Nga: ISIDOR KOTI
Kohë më parë, filozofët kanë arsyetuar se në veprimtarinë e njeriut, nuk janë gjithnjë të përputhura thelbi me shfaqjen. Në këtë përcaktim po gjendet sot në tërësi edhe shoqëria shqiptare, ku fenomeni i të shfaqurit ndryshe nga ç’je, është bërë një sëmundje serioze dhe e gjithëpërhapur, së cilës, vështirë t’i gjendet diagnoza e saktë dhe përballimi i saj. Shumë aktorë publikë, jo vetëm nga politika, e kanë treguar në mënyrë të vazhdueshme veten e tyre se flasin të tjera gjëra nga ato që mendojnë, dhe veprojnë ndryshe nga ajo që dëshirojnë. Ky kontrast brenda një realiteti bardh e zi dhe në konflikt në vetveten, nuk është vetëm problem i një grupi të caktuar njerëzish që e kanë metodë pune, por edhe njerëzit e thjesht po mësohen të veprojnë kështu, me të vetmen arsye, për të mbijetuar. Në këtë mesele, është e vështirë të gjesh të vërtetën, ta dallosh atë nga gënjeshtra, të pretendosh të drejtën dhe vlerat e tjera karakteristike të një shoqërie që përpiqet të marrë rolin e Mitit të Sizifit, të ngrejë një gur që nuk arrin dot kurrë ta çojë në majë dhe detyrimisht rrokulliset drejt pikës së nisjes.
ثshtë për të ardhur keq që shoqëria jonë vazhdon ende të emocionohet nga një pjesë e mirë e njerëzve që kanë targetin publik, të cilët e përdorin në përgjithësi të drejtën e përfaqësimit në funksion të vetvetes dhe jo të interesit të saj. Ata janë përherë në merakun, si të mbajnë, të forcojnë dhe pse jo të ngjitin pozitat e tyre, duke mos u shfaqur në publik thelbi i tyre dhe as thelbi i çështjes së problemit, por vetëm shfaqja si detyrim që buron nga “natyra publike” e rolit që kanë ndërmarrë. Ndryshe nga ç’ndodh në perëndim, trishtohesh që shumë pak shqiptarë kanë qasjen kritike ndaj dinamikës së shfaqjes pa përmbajtje. Asnjë diskurs me ndikim të fort që të adresojë këtë problematikë nuk ofrohet, madje edhe në qarqet akademike ose në media. Kjo ka bërë që, në të shumtën e rasteve, problemet të mos trajtohen siç duhet duke mbetur thjesht në rang konstatimesh dhe kritikash, të cilat me të padrejtë i faturohen në fund popullit, në emër të paaftësisë së tij.
Njerëzit e thjeshtë kanë sensibilitetin social dhe human për të ndjerë atë që po ndodh, por jo gjithmonë kanë mundësinë e interpretimit të teatrit që luhet, të qëndrimit me dy faqe të disa njerëzve me role publike, të shprehur në esencën e parimit, të njeriut që kërkon të fshehë, thelbin njerëzor të deformuar, me shfaqje publike të ndryshuar e të maskuar me gjeste e fjalë. Ka shumë mjete të sofistikuara, që përdoren për të luajtur këtë rol, që nga dyfaqësia, modestia e rreme, shfaqjet populiste e “barazitariste” në publik, fshehja e pronave dhe pasurive, shmangia e kujdesshme e skandaleve, të natyrave abuzive etj. Të gjitha këto bëhen nisur nga parimi se rëndësi ka ruajtja e aparencave, mbrojtja nga ekspozimi, nga zbulimi i “thelbeve” që qëndrojnë të fshehura në shpirtin, mendjen dhe trashësinë e portofolit të tij/saj. Në përpjekjen për të fshehur thelbin, paraqiten dukshëm shfaqjet e shëmtuara të modestisë, që janë të neveritshme, sidomos kur ato luhen keq.
Jo pak herë shumë sjellje të çuditshme të këtij teatri të krijojnë idenë se që të ekzistosh duhet të konformohesh me të, ose të heshtësh, duke aprovuar me zor aktet e tij. Por kjo nuk është as etike dhe as jetike, sepse që të jetosh i lirë, do të thotë të respektosh normat dhe ligjet e përbashkëta dhe jo vullnetet e ngushta dhe të përkohëshme. Kjo ka ndodhur deri tani dhe vazhdon të zgjasë për fat të keq deri në një kohë që ende nuk dihet sa do zgjasë. Qytetarët shqiptarë, ndonëse mes një mijë e një problemeve të panumërta, për të ndryshuar këtë realitet duhet të konfrontohen me të dhe me njerëzit që e menaxhojnë atë, brenda etikës dhe komunikimit civil, duke kërkuar të drejtat e tyre legjitime, pa nguruar dhe pa u lodhur.
Gjithësesi, nuk është kurrë vonë të pretendohet se ka ardhur momenti që t’i jepet një drejtim këtij dualizmi midis thelbit dhe shfaqjes në jetën shqiptare. Në këtë mënyrë do të jetonim brenda një komuniteti social realist dhe brenda një realiteti pragmatist, duke shmangur efektet spekulative dhe jo të vërteta. اjerrja e maskës së shfaqjes dhe transformimi i thelbit do të reduktonte edhe pasojat negative që shoqërojnë përditshmërinë tonë. Por kjo nuk mund të bëhet me skema teorike, por me veprime konkrete, që shteti dhe institucionet e tij të zbatojnë pikë së pari ligjin, përderisa të gjithë janë të barabartë para ligjit, që shoqëria civile të ndihet më shumë me forcën e saj të artikulimit të fenomeneve dhe të japi alternativa për zgjidhjen e tyre, që media të mos jetë një zgjatim hibrid i interesave të atyre që kanë paranë dhe duan t’i shumojnë ato, që zëri i qytetarit të dëgjohet më shumë dhe të futet në krye të axhendës së aktorëve të mësipërm. Mbi të gjitha, nevojitet një vullnet i përbashkët për t’u shkëputur nga instikti i mbijetesës dhe frikës, për të krijuar një mentalitet të ri në mënyrën e të jetuarit, me vlerat që karakterizojnë një jetesë neutrale, ku të gjithë të ndihen të lirë brenda të drejtave që iu jep natyra e demokracisë.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)