pyet: Do zgjidhje ty te te behet nje padrejtesi apo te beje nje padrejtesi vet? Ai u pergjigj qe do preferonte qe te vuante vet nje padrejtesi sesa ta bente vet ate.

Juve ke do zgjidhnit nqfse do ju duhej te zgjidhnit? Degjojme plot njerez sot qe thone: "Jetojme ne nje bote te padrejte dhe s'ja vlen te jesh i drejte. Duhet te jesh pak dinak dhe i padrejte ne menyre qe te mbijetosh dhe te dalesh i fituar." Gjithashtu kemi edhe nga ata njerez qe besojne tek drejtesia hyjnore qe i denon te padrejtet ose nga ata qe preferojne nje ndergjegje te paster dhe qe do ishin ne gjendje ti duronin padrejtesite vetem per kte shkase.
 
Pe: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Me kane bere padrejtesi ne shumte raste,por nuk kam bere asnje padrejtesi.
 
Pe: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Me kane bere padrejtesi ne shumte raste,por nuk kam bere asnje padrejtesi.

Bravoo gocqeflie.... ashtu duhet

une as dua t'me bejne as t'u bej...vete me vetdije skam bere ndonjeher, pa vetdije shpresoj t'me ken falur...nqs me kane bere mua me vetdije...Zotin i lensha kur thone plakat :LOL
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Nuk jemi t'pagabueshem, jemi njerez qe gabojme, e ne kete rast edhe bejme padrejtesi ndaj te tjereve. Ka raste kur pa vetedije, por ka raste kur u bejme padrejtesi te tjereve edhe me vetedije te plote por, ne kete rast, nuk e konsiderojme "zullum" te madh ate qe ua bejme te tjereve, sepse ne ate rast NE po bejme padrejtesi, e qe ne syte e tone eshte si "DREJTESI".
Nqfs padrejtesine e kufizojme si "mosvendosje te gjerave ne vendin e duhur", atehere ne bejme shume padrejtesi, mos t'them cdo dite (kuptohet, jo cdo here me qellim).
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Tani ka raste qe mbase edhe flasim/bejme dicka te padrejte, por mjafton mos te na behet si fenomen ushqyes, mbase kam marre vendime te padrejta raste- raste persa i perket ne lidhje me 1 mashkull....... per me shume se kam tejkaluar dicka te tille........

Kur te bejne te padrejte ne rruge ligjore, eshte arma dhe ndjenja me e poshter, dhe per k'te arsye e urrej 1 pjese goxha te mire te politikes,
 
Pe: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Siç po shihet këtu, shumica të drejtë.


Për vete kam bërë, me plot vetëdije, nuk është ndjenjë e mirë,
por ja që shpesh rrethanat vendosin, por gjithashtu me shpresë
se për to do të jap më vonë ndonjë kompenzim. Jeta është e gjatë.

Mirëpo, jo ndonjë lloj padrejtësie vetëm me qëllim për ta dëmtuar dikend.

Këtu poashtu nuk po llogaris gjërat që kam bërë pa qëllim, apo duke menduar
se është e saktë. Ato janë gabime me pavetëdije, dhe normal ndëshkimi për to
është më i vogël.
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Te padrejta mundohem mos me bo po une sjam perfekt mes vetes edhe te tjereve une zgjethi veten time se ma shume se veten time sbesoj se e du najkond...
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Nqs do duhej te zgjidhja, do doja te me behej se sa te beja. Te pakten nuk i hyj ne hak njeriu dhe s'ka pse tme fale dikush ate qe mund te kem bere. PAstaj a kemi bere dhe a na kane bere padrejtesi, padyshim qe po.. Me vetdije s'besoj tkem bere ndonjeher, ama keshtu eshte jeta, her ne tjerve her te tjeret neve...
SHpresoj vetem te kemi force per te falur dhe kurajo per te kerkuar falje...
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Bashkohemi mendimit te Souliness,
Njerez jemi ,na hyjn ne hak por dhe u hyme tjerve..ndoshta pa vetedije racionale,te perfshire nga situata emocionale te ndryshme etj etj ka pafundesisht varjante.
Por lume ai/ajo qe dhe ne momente nervozizmi dhe situata qe grryejn thelle shpirtin,mendjen apo llogjiken,arrin te mbaje qetesin dhe te shofi drejte situaten,te fale te injoroj ku duhet,te hesht ku duhet..te mos flas ku sduhet,,etje tj ky eshte i fituari me veten dhe ka qetesin e ndergjegjes se tij/saj ne nje shkalle te larte shpirterore..
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Po mos te kisha ndergjegjie do doja me mire te beja padrejtsi sesa tme behej
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Paj si me thene kur e mendon kete fare ceshtje ne hapsire te ngushte edhe edhe i mbuehst mendja njeriut qe me mire do ishte ta duronte nje dreq padrejtesie te vogel se sa ta bente :kafeja:e ku behet njeriu marak per nje padrejtesi te vogel :gjuhe: po qa ti bejme qe padrejtesite jo rralle jane te vogla se ka padrejtesi e padrejtesi :gazet:a per nje gje jam i sigurte se padrejtesia ka te beje edhe me mundesine per te vepruar dhe ne kete drejtim ne Shqiptaret ne pergjithesi ne mos pasje te mundesise per te vepruar e kemi konsideruar padrejtesine mekat :gjuhe: e megjithate ajo qe na duket neve e padrejte per dike eshte e drejte se nuk se ndahet kjo ceshtje me thike :sherrxhi::sherrxhi:

Desha me than edhe nje gja se une jam krenar si pjese e nje populli qe duke mos dashur te beje mekate :gjuhe:eshte tkurrur aq shume sa as lekura e vet si bie tamam :kohe: kemi bere mire apo jo koha ka per tna tregu :kohe:
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

mkan ber padrejtsi, por si bej keq askujt me mir i bej vetes sesa tjerve
 
Titulli: Të të bëhen padrejtësi apo të bësh padrejtësi vet?

Asnjera nuk eshte e mir.Por ti bej dikut padrejtesi asnjher kurr.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top