Të ringjallësh të vdekurit”, projekti shokues i shoqërisë amerikane biotech

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 1427629

SHBA – Një grup shkencëtarësh amerikanë, i kanë dhënë jetë një projekti “për të rikthyer në jetë” subjektet klinikisht të vdekur. Duket si një film horror, por në fakt është e vërtetë.

Shoqëria biotech Bioquark, ka marrë aprovimin nga qeveria amerikane, përfshirë dhe mundësinë për të studiuar (me leje speciale të marrë nga familjet) 20 pacientë klinikisht të vdekur, për shkak të një goditjeje cerebrale.

Për t’ia arritur qëllimit, kërkuesit do të përdorin një terapi të përzierë, mes të cilave, rigjenerimin e trurit dhe injektimin e qelizave staminale. Procesi i terapisë, nga stimulimi nervor te injektimi, do të zgjasë disa muaj.

Gjatë kësaj periudhe, subjektet do të monitorohen përmes ekraneve cerebrale për të verifikuar shenjat e një “rigjenerimi” të mundshëm. Në rast të një rezultati pozitiv, truri i individit “të rilindur” do të rinisë nga zero, duke marrë një identitet plotësisht të ri.

Me fjalë të tjera, do të klasifikohet si individi “X” dhe jeta e tij e re do të ketë një fillim që nga ai moment. Një hipotezë, që për momentin është mes më të vlerësuarave.

Studimi do të lejojë marrjen e informacioneve unike mbi gjendjen e vdekshmërisë cerebrale, duke i hapur rrugën terapive të reja për të përballuar gjendje kome dhe vegjetative, si dhe patologji si Parkinsoni dhe Alzheimeri.

“Presim të shohim rezultatet e para në 2-3 muajt e parë”, – thotë doktor Ira Pastor, shefi i “Bioquark”.
(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: Të ringjallësh të vdekurit”, projekti shokues i shoqërisë amerikane biotech

po mosha ajo qe ishte? nese truri nis nga zero ku qendron suksesi ketu?
 
Titulli: Të ringjallësh të vdekurit”, projekti shokues i shoqërisë amerikane biotech

the zombie apocalypse is coming :D
 
Titulli: Të ringjallësh të vdekurit”, projekti shokues i shoqërisë amerikane biotech

Mua kjo me frikeson....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top