Të paktën njoftoni babanë e vajzës

LeVoyageur

Once upon a time...
Koloreto Cukali

Para pak javësh, në një orë fare të vonë, në Zonën e Lirë të Arian اanit u zhvillua një nga debatet më interesante që mund të kem pasur rastin të shoh aty. Diskutohej nëse është kthyer “modelingu” në një aferë prostitucioni e klasit të lartë. Pa dhënë emra e raste, të ftuarit treguan se kishin dijeni për faktin se shumë “modele” në kompani ose spektakle të caktuara në të vërtetë përdoreshin nga organizatorët si “qerasje” për sponsorët e ndryshëm. Në atë debat dikush mbronte idenë që këto janë raste shumë të rralla, dikush që janë të rëndomta. Por si qendron e vërteta?

Vajzat

Ka më shumë vajza sot që duan të bëhen modele (dhe të famshme) sesa ka vajza që duan të bëhen mjeke, mësuese, piktore, etnografe, të marra sa bashku. Arsyet janë të shumta. Sistemi nuk promovon punën, studimin, karrierën profesionale. Sistemi na bombardon me mesazhe modelesh që janë të suksessëshme sepse “dinë të ecin” (?). Në të vërtetë, modelet kanë vetëm një vlerë, janë të bukura. ثshtë komode pra, të bëhesh i pasur (kështu kujtojnë) dhe i famshëm (tepër relative) pa punuar, thjesht duke ecur e duke treguar këmbët e gjata. Por, sidomos Shqipëria nuk është vendi për modele.

Modelet

E pra, Shqipëria ka më shumë vende pune për mjeke sesa për modele. Për një arsye të thjeshtë, ne nuk kemi industri mode. Po të hapësh TV, reklamat kryesore janë të operatorëve telefonikë, një pjesë janë të huaja e të dubluara, të tjerat janë aq pak e aq bazike sa mund të mos quhen fare “biznes reklamash”. Ata që punojnë në fushën e marketingut e dinë sesa pak kërkesa ka, sa pak paguhesh, sa e varfër është bota e reklamave, dhe “modelet” jo rrallë përfundojnë duke shpërndarë fletushka rrugëve. Ndaj gënjeshtra për një botë aktive modelingu është e pakapërdishme. Të vetmit që e hanë, janë kryesisht prindërit, por dhe vajzat e vogla e papërvojë që nuk dinë gjë nga jeta.

Babai i vajzës

“Sa shumë po lodhet ky baba për ta bërë vajzën prostitutë” është batuta e një punonjësi në një TV, teksa shihte babain që rendte lart e poshtë për ta bërë vajzën modele, kap këtë e kap atë, hyj mik këtu e hyk mik atje. Kjo batutë fsheh një realitet të ndyrë. Baballarët nuk dinë. Nuk dinë se ç’ndodh. Duan që vajza të ecë para në jetë, por në një fushë që ata nuk ia kanë haberin sesi funksionon. E pra, modelingu është prostitucion hi class dhe në botë.

Fashion TV

Modeli më flagrant i prostitucionit të një niveli të lartë është Fashion TV. Yachtet e FTV që promovohen rëndshëm e ku zhvillohen party-t e famshme e ku ka vetëm femra të bukura, nuk janë gjë tejtër vetëm një vitrinë super-luksoze, ku milionerë të privilegjuar vijnë për të zgjedhur “modelet” e ardhëshme. E vetmja mënyrë për ët mbijetuar për shumicën e vajzave të modelingut botëror është të krijojnë lidhje seksi me sheikë e pasanikë me shpresën që diku mund t’u hapet një rrugë. Ato vajza presin një “projekt” si këmbim.

Jo se bota e modës nuk ka nevojë për modele të mira e të bukura. Por, rruga për atje është e shtruar me kompromise erotike. Meshkujt e femra që arrijnë të dalin në ndonjë reklamë të famshme e dinë se çfarë kanë paguar për të hyrë aty. Jo se kam gjë kundër. Ky është një biznes botëror sheikësh. Por, të paktën njoftoni të atin e vajzës.
dita
 
Titulli: Të paktën njoftoni babanë e vajzës

Nje nder analizat me te sakta qe kam lexuar keto kohe ne forum ne lidhje me kete drejtim.
Dhe ato qe pushtojne pasarlelat e botes,eshte nje e vertete qe deri sa arrijne aty ato kalojn shume peripeci e kompromise erotike,packa qe eshte nje zgjedhje e tyre dhe askush nuk i detyron me zor.
Pastaj ato qe filtrohen pra pervec bukursi kan e zgjuarsin prefesionalizmin per te qendruar forte ne boten e modes,behen kreditoret zgjedhse ndaj te tjerve,por ama nuk jan me shumic as ne glob fashion e marre kjo ne tersi ne boten e modes.
Modelet shpesh jan karamele me shije per sponsorizuesit ose per te rritur llogarit e tyre private bankare brenda nje nate.
Tani sa here e bejne kete lloj llogaria eshte dicka qe hyn ne llogarit e mendimet personale te cdo vajze modele.
Ne Shqiperi duke qen qe parametrat e modes jan shume ulet shume per toke,rrezik duhet te shkosh dhe me njerez te rendomt fare per te kaluar shkallet.
Ka dhe perjashtime por tersia ngelet nje rruge e piset,te pakten fillimisht.
 
Titulli: Të paktën njoftoni babanë e vajzës

Alo Babi ...jam coloreto, kujdes se goca po te perdoret seksualisht

ja e njoftuam edhe???
 
Back
Top