Të shpëtojmë Kosovën!

Ado

FISEBILIL-LAH
Shirley Cloyes DioGuardi

Liderët politikë të Kosovës dhe organizatat joqeveritare, që sollën mëse 30,000 njerëz në rrugë më 19 nëntor për të protestuar planin “gjashtë pikësh” të OKB-së, duhet të përkrahen nga të gjithë ata që u intereson e ardhmja e Evropës Juglindore. Implementimi i planit gjashtë pikësh – bazuar vetëm në rekomandimet e Beogradit për doganat, kontrollin kufitar, policinë, gjyqësinë, vendet religjioze serbe, dhe vendosjen e EULEX-it në Kosovë - do të cenonte sovranitetin e Kosovës, do të minonte pavarësinë, dhe do të përfundonte shansin për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan për shumë dekada të ardhshme. Kundërshtimi ndaj planit gjashtë pikësh ishte mesazhi i duhur që është dashur të dërgohet tek komuniteti ndërkombëtar. Dhe, le të shpresojmë që nuk është shumë pak shumë vonë.

Korrikun e kaluar, në artikullin tim “Kosova po rrëshqet” kisha thënë se ishte e paqartë se kush ishte në krye të Kosovës, që organizatat ndërkombëtare kishin mandate konfliktuoze ndërmjet tyre, që të gjitha nga to nuk kishin forcën e duhur, dhe që përfundimisht askush nuk ishte në krye të asgjëje. Mandej kisha theksuar po ashtu se Serbia po merrte hapa të rëndësishëm me qeverinë e re qe po i çonte para interesat serbe në skenën e politikës ndërkombëtare. Me ndihmën e Rusisë, Beogradi gati krejtësisht pati sukses në bllokimin e procesit të njohjes së Kosovës, dhe qeveria e Kosovës në vend se t’i merrte gjërat në duart e veta, po përulej para dëshirave të komunitetit ndërkombëtar. Kisha paralajmëruar atëherë që kjo situate po e bënte “mjaft të pamundshme ndonjë përgjigje adekuate ndaj veprimeve serbe për të rrënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës” dhe se derisa kjo gjendje të ndryshonte, Kosova do të mbetej “e pavarur vetëm me emër.”

Që nga atëherë gjërat veç sa janë përkeqësuar. Kosova po bie nga kreu i agjendës politike ndërkombëtare për shkak të krizës ekonomike në perëndim, zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe luftërave që po vazhdojnë në Irak dhe Afganistan. Beogradi ka shfrytëzuar këtë vakum për të minuar vendosmërinë e BE-së për të përkrahur mandatet e parapara me planin e Martti Ahtisaarit, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit, dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vendosmëria e BE-së filloi të shkatërrohet nga frika e vendosjes së EULEX-it nëpër gjithë Kosovën (veçanërisht në veri të lumit Ibër) dhe hakmarrja e mundshme nga Rusia.

Në vend të insistimit për vendosje pa kushte të EULEX-it, siç parashihet në planin e Ahtisaarit për “pavarësinë e mbikëqyrur” të Kosovës, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon iu përgjigj frikës së BE-së dhe presionit të Serbisë. Ai vuri në pah qëllimin e tij për vendosjen e misionit të BE-së nën UNMIK-un. Në tetor, ai bëri thirrje për negociata të reja në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe lansoi planin e tij gjashtë pikësh si bazë e këtyre negociatave, plan ky i cili thirrej në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit (rezolutë kjo që e llogaritë Kosovën si “province” të Serbisë dhe jo si shtet të pavarur). E gjithë kjo është dashur të kuptohet për atë që në të vërtetë është: një strukje i perëndimit tek politikat e para-pavarësisë që i lejojnë Beogradit të ketë fjalën e vet mbi të ardhmen politike dhe ekonomike të Kosovës.

Realitetet shokuese të Planit gjashtëpikësh

Plani gjashtë pikësh sfidon elementet esenciale të një shteti sovran e të pavarur. Ky plan do të vendoste EULEX-in nën OKB-në dhe prani e tij në Kosovë do të ishte “neutrale ndaj statusit.” Në realitet, kjo do t’i kundërvihej pavarësisë së Kosovës dhe do të zgjaste betejën serbe për kthim të Kosovën si province të tyre. Pikat doganore 1 dhe 31 nuk do të ishin nën kontroll të qeverisë së Kosovës e as nuk do të ishin pjesë e buxhetit të konsoliduar të Kosovës. Doganat në veri do të viheshin nën kontrollin e serbëve të Kosovës (dhe përfundimisht Beogradit), dhe të hyrat nga këto pika doganore ekskluzivisht do të përdoreshin nga komunat veriore. Pasi që doganat kontrollojnë rrjedhën e të mirave dhe shërbimeve dhe mbrojtjen e kufijve, kjo do të bënte ndarjen de facto të Mitrovicës një realitet.

Edhe me keq, çdo komunitet me shumicë serbe në Kosovë ka status special nën planin gjashtë pikësh. Kjo nuk përfshinë vetëm komunat e parapara me planin e Ahtisaarit, por edhe enklavat serbe të shpërndara nëpër gjithë Kosovën. Në këtë komunitete, policët serbë nuk do t’i përgjigjeshin Policisë së Kosovë por një polici serb me grade të lartë i cili do t’i raportonte një komisioneri policie të OKB-së. Tutje, gjyqësia do të punonte sipas rregulloreve të UNMIK-ut dhe jo ligjeve të Kosovës, dhe Kisha Ortodokse Serbe e Kosovës do të ishte e lidhur direkt me kishën ne Serbi dhe do t’i jepte llogari qeverisë serbe. Nëse implementohet ky plan, këto pika do të krijonin një sistem paralel të bazuar në ndarje etnike gjë që do të thyente shkrimin dhe kuptimin e planit të Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo do të bënte Kosovën më pak shtet se që ka qenë nën UNMIK-un dhe një shtet më të komplikuar se Bosnja. Marrëveshja e Daytonit e vitit 1995 e ndau Bosnjën në tri territore të veçanta. Ky plan do të hiqte një pjesë të territorit të Kosovës, do të gravuronte pjesën tjetër, duke krijuar kështu një problem madhor. Dhe, brenda natës Kosova do të kthehej në një shtet të dështuar, i paaftë për të përparuar ekonomikisht apo politikisht.

Kosovarët po bartin barrën e dështimit të komunitetit ndërkombëtar për të vendosur EULEX-in. Duke ofruar planin gjashtë pikësh, komuniteti ndërkombëtar do që Serbia të ndihet fitimtare; do që t’u jep shqiptarëve të Kosovës impresionin se ata po përkrahen në mënyrë që të mos ndodhin trazira sociale; dhe do që të thotë se politika e tyre gjeostrategjike e mbrojtjes kinse po funksionon. Arkitekt i kësaj strategjie është përfaqësuesi i lartë i BE-së Javier Solana (i cili është përkrahur shumë nga ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, i cili në cilësinë e tij si kryesues i radhës së BE-së, ka insistuar që Prishtina ta pranojë planin gjatë pikësh). Sikur edhe strategjitë tjera të inspiruara nga Solana në Ballkan, edhe kjo nuk do të funksionojë. Përkundrazi, kjo do të parandalojë të gjithë rajonin nga integrimi në Evropën e bashkuar, dhe bile mund të çojë edhe në konflikt të ri.

Plani i Ahtisaarit është i vdekur, dhe Plani katërpikësh i qeverisë së Kosovës nuk mjafton

Ka ardhur koha të kuptohet se plani i Ahtisaarit ka vdekur; është një shkrim akademik që është i gjallë vetëm në Kushtetutën e Kosovës. Mos të harrojmë se 90 përqind e planit të Ahtisaarit ka të bëjë me serbët. Por, është e pamundur që të realizohet mandati i Ahtisaarit, që u jep serbëve jo vetëm drejta të barabarta, por më shumë të drejta se secilit nga grupet tjera minoritare në Evropë, nëse serbët e Kosovës e kundërshtojnë atë dhe Beogradi vazhdon t’i kontrollojë ata. Andaj, Zyra Civile Ndërkombëtare, që duhet të zbatojë planin e Ahtisaarit, nuk mund të bëjë një gjë të tillë. Liderët serbë të Kosovës veprojnë pa asnjë lloj lidhjeje me qeverinë në Prishtinë. Kjo i bën deklaratat e diplomatëve të SHBA-ve dhe BE-së se ata e përjashtojnë ndarjen e Kosovës vetëm fjalë.

Me rënien e planit të Ahtisaarit, qeveria e Kosovës, që deri më tani ka vepruar retroaktivisht dhe në pajtueshmëri me komunitetin ndërkombëtar, ka rastin për të shpëtuar Kosovën. Kundërshtimi dhe mospranimi I planit gjashtë pikësh të OKB-së dhe propozimi I planit të saj katër pikësh që thërret për vendosje të menjëhershme të EULEX-it në të gjithë Kosovën dhe që afirmon bashkëpunimin e vazhdueshëm të saj me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, është një fillim i mirë, por jo i mjaftueshëm.

Zyrtarët politikë shqiptarë dështuan në kapitalizimin e ndjenjës pro-shqiptare anekënd botës pas luftës, kur paten mundësinë më të madhe për t’iu kundërvënë propagandës serbe, për të shkatërruar strukturat paralele në veri, dhe për të vendosur autoritetin e Prishtinës nëpër gjithë territorin e Kosovës. Nëntë vite pas përfundimit të luftës, euforia fillestare që erdhi si përgjigje ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës qorroi Kosovën para këtij realiteti. Mungesa e iniciativës nga ana e partive politike të Kosovës, që po mërziteshin më shumë për të ardhmet e tyre politike në zgjedhjet e ardhshme, i mundësuan serbëve të konsolidoheshin edhe më shumë.

Hapat e ardhshëm për elitën politike të Kosovës

ثshtë koha që qeveria e Kosovës tani duhet të mos pres më që komuniteti ndërkombëtar të merr timonin por që ajo të merr hapat e duhur, gjë është dashur të bënte menjëherë pas shpalljes zyrtare të pavarësisë më 17 Shkurt. Disa nga këta hapa përfshijnë:

• Zhvillimin e një kampanje të fuqishme të marrëdhënieve publike në bashkëpunim me aleatë që kanë përvojën dhe ekspertizën e duhur anekënd botës. Kampanja duhet të promovojë vlerat shqiptare dhe duhet të kundërshtojë propagandën serbe që paraqet shqiptarët si muslimanë ekstremistë dhe Kosovën si vatër të fundamentalizmit në zemër të Evropës. Kjo kampanjë po ashtu duhet të sfidojë komunitetin ndërkombëtar që po vazhdon të kënaq Serbinë dhe po kapitullon para kërcënimeve të saj. Dhe, duhet të kthejë vëmendjen botërore tek viktimat e pafajshme shqiptare dhe boshnjake të luftërave agresive të Millosheviqit. Kampanja po ashtu duhet të insistojë që pranimi i Serbisë në BE duhet të kushtëzohet me respektimin e sovranitetit të Kosovës nga Serbia dhe me dorëzimin e Ratko Mlladiqit në Tribunalin e Hagës.

• Marrjen e hapave të domosdoshëm për të vënë veriun nën kontrollin e Prishtinës. Thirrja e qeverisë për vendosjen e EULEX-it në partnership me qeverinë e Kosovës, BE-në, dhe SHBA-të ishte hapi i pare në këtë drejtim. Mirëpo, qeveria duhet që të vë rend në kufijtë verior dhe të arrestojë të gjithë kontrabanduesit dhe krerët e strukturave paralele, dhe pastaj t’u ofrojë “karota” atyre që bashkëpunojnë dhe “shkopinj” atyre që rezistojnë.

• Ngritjen e çështjes së abuzimit të të drejtave të njerut nga ana e Beogradit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc. Gjerësa gjithëcka po bëhet për t’I kthyer serbët në Kosovë, asgjë nuk po bëhet për të korrektuar përzënien e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që ndodhi gjatë luftës dhe represionin e vazhdueshëm që ushtrohet ndaj atyre që ende jetojnë atje.

• Thirrjen për të themeluar një universitet shqiptar në Luginën e Preshevës, pasi që tani më veç po ndërtohet një universitet në veri që është një universitet serb.

• Kërkesën që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e Kosovës nëse Beogradi vazhdon të mbajë nën kontroll komunat veriore të Kosovës, Zubin Potokun, Zveçanin, dhe Leposaviqin.

• Thirrjen për zbardhjen e fatit të mëse 2,000 shqiptarëve fati i të cilëve ende nuk dihet që nga lufta.

• Insistimin në riparimin e dëmeve të bëra nga Beogradi. ثshtë shokuese që gjysma e fondit të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore (në vlerë prej mëse 550 milionë euro) do të shkojnë në Serbi. Duhet të ketë përpjekje maksimale për të ngritur çështjen e dëmeve që Serbia i ka shkaktuar Kosovës gjatë dhjetë viteve të okupimit, para se të diskutohet pjesa e fondeve të privatizimit që kinse i takojnë Serbisë.

• Insistimin që as edhe një euro të mos i kalojë Beogradit gjersa Serbia të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

• Marrjen me problemet e dhënies fund korrupsionit përmes sundimit të ligjit. Raporti i Paralajmërimit të Hershëm të UNDP-se dhe USAID-it i Shtatorit 2008 tregon se ka rritje në numrin e respondetëve që janë ballafaquar me zyrtare që kanë “kushtëzuar kryerjen e shërbimeve me marrjen e ryshfetit, dhuratave, apo favoreve tjera.” Investimet e huaja kaq të nevojshme për Kosovën do të vijnë vetëm atëherë kur ka sundim të plotë të ligjit. Gjithashtu, qeveria duhet të marrë nën kontroll ndërmarrjet publike dhe të vendosë në to qeverisje korporative.

• Sfidimin e komunitetit ndërkombëtar që ose të implementojë plotësisht planin e Ahtisaarit ose të zëvendësojë atë me demokraci të bazuar në sistemin një person - një vote dhe ne mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve sipas standardeve të demokracive perëndimore.

• Unifikimin e partive politike në kundërshtim të planit gjashtë pikësh të OKB-së. Mosmarrëveshjet duhet lënë anash në përkrahje të një diplomacie të përbashkët dhe të mobilizmit të qytetarëve për të bërë demostrata paqësore. Nëse bëhet e nevojshme, edhe liderët e tanishëm duhet të japin dorëheqje në shenjë proteste (nëse vije deri aty).

اmimi i mosveprimit për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare

Nuk është koha vetëm për elitën politike kosovare që të marrë një qëndrim proaktiv drejtë të ardhmes së Kosovës, por për të gjithë politikanët shqiptar në Ballkan që të ngrihen ndaj Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar—veçanërisht për ata në Shqipëri, për shkak të statusit të saj si shtet sovran me të gjitha mbrojtjet dhe mundësitë që ky status i sjellë. Fatkeqësisht, Tirana shumicën e kohës ka heshtur para planit gjashtë pikësh. Ndërkohë, politikanët shqiptarë në Maqedoni dhe Mal të Zi janë zënë ndërmjet tyre për çështje politike partiake dhe shumë prej tyre janë blerë nga elita qeverisëse sllave në këtë vende. Shumica e diasporës, që ka qenë kontribuuese e madhe materiale dhe politike, thuajse ka rënë në gjumë tani duke menduar se Kosova është pavarësuar dhe asgjë tjetër nuk nevojitet më, duke qenë politikisht e fragmentuar dhe duke qenë e fokusuar në interesa individuale të lidhura me vendlindjet respektive të tyre në Ballkan.

اmimi i mosveprimit shqiptar ka qenë ringjallja e kontrollit serb mbi jetërat e njerëzve të cilët ka dashur krejtësisht t’i përzë apo eliminojë. Që kur lufta përfundoi nëntë vite më pare, problemi shqiptar në masë të madhe ka qenë problem i marrëdhënieve me publikun të cilit I kanë kontribuar edhe politikanët shqiptarë që kanë dështuar të përgatisin një kampanjë mire të organizuar në emër të viktimave të luftës. Ne nuk mund të harrojmë se ka shumë pak zyrtarë kyç në BE që e dinë fare mirë se çka përjetuan Bosnja dhe Kosova nën Millosheviqin, i cili bëri katër luftëra agresive në Ballkan duke vrarë mëse 300,000 njerëz duke përfshirë edhe 12,000 shqiptarët e Kosovës, dhe duke zhvendosur mëse 4 milionë njerëz. Kur fushata e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë përfundoi në qershor 1999, Beogradi menjëherë filloi një fushatë të marrëdhënieve publike për krijuar një barazim falso në mes kriminelëve dhe viktimave të luftës. Ajo fushatë vazhdoi edhe gjatë gjykimeve në Hagë të Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt. Së fundmi, serbët me sukses arritën t’i paraqesin shqiptarët si një grup njerëzish të korruptuar që nuk e meritojnë shtetin. Të veshur me kostume të shtrenjta, zyrtarët serbë janë paraqitur para komunitetit ndërkombëtar si krishterë dhe ekspertë politikë. Ata kanë për qëllim që të paraqesin Kosovën si një shtet të “muslimanëve të udhëhequr nga kriminelët.” Beogradi do që Kosova të eksplodojë që ai mandej të thotë “e shihni, Kosova është një shtet i dështuar.”

Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të jenë pasivë, veçanërisht para kërcënimit të planit gjashtë pikësh të OKB-së. Politikanë shqiptarë duhet të insistojnë që komuniteti ndërkombëtar të respektojë sovranitetin e Kosovës, të njohë faktin se pas gjenocidit që ka ushtruar mbi shqiptarët Serbia ka humbur çdo të drejtë të intereferojë në punët e Kosovës, dhe të përgatisë një shteg përmes të cilit të gjitha shtetet e Ballkanit që I pranojnë vlerat e BE-se do të mund të bëheshin anëtare të saj. Nëse Kosova ndahet, duhet vënë re se Bashkimi Evropian ka thyer rregullat dhe vlerat e veta, sepse kjo ndarje do të ishte një triumf I dëshirës së Millosheviqit për të krijuar “Serbinë e Madhe” të bazuar në spastrime etnike. Para se kjo të ndodhë, BE duhet të ketë parasysh se ndarja mund të mos përfundojë me veriun. Nëse komuniteti ndërkombëtar dhe shqiptarët nuk e mbrojnë sovranitetin e Kosovës, serbët nga komunat tjera mund të shpërngulën në veri ose marrin kontrollin e Luginës së Preshevës duke përzënë shqiptarët nga shtëpitë e tyre atje.

Mbi të gjitha, ndarja dhe kontrolli i vazhdueshëm i Beogradit mbi të ardhmen e Kosovës do të shqipëronte fundin e një tentimi mëse 100-vjeçar për të sjellë liri dhe drejtësi për shqiptarët ne Ballkan. ثshtë e rëndësishme të rikujtojmë paralajmërimin e Joe Biden të dhënë më 2002, kur kishte thënë se “ne jemi dëshmitarë të zvogëlimit të dritës mbi një vend (Ballkan) për të cilin na janë dashur mëse 500 vjet për të fokusuar atë dritë.” Ai kishte kërkuar nga shqiptarët që të punojnë për të mos lënë fikjen e kësaj drite që vënë në pah padrejtësitë që iu janë bërë atyre dhe të punojnë zellshëm kundër propagandës serbe që i keqprezanton ata. Përndryshe, ai kishte thënë se “botës nuk do t’i interesojë nëse shtatë milionë shqiptarë po persekutohet” dhe se shqiptarët po vazhdojnë të mbesin në histori si figura të shahit që i lëvizin të tjerët.

(Shirley Cloyes DioGuardi është këshilltare për çështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top