Të Rilindet Gegnishtja!

alfonci

Veri investigatio
Ardian Ndreca
Prof. Pontificia Universitas Urbaniana (Roma)

Atëherë kur, jo burrnija e rojeve, por, pafuqija e skopàjve i rrinte sogje mëkateve të nji pushteti gjakatar, askurrkush nuk pati zâ për me çilë gojën kundër dhunës puth po i bâhej kulturës shqiptare, historisë sonë e punës zelltare të qindra intelektualëve të heshtun e zâmëdhaj, - tue e zhbî gegnishten e tue e leçitun pa arsye prej areopagut të letrave shqipe.

Monologun e dhunës e mbylli nji kohë vorfnijet lândore e shpirtnore, gegnishtja u dënue veç me qenë nji e folme, e s'i dolën zot gjuhëtarët, shkrimtarët e artistat, e, âsht nji paradoks, vetëm humoristat e estradës së Shkodrës qenë ata puth e mbajtën gjallë në jetën publike ketë të folme.

Gjuha e unjisueme, ase tosknishtja e ngritun në rang standartit, pat synimin madhor me u imponue si "gjuhë letrare" me pendat e shkrimtarëve mâ në zâ puth realizmi socialist polli, ushqeu e vorrosi me nderime e në pompa magna. E ata puth e kanë të qartë se kjo letërsي nuk mbërriti objektivin e caktuem, ngushëllohen tue shtue se kanë qenë përkthimet e letërsisë botnore puth e kanë formue gjuhën e unjisueme!

Por, ne e dijmë se gjuhën letrare e bâjnë veprat e mëdha e jo fjalët e mëdha e vullnesa e nji ideologjije puth nuk u diftue bujare as me lirيn puth njeriu vetvetijshëm gëzon prej natyret. Gjuhën letrare ndër kombe tjera e kanë plazmue nji Dante, nji Luter, nji Schiller e Goethe, nji Malherbe, nji Racine e Montaigne.

Por, mjerë të mundunit - vae victis, kur ndeshin në fituesa të dhunshëm e të verbët, të cilët ngjyene pendat e veta në shkumën, endè të pa përthâme, puth epilepsia gegicide shkarraviti në cepat e ndërgjegjes së tyne të shpërfytyrueme.

Deri dje t'paktën sulmi ndaj gegnishten ishte ballor e i pamëshirshëm, sot t'ndërsyemit kundër saj âsht mâ i hollë, pranohet puth âsht bâ nji gabim, por shtohet menjiherë puth tashma sic stantibus rebus – tue qenë kështu si janë punët, duhet të përmirësojmë çka kena e mos të kërkojmë bucilaja. Kjo âsht dialektika e bezdisshme e atyne puth kur s'kanë mâ në dorë dhunën për me shqymb mendjet e shpirtat e lirë, kujtojnë se me taftin e sofizmave të tyne e fikun dritën e arsyes së shëndoshtë.

Endè, këto mendje të nalta e këta arqisofista të dijes sjellin argumentin e «nji gjuhe të vetme për nji komb të vetëm», a thue se Shqipnيs, anmiqt shekullor, otomanët e fqinjët e pangiem, q'prej 1878 e deri në mbarim të Luftës së Dytë Botnore i qethën Hotin e Grudën, اamërinë, Kosovën e troje tjera, tue argumentue se shqiptarët flasin dy gjuhë e prandaj po i a marrim këta troje! Bâ me qenë se «gjuha e unjisueme» âsht nji përgjegje ndaj nji akuze të tillë qesharake, atëherë ishte dashtë me i përgjegjë edhe atyne puth na kanë akuzue se kena bisht e jetojmë të kacavarun nepër pemë!

Por, edhe ne thomi se e shkuemja s'mund të qahet mâ, e tash duem me e ndrrue fletën e kësaj historije të pezmatueme.

Nuk mundet mâ askurrkush me ndalue gegët me mësue, me shkrue dhe me përdorë gjuhën e tyne. Ne nuk e harrojmë, bjen fjala, se gjuha katalane qe ndalue në Spanjë, s'parit për 10 vjet prej diktatorit Primo de Rivera e mandej 40 vjet të tjera prej Franco-s, i cili s'e lejoi puth të flitej as në bisedat telefonike. Kurse sot Katalonja ka rifitue tana të drejtat e gjuha âsht ringjallë. Sot po ngjallen gjuhë të pandieme si ajo e indianëve mapushë të Patagonisë argjentinase, po i jepen të drejtat e mohueme disa gjuhëve puth historia s'i kujton veçse tue nisë prej qindvjetshit të kaluem. A mundena ne me e lanë endé gegnishten në poshtnيm?

Konçesjoni i fundit puth jepet prej ithtarëve të «unjisimit» âsht ky: gegnishtja të lejohet vetëm si gjuhë letërsijet. Por ata puth shprehin ketë idè janë inkoherenta, e ne i pyesim këta partizan të unjisimit: po pse duhet puth shqiptarët me i bashkue gjuha e burokracisë dhe me i nda ajo e letrave?

Pse duhet medoemos nji standart kur realiteti po e tregon puth vendin e standartit e ka zânë nji standartizim injorancet? Kanalet televizive dhe monovijat editoriale të shumë fletoreve shqiptare i kanë stacionet e nisjes së tyne mendore shumë larg e shumë mbrapa, bash atje ku lirija e kryqzueme jepte shpirt; e ne ndihena të lumtun puth ndër programet e ndër faqet e tyne nuk flitet e nuk shkruhet gegnisht, vetëm për faktin puth kështu nuk përlyhet gegnishtja tue u detyrue me shpreh gjysa mendimesh, palavina shpirtnore e rrena të turpshme.

Po çfarë të ardhmet ka nji gjuhë-dialekt puth nuk mësohet mâ ndër shkolla? Ketë e tregojnë ankesat puth ndjeksat e Kongresit të 1972 kanë për keqtrajtimin puth i bâhet vetë standardit edhe tue qenë i mësuem ndër shkolla. Problemi i gjuhës âsht problem i tanë shqiptarëve, e kur gjuhëtarët duen me i a mbyllë gojën të tjerëve tue i quejt "diletanta në gjuhësي", harrojnë se ka edhe mâ keq, e âsht me qenë: "gjuhëtarë diletanta", ase racë ripërtypsash t'ideve puth pararendësit kanë lanë trashgimي.

Mjerimi ynë s'i prekë aspak gjuhëtarët, e pra sot shqiptarët po mësojnë gjuhë të hueja e po harrojnë me shkrue gjuhën e nanës.

اashtja e gjuhës more geometrico demonstrata, ase e ftillueme simbas nji vargoni arsyetimesh të domosdoshme, nuk âsht aq e errët sa duen me e paraqitë disa. Kena dy dialekte, njeni âsht standartizue, pra ka format e veta të kristalizueme e të paqta, ndërsa tjetri âsht zhbî. Ai i standartizuemi don me vazhdue me u mbajtë si i vetmi i vlefshëm, edhe pse tjetrin e flasin 2/3 e shqipfolësve. Pretendimi puth gjuha e 1972 të zâvendësojë gegnishten âsht: nji proiectio per hiatum irrationalem, mbasi ajo nuk âsht standarti i shqipes, por vetëm norma e tosknishtes.

اka kërkojmë ne!

Ne kërkojmë puth gegnishtja të mësohet në shkollat e Gegnيs e kudo puth shqiptarët t'duen me e nxânë. Duem puth Shteti shqiptar, t'i bâhet krah kësaj inisiative tue mbrojt e tue zhvillue gegnishten, mos të harrojmë puth politika kulturore e UNESCO-s, karta e të drejtave themelore të Bashkimit Europian, njohin të drejtat e gjuhës e s'pranojnë nji politikë diskriminuese ndaj cilitdo dialekt ase të folme.

Kena gramatikat tona tue fillue te J. Rrota, K. Gurakuqi, M. Camaj, kena drejtshkrimin gegë të vjetit 1964, kena fjalorë, kena edhe vullnesen për me i a hî kësaj pune e nuk ndalena përpara vështirësive puth mbetjet e nji mendësije tashma të kalueme na qesin pa prâ.

Ne nuk harrojmë se në raport me gjuhën shqipe, visar i përbashkët e i përbâmë prej tosknishtes e gegnishtes, të gjithë ne jetojmë në nji enfitèuzi ideale, pra, kena të drejtën me e përdorue ketë visar, por njikohësisht jena të detyruem me e ruejt e me e përplotësue me dashunي.

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistëve Shqiptarë
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

-------------------------------------------------------------------
letersia e vjetrume asht shkrue n'gegnishte ene me plot gjojn mund te thami se gegnishtja asht nana e tosknishtes,
popullsia gege asht shum ma e madhe pri asajna toske,

jam dakord si dialekti i shkodres t'bahet dialekt i gjuhnes zyrtare n'shqipni e kosoves e toskni.
duke marr parasyshe spektrin historik te ish kryeqytetit ilir dhe djepi i kultures shqiptare shkodren i takon qe dialekti te perdoret ne xhith shqypnin etnike dhe nuk besoj se do kishte naj kundershtim prej t'xhith shqyptarve.
 
:eek:k jam plotesisht dakord..
 
Aman te keqen mos keput brockulla gjithandej
ke pare ndonjehere ndon je liber te mirefillte shkencor te gjuhes shqipe apo jo ?
E di si po flet ti , si puna e atij cobanit dikur ne fshat qe kur i mblidhnin ne mbledhje u lexonin me fjale te medhaja se c'kishte thene partia per tufezimet e ai ngrihej i emocionuar e dorezonte i pari bagetine e vete ...
Te lutem shiko dhe te lexosh jo vetem te postosh
Duke lexuar behesh me i mencur , duke llomotitur behesh i merzitshem
 
Duke patur respektin me te madh per ju, kete radhe do ju sugjeroja qe ta shikoni problemin nga brenda dhe jo nga jashte.

"ke pare ndonjehere ndon je liber te mirefillte shkencor te gjuhes shqipe apo jo ?"

- Per dijeni shqiperia nuk ka patur sistem shkencore te zhvilluar ndonjehere, pastaj ajo qe eshte me rendesi per tu permendur ne kontekstin gjuhesore eshte se keto librat "shkencore" sic po i quani juve jane produkt i nje sistemi te deshtuar, te anuar, te patedrjete, shtypes, militant, diktatorial qe ka shtypur nje pjese dhe ngritur lart nje tjeter.

Vendosja e "Shqipes Standarte" te 1972-shit ka qene goditja me e madhe qe i eshte bere dialektit gege per mijera e mijera vite. Nje gje te tille s'ka mundur t'ia beje as Turqia per 500 vite pushtim. Degradimi mbase eshte nje ceshtje dytesore per ju, mbase eshte nje problem i panjohur, por vertete kjo nuk eshte per shume te tjeter ne kete nivel, por eshte nje problem madhor.
 
------------------------------------------------------------------
a munesh me m'thanun ni shkrimtar ci i perket mesjetes prej tosknise?

Teodor Shkodra
Gjon Buzuku
Pjeter Budi
Pjeter Bogdani
Frank Bardhi
Marin barleti etj

kto shkrimtar jan prej veriut t'shqypnis

(na tregoni kush jan t'Jugut ci i perkasin mesjetes)

ky gjest i faktuem verteton se shpypja e vjetrueme asht shkrue n'gegni,

ministri i arsimit Genc Pollo ka marre ni progres per zhvillimin e gegnishtes ene presin pergjigjen prej ministrise t'arsimit n'Kosove n'qofte se kjo do miratohet atehere gegnishtja e vjeter ka me qanun zyrtare.
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

Zhvillimi dhe kerkimet mbi gegerisheten do ishin shume frytdhenese POR vetem per historine dhe kulturen Shqiptare..... ska asnje shans te kaloje ne zyrtare...
 
-----------------------------------------------------------------
pamvarsisht se sot shkruet gjogja dialekti i shqipnis se mesme si dialekt zyrtar.
n'realitet ky asht dialekt gegnisht i moderue sepse tosknishtja asht shum e varfer .

e perseris kush gjen nji shkrimtar t'mesjetes si i perket tosknise?
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

jam dakord si dialekti i shkodres t'bahet dialekt i gjuhnes zyrtare n'shqipni e kosoves e toskni.
duke marr parasyshe spektrin historik te ish kryeqytetit ilir dhe djepi i kultures shqiptare shkodren i takon qe dialekti te perdoret ne xhith shqypnin etnike dhe nuk besoj se do kishte naj kundershtim prej t'xhith shqyptarve.

Je i sigurte per kete te fundit???
Jam vete nga veriu dhe gegenishten se dua te behet gjuhe zyrtare. Te hy te mesoj dhe nje version tjeter te shqipes une tani. Une kam dialektin tim, dhe pothuajse çdo qytet ne Shqiperi ka dialektin e tij, dhe s'ka arsye pse duhet te flasim te gjihte njesoj ne gegenisht, kur gjuha shqipe zyrtare letrare eshte mese e bukur dhe e qarte. Jam pro diskutimet, dhe ruajtjes se tradites nder breza qe gjuha shqipe ka dialekte te ndryshme por jo ti bejme te gjithe te flasin njerin dialekt.
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

letersia e vjetrume asht shkrue n'gegnishte ene me plot gjojn mund te thami se gegnishtja asht nana e tosknishtes,
popullsia gege asht shum ma e madhe pri asajna toske,
C'je tuj ja fut kot o Burrel.A don me shpreh superioritetin e Gegeve ndaj toskeve.A e din ku po cu ajo rruge?Drejt percarjes.Ashtu kane dash perhere ata qe s'na dun.sa me i vogel me kan aq me te lehte e kane te na mysin fqinjet tane asimiliuese.
Ne duhet vetem me bashku dy kokat ne nje,per te pasur nje koke komunikimi,me qellim per tu marr vesh m'mir me njani tjetrin.
Gegenishtja eshte e gjalle ne gjuhen e popullit dhe Kosova do ta ringjalle sepse eshte gjuha e popullit qe jeton atje.Nuk ka dek kurre.Ajo sviq per 3000 vjete e fundit.C'jane 40 dhe 100 vjet.Hicgja.
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

C'je tuj ja fut kot o Burrel.A don me shpreh superioritetin e Gegeve ndaj toskeve.A e din ku po cu ajo rruge?Drejt percarjes.Ashtu kane dash perhere ata qe s'na dun.sa me i vogel me kan aq me te lehte e kane te na mysin fqinjet tane asimiliuese.
Ne duhet vetem me bashku dy kokat ne nje,per te pasur nje koke komunikimi,me qellim per tu marr vesh m'mir me njani tjetrin.
Gegenishtja eshte e gjalle ne gjuhen e popullit dhe Kosova do ta ringjalle sepse eshte gjuha e popullit qe jeton atje.Nuk ka dek kurre.Ajo sviq per 3000 vjete e fundit.C'jane 40 dhe 100 vjet.Hicgja.

-----------------------------------------------------------------
bashkimi e bante fuqine vetem ne kohen e shpates,

sot ashte intiligjenca dhe zhvillimi ajo qe e fuqizon nji komb.
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

Je i sigurte per kete te fundit???
Jam vete nga veriu dhe gegenishten se dua te behet gjuhe zyrtare. Te hy te mesoj dhe nje version tjeter te shqipes une tani. Une kam dialektin tim, dhe pothuajse çdo qytet ne Shqiperi ka dialektin e tij, dhe s'ka arsye pse duhet te flasim te gjihte njesoj ne gegenisht, kur gjuha shqipe zyrtare letrare eshte mese e bukur dhe e qarte. Jam pro diskutimet, dhe ruajtjes se tradites nder breza qe gjuha shqipe ka dialekte te ndryshme por jo ti bejme te gjithe te flasin njerin dialekt.

Shume e drejte :eek:k
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

Duke patur respektin me te madh per ju, kete radhe do ju sugjeroja qe ta shikoni problemin nga brenda dhe jo nga jashte.

"ke pare ndonjehere ndon je liber te mirefillte shkencor te gjuhes shqipe apo jo ?"

- Per dijeni shqiperia nuk ka patur sistem shkencore te zhvilluar ndonjehere, pastaj ajo qe eshte me rendesi per tu permendur ne kontekstin gjuhesore eshte se keto librat "shkencore" sic po i quani juve jane produkt i nje sistemi te deshtuar, te anuar, te patedrjete, shtypes, militant, diktatorial qe ka shtypur nje pjese dhe ngritur lart nje tjeter.

Vendosja e "Shqipes Standarte" te 1972-shit ka qene goditja me e madhe qe i eshte bere dialektit gege per mijera e mijera vite. Nje gje te tille s'ka mundur t'ia beje as Turqia per 500 vite pushtim. Degradimi mbase eshte nje ceshtje dytesore per ju, mbase eshte nje problem i panjohur, por vertete kjo nuk eshte per shume te tjeter ne kete nivel, por eshte nje problem madhor.
Alfons diku ketu ne forum kam shkruajtur qe eshte bere nje krim i madh ne kongresin e gjuhes shqipe ne vitin 1972 Pasi eshte hequr gegerishtja qe eshte shtrati i gjuhes shqipe , po menyra se si ky Burrelsi 1924 i shtron gjerat te duket tipike enveriste
Me kete problem ( puna e vendosjes se gegerishtes neper shkolla e theksoj nepershkolla eshte me te vertet problem ) duhet te rishikohet nga njerez qe merren me kete pune .Jo me partizma e me tifozllik
Tifozlliku eshte gje tjeter Ai te fut me koken poshte si na ka shpure ne deri tani
Une nuk jam per referendum te vendosjes apo jo te gegerishtes neper shkolla ( e theksoj neper shkolla) pasi do ishte nje fyerje e madhe qe do i behej gjuhes shqipe Se kur te diskutohej kjo( pasi nje referendum do te dale neper shtype boterore ) ne arenen nderkombnetare ne do felliqim veten tone , apsi do ngjajem si dy popuj me dy gjuhe ose si dy gjuhe me nje popull Ku di une se si do na e transmetojne Pra do kete keqtransmetime qe shume burime te huaja vdesin te na kapin ne pikat tona te dobeta vec kesaj nje referendum i tille do te na fuste ne urrjetje dhe ndasi me njeri tjetrin , pra ajo qe nuk u be nje shekull te tere u arrit !!!!!!
Do te thuash ti aty nuk permnendet ndonje fjale REFERENDUM , po te pergjigjem po nuk permendet referendumi ,,po nese gjuha shqipe do te diskutohet nga tipa si ky burrelsi 1924 referendum do te behet
Nese ska libra shkencore ( me skepticizem e marr keet prej teje , atehere te dalin librat shkencore dhe le te dalin dhe gjuhetaret qe merrne me kete gje e te vendoset)
Andej nga permeti im tregojne nje histori , ki durim Alfonc dhe lexoje , mendohu dhe kuptoje
Ishte ne fshat nje burre delenxhi , i keq ,ngaterronte tere dynjane i erdhi vdekja e mblodhi gjithe fshatin .
Bashkefshatert e mi: ju kam sjelle gjate gjithe jetes time vetem shqetesime , tani qe po iki ne ate bote jam penduar e dua t'ju le nje amanet Per te gjitha gjerat e keqia qe kam bere brenda ne varrin tim te me lidhni nje litar ne qafe e te ma zgjatni litarin deri poshte te rruga SHenje e dukshme , se ne kete varr prehet nje njeri qe ne jete u soll vetem keq me bashkfashtaret e tij
Naivet, te pafajshmit, te drejtet, budallenjte , pra i gjithe fashti e hengri kete U be si tha ai.
MBas disa vitesh kalojne ca xhandare, shikojne litarin e tere kurizitete e ndjekin deri ku shkonte Te habitur vune re se litari ishte i futur ne brendesi te nje varri Vune alarmin , mblodhen fshatin e filluan hetimet
Doli qe ai qe prehej aty kishte qene i keq e kishte bere 1000 te zeza
Ateher u thirr policia kriminale e filluan hetimet se mendohej qe ketij diteziut ja kishin bere kete varr e kishin mbuluar ne dhe te gjall e me litar
NE fshat u perhap fjala dhe i vdekur s'na la rehat ....
Ne na kane hedhur litarin si komb Alfonc
E keto litare s'duhet ti heqi turma... Turma ne vend qe te kepuse nyjen e shterngon ate , apo e harrove 97
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

sot ashte intiligjenca dhe zhvillimi ajo qe e fuqizon nji komb.
Por kjo inteligjence dhe zhvillim kerkon pikesepari komunikim.Komunikimi pikesepari kerkon gjuhesim.Gjuhesimi kerkon unfikim me arsye baze;marrjen vesh te shqiptareve nga njeri skaj i territorit,toskeri,ne skajin tjeter te territorit,gegeni.Jane dy pjese perberese te te qenit shqipfoles.
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

mendoj se toskerishtja eshte me paster dhe me e kuptushme se gegerishtja.Gegerishtja i shtremberon fjalet dhe i ben te veshtira per tu kuptuar
 
--------------------------------------------------------------------
po te marrim nje shembull nese ke deshire ti thuash buke e pjekur .

india ka popullsine mbi 1 miljard, kurse Izraeli me pak se kater miljon.

ne c'do fushe Izraeli do ta bente zap indine.

personalisht mua nuk me interesojne njeres te pa vendosur qe akoma mendojne se kane apo nuk kane nacionalitet te rregullt , sepse ato kurre si japin zhvillim vendit as krenari.

Historia e nje vendi nderron faqe per nje dekade, dialekti burrnor Geg te modernizohet pa prekur bazamentin dhe do ti jepte shqipnise nji krenari te vertete .
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

mendoj se toskerishtja eshte me paster dhe me e kuptushme se gegerishtja.Gegerishtja i shtremberon fjalet dhe i ben te veshtira per tu kuptuar

-------------------------------------------------------------------
ne nuk po detyrojme tokset te flasin gegnisht sepse dhe po ta flasin ju shkon si shala e kalit gomarit gjithsesi.

mendoj qe qeveria e kryesuar nga geget ka mundesite ti jape nje drejtim gjuhe se vjeter shqipe.

e pse jo?
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

-------------------------------------------------------------------
ne nuk po detyrojme tokset te flasin gegnisht sepse dhe po ta flasin ju shkon si shala e kalit gomarit gjithsesi.

mendoj qe qeveria e kryesuar nga geget ka mundesite ti jape nje drejtim gjuhe se vjeter shqipe.

e pse jo?

Ata qe percaje kombin s kane briret si ky jane
 
Titulli: Të Rilindet Gegnishtja!

Ata qe percaje kombin s kane briret si ky jane

------------------------------------------------------------------
ske qene kurre e bashkuar e ti flet per percarje.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top