Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të mos instrumentalizohen nxënësit për shkaqe fetare!

Sekti "Bashkësia e Popullit të Zotit" ka shpërndarë ftesa nxënësve të shkollës fillore "Faik Konica" në Prishtinë.

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, me një deklaratë i janë drejtuar prindër të nxënësve të shkollës fillore "Faik Konica" në Prishtinë duke denoncuar veprimet e disa organizatave fetare brenda objektit të kësaj shkolle dhe përpjekjet për manipulim dhe indoktrinim të nxënësve.

Gjithnjë sipas deklaratës, më datën 23.10.2009 në ora 16.00 në brendinë e oborrit të shkollës fillore "Faik Konica" në Prishtinë para shkallëve të hyrjes sekondare të kësaj shkolle një person i gjinisë femërore i shpërndanë nxënësve një pamflet me ngjyra në formë të kartolinës me titull " Takim i fëmijëve" në të cilën premtohen mësime, lojëra, aktivitete, vallëzime dhe befasira të tjera.

Dhe, në fund është adresa ku fëmijët mund të paraqiten: Bashkësia e Popullit të Zotit, rr. Rrustem Statovci nr. 9 Prishtinë.

Nuk është hera e parë që KMDLNJ-së i drejtohen prindërit dhe nxënësit duke kërkuar mbrojtje nga sjelljet agresive dhe përpjekjes për manipulim të organizatave të ndryshme fetare. Për këtë agresivitet dhe përmbushje të hapësirës që e bëjnë organizatat e ndryshme fetare në shkollat e Kosovës, KMDLNJ i konsideron përgjegjës organet drejtuese të shkollave dhe Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji të cilat nuk ofrojnë aktivitete të mjaftueshme për nxënës, në njërën anë, dhe lejojnë lëvizjen e papengueshme në objektet shkollore të "emisarëve" të ndryshëm të sekteve fetare, në anën tjetër.

KMDLNJ e kundërshton këtë mënyrë të aktiviteteve të organizatave të ndryshme fetare në objektet shkollore dhe kërkon nga drejtuesit e shkollave të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e nxënësve të tyre.

Shkollat në Republikën e Kosovës duhet ta përmbushin misionin e tyre sipas Ligjit për Arsim dhe Kushtetutës së Kosovës. KMDLNJ i përkrah liritë fetare, lirinë e shprehjes por është kundër keqpërdorimit të tyre. /KI/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back