Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të njohësh vetën që të kuptosh të tjerët

Të njohësh vetën që të kuptosh të tjerët​

Sot më shumë se kurrë është e nevojshme që njeriu të njohë veten, pasi që duket që njeriu i sotëm është më i prirur të njohë gjithësinë-planetët, trupat qiellorë, teknologjinë. Gjërat që janë jashtë tij, gjërat e një bote komplekse, sesa njohjen e unit të vet....​



Të njohësh vetën që të kuptosh të tjerët




Shkruan: Kaltrina GJOCAJ, Psikologe…
Sot më shumë se kurrë është e nevojshme që njeriu të njohë veten, pasi që duket që njeriu i sotëm është më i prirur të njohë gjithësinë-planetët, trupat qiellorë, teknologjinë. Gjërat që janë jashtë tij, gjërat e një bote komplekse, sesa njohjen e unit të vet.
Kjo ka bërë që ai të mbesë skllavë në rrjetën e merimangës së botës dinamike, që rrotullohet vetëm brenda saj, dhe që nuk e lejon njeriun t’i kushtojë rëndësi njohjes së vetes, edhe pse kjo e fundit është më e rëndësishme.

”Njihe veten tënde” është një porosi të cilën e gjejmë edhe në shkrimet e Sokratit. Një porosi e këshillë që filozofi ia sugjeron njeriut. Njohja e vetes, është një art që kërkon kohë dhe angazhim.
Kuptohet: njeriu nuk mund të thotë për një kohë të shkurtër se unë kam arritur të njoh veten. Ky është një mashtrim që njeriu ia bënë vetes pasiqë njohja e vetes është një proces i vazhdueshëm, ngase njeriu nuk është qenie statike, por është një qenie e ndryeshueshme që do të thotë se ai dhe sjelljet e tij mund të ndryshojnë vazhdimisht.

Njohja e vetes, është një art më vete, e siç e dimë për të krijuar një art të mirë kërkohet kohë, vullnet, angazhim e gjithashtu edhe mjete ose ngjyra. Kështu ndodh edhe me njohjen e vetes. Kjo nuk mund të arrihet për një kohë të shkurtër, e nuk mund ta bëjmë vetëm pa përfshirë tjetrin.

Satri ka thënë: “Ti ekziston se pse ekziston tjetri”. Gjithashtu, për të njohur më mirë dhe për të kuptuar se kush jemi kërkohet t’i tregojmë vetes historinë tonë.

Ajo nuk arrihet vetëm duke lexuar libra psikologjikë, filozofikë, por duke e lejuar veten që të ndihmohemi nga të tjerët e pse jo, edhe nga ata që janë kompetentë në këtë aspekt.

Njeriu, sado që të mundohet ta njohë veten e tij, ajo mbetet e panjohur për të. Erich Fromm thotë: “ Njeriu ka për detyrë ta njohë veten e ta kërkojë të vërtetën, ai nuk mund të mbesë human në qoftë se nuk ia arrin kësaj detyre”. Pra, kërkohet që ai të jetë në gjendje të dallojë të mirën dhe të keqen, të mësojë të dëgjojë zërin e ndërgjegjes, zërin e brendshëm dhe të jetë i aftë që ta ndjekë këtë zë të brendshëm të zemrës së tij.

Sipas psikologut Sigmund Freud, shkaku i madh i sëmundjeve të shumta psikologjike, është mosnjohja e vetvetes ose frika e njohjes së vetes, njohjes së emocioneve, impulseve, kujtimeve, aftësive e mundësive.

Njohja e vetes, ka të bëjë me marrjen parasysh jo vetëm të anës më të mirë të vetvetes por edhe me anën e kufizimeve. E rëndësishme është që të dimë ta pranojmë veten tërësisht, dhe jo të kërkojmë një përforcim të jashtëm apo të vendosim disa maska sipas rasteve, për të zbukuruar apo për të fshehur atë që është në realitet.

Njohja e vetes, nuk funksionon duke u nisur vetëm nga mendja, por kërkohet përfshirja totale e saj: mendja, shpirti, trupi. Kjo është një detyrë thelbësore e ekzistencës njerëzore, gjë që fitohet duke u shfaqur për atë që ndjejmë e për atë që jemi e jo për atë që kemi.

Çka do të thotë është e nevojshme të bëhet një vlerësim i drejtë i asaj se kush jemi në të vërtetë. E kjo varet nga gjendja jonë e brendshme apo nga vlerësimi që ne i bëjmë vetës.Për çdo njeri kërkohet të jetë vetvetja dhe të gjejë në vetvete atë që ka më të mirë e më të rëndësishme.

Papa Gjon Pali II në vitin 2000 ju drejtua të rinjve duke iu thënë: Nëse do të jeni ata që kërkohet të jeni do ta ndizni botën flakë. Kështu që nëse njeriu është ose angazhohet të jete ai që duhet të jetë, jeta, e marrëdhëniet me tjetrin do të jenë ndryshe. Të njohim veten tonë si vazhdimësi, që ka të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen, dhe ta shikojmë veten tonë si qenie individuale të veçantë dhe të ndryshme, pra si një qenie e mrekullueshme. Interesimi dhe nevoja e njohjes së vetes është aq e vjetër sa vetë njeriu.

Njohja e vetes është e nevojshme, pasi askush nuk mund ta njohë njeriun më mirë së vetja e tij. Ai, nga të tjerët njihet përmes sjelljes, qëndrimeve por është shumë e vështirë të njihet gjendja e tij e brendshme, madje atë pjesë të errët që njeriu nuk e shfaq asnjëherë mundohet ta maskojë edhe pse e njeh mirë.

Njeriu e njeh veten, jo vetëm duke shikuar brenda saj, por edhe nga mënyra se si e shikojnë të tjerët, e kështu njeriu mund të krijojë atë njohjen më të thellë . Mosnjohja e vetes ose e unit personal dhe aq me tepër injorimi i tij , herët a vonë e fut njeriun në një qorrsokak emocional.

Njeriu, duhet të punojë për të njohur veten. Ai që ka punuar për të njohur veten, dhe që e ka mbërritur këtë nivel, ka kaq shumë për të thënë saqë nganjëherë duket pothuajse si një racë e ndryshme e qenies njerëzore.

Ai që angazhohet, në njohjen e vetes është një njeri që ka raporte të mira me veten, është ai që i jep më shumë rëndësi vlerave të brendshme shpirtërore e intelektuale dhe jo paraqitjes së jashtme, është ai që di ta respektojë dhe ta pranojë tjetrin ashtu si është. Kështu që, njohja e vetes nuk mund të mos japë fryte përball të tjerëve.

Ta njohim veten do të thotë ta pranojmë veten tonë me pozitiven dhe negativen që është tek ne . Mos të kemi frikë nga njohja e vetvetes, edhe pse nganjëherë është e vështirë dhe e lodhshme mos të dorëzohemi, por të vazhdojmë me këmbëngulje duke thënë: Kush jam unë ?

Erich Fromm thotë: Në qoftë se njeriu dëshiron të ketë mirëbesim tek vlerat ai duhet ta njohë vetveten dhe aftësitë e natyrës së tij për mirësi dhe frytshmëri.

Të mendojmë më të mirën për vetën tonë, duke gjetur harmoni në mes trurit dhe shpirtit, ndërmjet ndjenjave dhe emocionoeve e të na sjell tek një destinacion i gjithëkërkuar “LUMTURI”.

Andaj të kuptosh vetën, të pranosh të tjerët dhe të jetosh ҫdo sekond të jetës.

Shkruan: Kaltrina GJOCAJ, Psikologe…
 
Shkrim i mire.
Fiks keto jane gjerat e vogela qe krijojne nje bote te madhe e te bollshme brenda teje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back