Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të risësh djem

Të risësh djem

Nëse do të hedhësh një vështrim krahasues mes vajzave dhe djemve menjëherë të bie në sy ndryshueshmëria në sjellje.

Djemtë rrezikojnë më shumë, përpiqen dhe konkurojnë në shkallë më të lartë. A janë djemtë thjesht djem, apo qëndron një shpjegim shkencor prapa saj? Nëse është e lidhur me shpjegime shkencore, a duhet prindërit që të ndjekin një metodë të re për t’i trajtuar ata?

30 vitet e kaluara studiuesit kanë qenë të mendimit se nuk ka ndryshime ndërmjet vajzave dhe djemve përjashtuar rastet kur ata prezantohen në lidhje me kushtet sociale. Megjithatë kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe prindërit e mësuesit i lejuan djemtë që të loznin me kukulla dhe vajzat me makina dhe aeroplanë. Po rezultati? Ishte një përpjekje për të krijuar një botë të barazisë ndërmjet gjinive.

Në rritjen e djemve duhet të kemi parasysh dy gjëra themelore:

E para djemtë kanë nevojë për disiplinë

E dyta ata duan mundësi për ushtrimin e aktiviteteve fizike

Për sa i përket disiplinës ata duan të njohin se kush është i ngarkuar dhe cilat janë rregullat.

Në mungesë të saj struktura e lëvizjes së testosteronit i orienton djemtë që të vendosin hierarki dhe të përpiqen për të hartuar një paketë rregullash. Në prezencë të strukturës dhe rregullave ata qetësohen dhe bashkëveprojnë efektivisht. Kur bie fjala për një aktivitet fizik, shkalla e lartë e energjisë dhe shpirtit të konkurencës kërkojnë shprehje.

Djemtë kanë aftësi t’i mësojnë konceptet më lehtë nëse i shohin praktikisht, dhe bëjnë aktivitete fizike me trupat e tyre për të shprehur idenë e mësuar. Në këtë mënyrë ata mund të përdorin perceptimet e hemisferës së djathtë, për t’u dhënë kuptim koncepteve që ndodhen në hemisferën e majtë. Këto ndryshime në tru kanë një efekt themelor në zhvillimin dhe kapacitetin e të mësuarit tek fëmija. Në krahasim me vajzat djemtë kanë 6 herë më shumë vështirësi në të mësuar.

Duhet të themi që janë një mori gjërash që mund të bëhen praktikisht për të përmirësuar atmosferën e të mësuarit për djemtë si:
• Shiko për mënyrat që sjellin më shumë energji në klasë.

• Krijoni pak humor dhe lëvizshmëri në klasë( të qenit i qetë dhe i bindur nuk vjen natyrshëm tek djemtë).

• Shkollat duhet të priren të punësojnë më shumë mësues meshkuj, sepse djemtë janë “të uritur”, për inkurajim dhe shembuj demostrimi të një sjellje të mirë nga ana e meshkujve.

Në shëpi…...


Mënyrat më të përshtatshme për të rritur djemtë

Në shtëpi, ashtu si edhe në shkollë djemtë kanë nevojë për ndihmë në procesin e të mësuarit.

Të mësuarit është funksion i trurit dhe për një fëmijë, që ai të thithë informacionin, trurit i duhet që të bëjë katër gjëra: informacioni duhet që të perceptohet dhe të thithet nëpërmjet sistemit ndiesor të trupit, të organizohet që të ketë kuptim; të depozitohet në memorje dhe të përçohet përsëri atje ku është e nevojshme. Nëse ka ndonjë problem në kryerjen e këtij procesi neurologjik, fëmijët shfaqin probleme të të mësuarit. Ndihma profesionale është domosdoshmëri.

Ndërsa përpiqemi që të rrisim djemtë(ndërsa ata sjellin shqetësimi gjatë ecurisë së tyre në shkollë), në radhë të parë ata kanë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tonë.

Të kuptuarit që djemtë mendojnë ndryshe nga vajzat, do të na mundësojë që të bëhemi prindër dhe mësues të mirë.

Duke inkurajuar dhe mbështetur djemtë që të zhvillohen si djem, mund t’i ndihmojmë ata të jenë të lumtur, të aftë dhe me vizionin e njeriut të së ardhmes.

Cdodite​
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back