Të mos shpërqendrohet vëmendja nga telashet e mëdha të Kosovës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Ahmeti: Të mos shpërqendrohet vëmendja nga telashet e mëdha të Kosovës

ekuiliber.com-382.jpg

Debati i shkaktuar pas një ligjërate të një imami nuk duhet që të shkaktojë tërheqjen e vëmendjes për ngjarje të tjera të rëndësishme, siç është çështja e gjykimit të ish-komandantëve të UاK-së, ka vlerësuar Amir Ahmeti, kryesues i Komisionin Këshilldhënës për Liritë Fetare, i krijuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar se ligjërata e imamit Irfan Salihu është mbajtur para 7-8 muajve, prandaj nuk është në interesin e askujt që tematika të tilla të lënë në dije ngjarje të rëndësishme në vend.

”Ajo është një ligjëratë e një hoxhe të njërës prej 800 xhamive sa ka në Kosovë. Tekefundit, juridikisht ligjërata nuk ka shkaktuar ndonjë shkelje publike direkte apo indirekte të ndonjë personi të caktuar. Nuk diskutohet se debati i nxitur për ligjëratën e hoxhës është më shumë me karakter politik sesa esencial”, ka vlerësuar Ahmeti për Telegrafin.

Dputeti Ahmeti ka thënë se edhe themelimi i Komisionit për Liritë Fetare erdhi si rezultat i shumë debateve për liritë fetare në Kosovë.

“Komisioni ynë është duke bërë një punë të madhe për të sjellë praktikat më të mira evropiane për t’i dhënë fund padrejtësive qe iu kanë bërë bashkësive fetare, duke mos zgjidhur statusin juridik të tyre, e sidomos shkeljen e te drejtës së shkollimit të vajzave të besimit islam për shkak të mbajtjes së mbulesës”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se probleme të ngjashme nuk kanë ndeshur në vendet e BE-se dhe të rajonit, ndërsa ka sinjale të mira se këto çështje do të zgjidhen edhe në Kosovë. Ahmeti ka theksuar se shpresojnë se Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Arsimit, që është bërë shkak për përjashtimin e vajzave me shami, do të hiqet para fillimit të vitit shkollor në shtator.

Ndërsa, për çështjen e edukatës fetare në shkollat publike sugjerohet që të formohen grupe punuese nga Ministria e Arsimit dhe bashkësitë fetare për të përgatitur kurrikulat, tekstet dhe mësimdhënësit. /eku/.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top