Të papunë, çifti ushqehet në supermarket dhe vjedh veshje për vajzën 4 muajshe

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Bebi1.jpg


Merate, 26 prill 2012, NOA- Me probleme me punën burri, e papunë ajo dhe me një vajzë 4 muajshe për tu mbajtur.

اifti i të rinjve shqiptarë emigrantë në Itali nuk kishin as paratë për të veshur të voglën e tyre dhe kanë jetuar prej kohësh duke ngrënë dhe ushqyer të bijën nga raftet e supermarketit pa kaluar në kasë për të paguar faturën.

Por gjestet e shqiptarëve fillimisht u toleruan, por kur në këto supermarkete ushqyerja e tyre po bëhej traditë u njoftua policia.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, në këtë ngjarje u përfshinë burri 30 vjeç dhe gruaja 20 vjeç dhe bashkë me ta edhe fqinja e shtëpisë 50 vjeç.

Ngjarja në fjalë u regjistrua në qendrën tregtare Auchan në Merate.

Dy bashkëshortët me origjinë shqiptare dhe me banim prej kohësh në Villa d'Adda, pa asnjë të ardhur si rrjedhojë e krizës që po kalon zona vodhën rroba për të veshur të miturën, këpucë, veshje të brendshme dhe nga një bluzë të ngrohtë për vete.

Për të eliminuar ndezjen e sinjalit me pincë dhe kaçavidë babai i vogëlushes hiqte etiketat që ndiznin alarmin nga produktet që vidhnin.

Në ndihmë të tyre çifti i shqiptarëve merrte edhe një fqinje 50 vjeçare e cila hiqej si gjyshja e vogëlushes dhe si rrjedhojë e vështirësisë ekonomike ushqeheshin në supermarket të tre.

Duke parë situatën e vështirë të çiftit shqiptar por edhe të gruas dhe dobësisë së fëmijës, çifti i dëshpëruar që vidhte për mbijetesë u procedua në gjendje të lirë.

NOA
 
Back
Top