Te ndihesh e/i lire me veten.....

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Cdo te thote per ju kjo shprehje?
kush jane sipas jush elementet,situatat,jemi ne apo tjeret qe bllokojme lirine e vetevetes,qofte ne te menduar apo te vepruar?
Dhe ne fund cfare do donit te ishte ndryshe nga vetvetja juaj,nga shoqeria per rreth,apo ambjenti social?
Qe ju ta ndjenit plotesisht kete ndejsi sipas formes dhe deshires suaj?
BE Free!
 
Koncepti i lirisë është i gjerë...
Shumë flasin per te por pak e jetojnë vertet..
Për mua të qenit njeri i lirë se pari duhet te jesh menderisht...
Cfarë nënkuptoj me ketë?
Mund te kesh lexuar,mund te kesh degjuar,mesuar,por liria përvojen dhe thelbin e saj e jep kur fillojme lirojmë zinxhirët e mendjes..kur fillojme te kuptojme se jemi gjithcka dhe asgjë..që jemi zot të jetës sonë...nuk na perket asgjë...nuk i perkasim askujt..
Me duhej kohe ta kuptoja kete...me duheshin vite te jetoja dhe besoja se shpirti ka lindur i lirë...dhe i tille duhet te jetoj..
Qoftë nga vetvetja...qoftë nga njerëzit qe rrethohet...
Kur fillova se pari ti jepja lirinë vetes...atë e fitova edhe nga mentaliteti i njerëzve qe rrethohem..
Nuk më intereson cfare mendojne
Nuk me intereson cfare besimesh kanë..sepse ne thelb secili nga ne ka rrugetimin e tij ketu në tokë...e kemi nje mision te caktuar...
Misioni im është: te jetoj..dashuroj..udhetoj..te lejoj veten te provoj gjithcka qe i pelqen...te mos kushtezohem nga asgje...
Dhe kjo është...shpirti plotë..jeta plotë...😁
 
Liria jetohet shume kollaj. Ama ka dhe pasoja. 😁
kshuqe ne te gjithe jetojme ne nje marredhenie cause efekt.
kush nuk e kupton, genjen veten mendoj 😁
ne thelb liria absolute nuk egziston.
 
Liria eshte iluzion.
Pa e kuptuar fare, gjithe kohes ndikohemi nga gjithcka dhe gjithkush qe na rrethon.
 
Qendron.
Ndoshta dhe ne jemi nje iluzion. :)
 
Liria eshte koncept dhe jo iluzion ! Le t ja thoje dikush ketij zoterise , se nuk e e di a me lexon apo jo ! Absolutisht nuk ndikohemi nga asgje ...gjate gjithe kohes tone te caktuar ne kete jete , ndikohemi nga rrethanat dhe ajo qe ne perceptojme te tashme ! Cdo gje qe kalon , e etiketojme si eksperince te vlefshme , edhe pse mund te na mbarte dhimbje ...cdo gje qe presim eshte eshte e kunderta e asaj qe kaluam ...thjesht jemi ne ata qe perceptojme gabim konceptin kohe .
Ishim , jemi dhe do jemi perben nje diference te paperfillshme me ate qe perjetojme ...ndrushon vetem idea !
 
Qendron.
Ndoshta dhe ne jemi nje iluzion. :)
Eshte teme qe do shume shtjellim dhe kerkone kohe, dmth duhet ta kesh ne terezi.
Mgjth besoj se kush thote "Sme intereson cfare mendojne te tjeret" genjen veten. Sepse kushdo qofte, ne nje moment apo tjeter, ka pyetur dike ose thjesht ka menduar "A me shkon kjo qe kam veshur?". Mjafton kjo pyetje per te thene qe te intereson cfare mendojne te tjeret.
 
Liria eshte iluzion.
Pa e kuptuar fare, gjithe kohes ndikohemi nga gjithcka dhe gjithkush qe na rrethon.
👏👏
Liri absolute s'mund të ketë një gjë që është e varur nga shumëçka, për të mos thënë gjithçka.
Është pak e thellë dhe filozofike, por, s'mund të jetë i lirë dikush që varet nga koha dhe hapësira.
Edhe nëse e tejkalojmë konceptin e lirisë absolute, prapë si qenie s'jemi të lirë.
Ajo që kemi në dorë është të zgjedhim llojin e "robërisë" dhe jo mes lirisë dhe robërisë. Madje, për mua kjo është pikënisje dhe thelb mbi të cilin e ndërtoj gjithë besimin tim. S'dua t'i jap ngjyrim fetar temës, mirëpo, ma lehtëson për ta shpjeguar. Unë kam zgjedh të jem rob i Krijuesit, i Një Qenie Superiore me superioritet absolut; kjo zgjedhje e imja më mundëson të ndjehem i lirë në raport me çdo gjë tjetër, mirëpo jo edhe në raport me Zotin. Pra, ndjehem i lirë sepse ajo që dua është pronë e Pronarit tim, nga ky aspekt jam i barabartë dhe kam nevojë të barabartë në raport me Pronarin e përbashkët të gjithsecilit. Kjo sa për aspektin filozofik dhe doktrinar.

-Ndërsa në aspektin praktik, të përditshmërisë pra, qenia njerëzore është një qenie sociale në thelbin e saj - paramendo kur ky konstatim vjen nga një introvert si puna ime - prandaj edhe është e pamundur të flitet për ndonjë koncept lirie të pakufizuar. Njeriu ka nevojë për njerëz të tjerë, dhe kufizohet nga njerëzit si dhe nevojat tjera të tij. Nëse lira jote përfundon aty ku fillon e imja, do të thotë që liria jote kufizohet nga e imja dhe anasjelltas. Kjo është njëjtë sikur t'u thuhet atyre që qëndrojnë në Burrel apo Dyzë, jeni të lirë brenda këtyre hapësirave... pra është nonsens...
Prandaj u pajtova me @NoMaD se liria është thjeshtë një iluzion.
 
Sipas teje,zoti,krijuesi, është pronari ynë?
Nuk perpiqem të ta ndryshoj këtë sepse e di se është e pa mundur..por thjesht isha kurioze te dija pse e quan kështu
 
Po, fjala Zot këtë kuptim ka pra Ai që Zotëron çdo gjë dhe çdokënd...
Zaten, kjo është pikënisje për të kuptuar pastaj pse Islami si fe insiston në monoteizëm. Nëse e pranojmë konstatimin se ekziston një qenie superiore e cila ka krijuar çdo gjë dhe kontrollon gjithçka, atëherë, nëse do të duhej dikujt t'i kushtonim adhurimet, t'i takonin atributet e Hyjit, do të ishte e njëjta...
 
Jam shumë dakord kur thua se është qënie superiore..por na ka dhene lirin e zgjedhjes,te jetojme të lirë,të pa kushtëzuar,
Dhe në një nga librat e Neale Donald Walsch shkruhet: Njeriun e vetmja gjë që e kufizon është mendja e tij dhe jo unë (zoti)
Gjithsesi kemi bindje te ndryshme ne kete aspekt...e respektoj
Do te te sugjeroja këtë libër...është fantastik...IMG_20230806_090744.jpg
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.
Ka lloje të ndryshme lirie,
dhe ka shumë gabime në lidhje me të.
Lloji më i rëndësishëm i lirisë është
bëhu ajo që je në të vërtetë.
Jim Morrison
 
Jam shumë dakord kur thua se është qënie superiore..por na ka dhene lirin e zgjedhjes,te jetojme të lirë,të pa kushtëzuar,
Dhe në një nga librat e Neale Donald Walsch shkruhet: Njeriun e vetmja gjë që e kufizon është mendja e tij dhe jo unë (zoti)
Gjithsesi kemi bindje te ndryshme ne kete aspekt...e respektoj
Do te te sugjeroja këtë libër...është fantastik...Shiko fotografinë 2200129
Të faleminderit!
E vërtetë kemi mendime të ndryshme, sepse kemi dallime të mëdha në botëkuptime thelbësore për lirinë, jetën, vdekjen, përjetësinë, drejtësinë, etj...
Sidoqoftë, unë besoj në lirinë e zgjedhjes, mirëpo besoj edhe në pasojat e zgjedhjeve që bëjmë... Për këtë, s'di sa i përshtatet termi liri, prapë për ta përafruar, nëse i thua një njeriu je i lirë të flasësh çfarëdo që do, por nëse ajo që flet është shkelje e rregullave që unë i kam vendosur mund të kesh për pasojë në varësi të shkeljeve që bënë:

-Vërejtje dhe kritikë të ashpër.
-Rrahje brutale apo të lehtë.
-Burgim të përkohshëm ose të përjetshëm.
-Ndëshkim me pushkatim ose varje

Çka mendon në këtë rast je i lirë apo s'je?
Unë mendoj që nuk je, meqenëse duhet të kufizohesh për të folur brenda një kornize rregullash të vendosura nga dikush tjetër - ky dikush tjetër është ai që ta kufizon lirinë...
Pra, në aspekt të zgjedhjeve që bën je i lirë, në aspekt të ndikimit për t'i bërë ato zgjedhje s'je, gjithashtu edhe në aspekt të pasojave, se ato i vuan do apo s'do...

P.S. U ndala vetëm në pjesën e lirisë meqenëse kjo është tema...
 
IMG_20230806_092005.jpg
 
Në vazhdimësi të librit...
Atëherë ky libër të solli tek këto që i thash unë, a do të thotë që Zoti do që ti të jesh në konfizon apo në qartësi? Si është e mundur dikush të shkruaka në emër të Zotit, përderisa Zoti ka libra që i ka shpallur. Apo së paku pretendohet që janë Shpallje e Tij. Atëherë, nëse i bindemi librit, këto që unë po i shkruaj, janë përpjekje për të të thënë se ajo që thotë ky libër është e kot.
Pra, libri të thotë që artikulli vijues është mjet i Zotit, ky është artikull vijues, i cili të thotë përmbajtja e këtij shkrimi s'është nga Zoti e as mjet i Tij...
E shikon sesa e paqëndrueshme është kjo?
Gjithsesi e respektoj dhe të kuptoj çka beson, por assesi nuk pajtohem.
 
30% të jetës sonë poo jemi të kushtëzuar...
Por mendo kemi 70%-shin që nuk e shfrytezojme kurrë...
A nuk te vjen keq per kete?
Gjithsesi është argument i gjatë...e ndoshta per shkak të bindjeve tona..do te jete i pa fund...
Jeto i lirë...leshoju jetes...e mos shoh denim e gabim ne disa gjera..merri si mesime..se ne fund te fundit ky është qellimi ynë...
Jeta është shkolla jonë..
Mesuesi ynë...😊
E zoti ai qe na krijoi...na dha krahet te jemi te lirë...te gabojme..te vrihemi te ngrihemi...e ai perhere te jete aty te na mbeshtjell ne energjine e tij te dashurise se pa fund...
Pa na gjykuar...pa na denuar....🙂🙂
 
Në vazhdimësi të librit...
Atëherë ky libër të solli tek këto që i thash unë, a do të thotë që Zoti do që ti të jesh në konfizon apo në qartësi? Si është e mundur dikush të shkruaka në emër të Zotit, përderisa Zoti ka libra që i ka shpallur. Apo së paku pretendohet që janë Shpallje e Tij. Atëherë, nëse i bindemi librit, këto që unë po i shkruaj, janë përpjekje për të të thënë se ajo që thotë ky libër është e kot.
Pra, libri të thotë që artikulli vijues është mjet i Zotit, ky është artikull vijues, i cili të thotë përmbajtja e këtij shkrimi s'është nga Zoti e as mjet i Tij...
E shikon sesa e paqëndrueshme është kjo?
Gjithsesi e respektoj dhe të kuptoj çka beson, por assesi nuk pajtohem.
E dija se do ta shihje me kete sy skeptik...e mora parasysh kete..e megjithate guxova te ta postoja..ta lexoje 😊😊
Kjo eshte liria per te cilen jam duke folur...
Nuk shohë gjykim ne asgje...dhe respektoj bindjet dhe besimet e gjithkujt
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.
Sikur të ishim duke diskutuar live për këto çështje do të më shikoje duke qeshur me të madhe me këtë pjesë... Ndjesë, por, katërçipërisht janë të papranueshme këto, qoftë nga logjika e qoftë nga ligjet e përgjithshme universale... përveç nëse fillojmë e relativizojmë çdo gjë, edhe atëherë do të relativizohet relativizimi me ç'rast do të kthehemi në disa gjëra bazë të cilat s'mund të kenë koncepte relative...
Zoti adhurohet me dashuri, frikë dhe shpresë. Për këtë merret shembull zogu, nëse ndiqet metafora, dashuria është trupi, frika dhe shpresa janë krahët e tij...
Por do të zgjatet shumë diskutimi, e s'po e vazhdoj më tej... ndoshta ndonjë ditë tjetër në ndonjë rast tjetër..
Respekt 😇🤗
 
Sikur të ishim diskutuar live për këto çështje do të më shikoje duke qeshur me të madhe me këtë pjesë... Ndjesë, por, katërçipërisht janë të papranueshme këto, qoftë nga logjika e qoftë nga ligjet e përgjithshme universale... përveç nëse fillojmë e relativizojmë çdo gjë, edhe atëherë do të relativizohet relativizimi me ç'rast do të kthehemi në disa gjëra bazë të cilat s'mund të kenë koncepte relative...
Zoti adhurohet me dashuri, frikë dhe shpresë. Për këtë merret shembull zogu, nëse ndiqet metafora, dashuria është trupi, frika dhe shpresa janë krahët e tij...
Por do të zgjatet shumë diskutimi, e s'po e vazhdoj më tej... ndoshta ndonjë ditë tjetër në ndonjë rast tjetër..
Respekt 😇🤗
Ne fakt është Zoti që po qesh me te dy ne 😂😂
Adhurohet por jo me frik..por me dashuriiii te madhe e te pa fund..
Nuk marr shembull zogun zakonisht...marrë jetën vete...dhe menyra se si une e shohë eshte pasqyrim i asaj qe une jetoj...e jashtëzakonshme...e mrekullueshme...
 
Një gjë është e sigurt, ose unë e kam mirë ose ju... Nëse e keni ju, është kollaj për të dytë, por nëse e kam unë, s'do të jetë e lehtë për të dytë... 😊
 
Fluturon fluturoooon--- zoguuuu? Ciu ciu ciu...
Fluturon fluturon gomariiii.???---

E loz me Gocen kte lojen.
Dhe ajo ngren doren kur mendon se ajo qe une permend fluturon.

Ne nje bjsede imagjinare do ishim:
O ma- thote. Nese e e ngrej per gomarin ca ndodh?
Hic- i them. Je e lire ta ngresh. thjesht une e fitoj lojen dhe ti digjesh.

Nesje, goca ime e di qe gomari nuk fluturon ne fakt, kshuqe nuk e ngrejti gishtin. 😁
Po se di pse mu kujtua tani.
Ndoshta se orar gjumi dhe sapo e shtriva ne krevat 😅
 
Ja psh do m thon fluturon gomari ene un u them fluturon qe cke me te se e kam pa me syt e mi 😎
Esull ke qene? 😝 apo e ke pee gomarin e Shkrekut 🤣
 
Esull biles e pata pi kafen 🤣
Ca tu them kshu esht lirija e te menduarit 🤣
Kshu kshu...por nese fillo ua thua shume vetave do te te cojne per doktor 🤣🤣
 
ua cme kujtuat 1 rast tjetwr. goca ime u be 1 muaj qe vesh rrobet e mia ne shtepi 🤣 (nejse dhe une dikur vishja te mamit tim)
vesh tutat e i lidh me rrip, vesh bluzet dhe i rrine varur...
kur me.tha: do shkoj nga nona kshu.
Hapa syte une: Serio e ke?? me tutat qe i merr zvarre dhe bluzen qe te bie si fund?- i them.

Aman o maaaa-ma kthen. Pse smund te veshi robi ca don?!

Nuk vesh pra jo, nuk vesh ca don. Se fundja dhe 1 nuse qe e kishin zbukuruar sic donte ai parukieri shkrete e shane ketu ne forum- "si fshati ne feste" 🤣🤣 tag @ViktoriA~
🤣🤣

ua ika se kam sh histori te tilla 😝
 
Nëse nuk do të ekzistonte morali i shoqërisë apo ajo fjala sedër,me siguri fo bënim veprime të pakontrolluara.
Unë nuk e konsideroj veten të lirë.
Ja prsh të dal unë e veshur skandal,e të shoh shikimet e të gjithve shtrembër mbi mua.
Nuk do ndjehesha mirë.
Do më vinte turp nga vetja e nuk do dilja më nga shpia.
Unë personalisht nuķ ndjehem nrregull nëse shoqëria,(po më shikon si të lajthitur ose problematike).
E sidomos në Shqipëri.
Edhe mendimi i sinqertë të fut në bela.
Ndonjëherë duhet pak shtrëngim e të jemi brenda kornizave:):)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top