Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Të rinjtë pranë librit”, projekt për ringjalljen e leximit

“Të rinjtë pranë librit”, projekt për ringjalljen e leximit

Tiranë, 16 Janar, 10:27, NOA - Ministria e Kulturës, organizon "Të rinjtë pranë librit". Ky projekt është përgatitur nga Drejtoria e Politikave Rinore në bashkëpunim me Drejtorinë e Arteve dhe Letrave.

Në agjendën e programit përfshihen takime dhe tryeza të hapura mes gjimnazistëve të gjimnazeve të Tiranës me shkrimtarë dhe studiues e kritikë të njohur letërsisë shqipe. Do të përzgjidhen shkrimtarë të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilët dy herë në javë do të mbajnë një seminar për nxënësit e

shkollave të mesme të Tiranës në mjediset e MTKRS.

Ky program mbahet në kuadër të zbatimit të politikave kulturore të qeverisë, mbështetjes ndaj librit, dhe nxitjes së të rinjve për të qëndruar më pranë botës së letrave.

Takimet e shkrimtarëve me të rinjtë do të ofrojë mundësi të reja për shkëmbim informacioni dhe për krijimin e urave lidhëse midis nxënësve të shkollave të mesme dhe shkrimtarëve të letërsisë shqipe dhe asaj të huaj.

Programi "Të rinjtë pranë Librit " synon ti përcjellë të rinjve mesazhin se vlerat e mirëfillta universale , qëndron te libri dhe se dija është rruga më e shkurtër e integrimit europian të mbarë shoqërisë.

Kjo iniciative do ti shërbeje nxitjes se krijimtarisë tek të rinjtë dhe ndërgjegjësimit të tyre për rëndësinë që ka leximi në botëkuptimin dhe zhvillimin e kulturës individuale. Përmes kësaj mbështetje jemi te bindur se i shërbejmë edukimit kulturor të shoqërisë, nxisim leximin dhe marrëdhëniet me librin duke bërë të mundur integrimin intelektual të individit dhe më pas i tërë shoqërisë.

Finalizimi i projektit do të jetë dhurimi i librave artistik bibliotekave te të gjithë gjimnazeve të Tiranes nga MTKRS.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back