Të mirat e të qenit llafazane

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Biseda është çudibërëse: t’ia besosh tjetërkujt mendimet, brengat dhe gjendjet shpirtërore kjo do të thotë ta zbusësh tendosjen tënde, ta ndihmosh veten të mos ndjehesh vetëm dhe të përballosh më lehtë vështirësitë…
Kjo është një lojë zbavitëse, por njëherësh edhe serioze, në asnjë mënyrë humbje kohe. Llomotitja është gati një lloj arti, i cili, nëse dimë, na vë në qendër të vëmendjes dhe na bën të këndshëm për shoqërinë në të cilën kurrë nuk ndjejmë monotoni. Por llomotitja është edhe mënyrë që të ndihemi më pak vetëm, të çlirohemi nga tendosja, t’i zgjidhim problemet. Prandaj biseda është e rëndësishme. Gjithmonë!
Po t’ia besosh tjetërkujt dyshimet, brengat dhe gjendjet e ndryshme shpirtërore, kjo mund të na ndihmojë që të përballohemi më qetë me problemet. Por edhe lumturia ka nevojë për fjalë. اfarë kuptimi ka të ndihesh si një qiell të shtatë e këtë të mos mund t’ia thuash askujt? Pra, zgjidheni gjuhën dhe llomotitni kudo (në shtëpi, në floktore, në park) me të gjithë (familjen, partnerët, miqtë dhe, pse jo, edhe me të panjohurit). Por, me një kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe bashkëbiseduesit!
Në punë, me miqtë, në shtëpi ndryshohet kodeksi i komunikimit. Mësoni fjalët e duhura në vendet e duhura dhe në rastet e duhura! Flitni për gjithçka. Qeshni dhe mos u brengosni nëse ajo që thoni ndonjëherë mund t’ju duket marrëzi. Llomotitja gjithmonë është shenjë e afrisë, miqësisë dhe butësisë. Shpesh ajo është edhe vendimtare, sepse të jetosh nën të njëjtin kulm vetvetiu nuk do të thotë se keni gjithçka të përbashkët dhe se mirëkuptoheni për gjithçka. Por, mos e përzieni llomotitjen dhe diskutimin. Llomotitja është spontane dhe e pakufizuar, kurse diskutimi është i matur dhe i kujdesshëm. Duke biseduar lirisht mund të prekni tema të ndryshme, madje edhe ato të cilat, sikur të mendonit racionalisht do t’i censuronit dhe të t’i largonit si të panevojshme. Nëse jeni të kujdesshëm mund të merrni shenja të rëndësishme me ndihmën e të cilave do t’i zbuloni anët e fshehta të familjarëve tuaj.

Në momentet e intimitetit: Nëse jeni nga të rrallët që menjëherë keni gjetur një gjuhë të përbashkët në seks, nëse jeni plotësisht të lirë, nëse gjuha juaj e trupit që nga fillimi është instinktive, kjo që pason nuk ka të bëjë me ju. Por nëse sjellja juaj (gjë që është rast i shpeshtë) është e kushtëzuar me tipin e edukimit, kulturën, familjen dhe personat nga rrethi juaj, mos harroni se biseda në momentet më intime mund të ndihmojë. ثshtë kështu sepse partneri nuk është i detyruar që gjithnjë ta interpretojë sjelljen tuaj në mënyrë të drejtë. Për këtë arsye, me shumë kujdes, por së pari sinqerisht sqarojani se çfarë ju pëlqen. Komunikimi është hapi i parë drejt jetës harmonike seksuale. Mos harroni se “marrëzitë”, të thëna në momentin e duhur, kanë një forcë të çuditshme: ndonjëherë mjafton një fjalë e butë (e këndshme), një fjalë e guximshme dhe për të qeshur dhe marrëdhëniet seksuale të shndërrohen në një lojë të mrekullueshme erotike.
Në jetën e përditshme: Llomotitja nga zemra është trajtë e mirësjelljes, tolerancës, dashurisë. Një shenjë e pagabueshme e pajtimit dhe harmonisë. Mënyrë që të argëtoheni bashkërisht dhe t’i thoni njëri-tjetrit gjëra të bukura dhe spontane. Kur llomotitni, ju sikur e përkëdhelni me fjalë personin që doni. Nëse i konsideroni fjalët humbje e panevojshme kohe dhe llomotitja nuk ju intereson kjo do të thotë se dashuria juaj ka humbur pakëz shkëlqimin. Lirohuni, bisedoni më shumë, meditoni më pak. ثshtë momenti ta njihni pjesën më të pjekur të vetvetes (gjë që, kuptohet, nuk do të thotë se duhet të tregoheni i mençur). Llomotitja në punë duhet të jetë e pjekur, e përmbajtur dhe jovetjake. Mos i shprehni gjykimet përfundimtare. Edhe nëse ju pyesin për mendimin tuaj, jini të kujdesshëm, në mënyrë që të mos ekspozoheni shumë dhe të mos bini rastësisht në konflikt me bashkëbiseduesin. Jini i afërt me kolegët dhe mos harroni se llomotitja (kuptohet, në momentet e dukura dhe në vendet e duhura) ndihmon në zbutjen e situatave të stresit, që padyshim ekzistojnë gjatë punës. Fjala e urtë orientale “Vetëdija me siguri që është ëmë e mirë se e vërteta” me të vërtetë është e dobishme. Me fjalë të tjera, vlerësoni pasojat e asaj që dëshironi të thoni, nëse nuk dëshironi të krijoni armiq. Bisedoni me orë të tëra në telefon, kurse kur të takoheni gjithnjë keni për të thënë diçka të re. Kurrë nuk mërziteni së qëndruari bashkë. Për asgjë në botë nuk do të hiqnit dorë prej shoqërisë së tij. Keni të drejtë, sepse miqësia është një thesar që duhet kultivuar. Nëse është kjo një miqësi e afërt (të cilën mund ta gjeni edhe në shtëpi, te nëna ose motra) lirisht shprehni ndjenjat, frikën dhe dyshimet tuaja të vërteta. Biseda e hapur vetëm mund t’ju ndihmojë. Kjo do ta forcojë edhe më shumë raportin tuaj. Mos harroni se duhet të dini edhe të dëgjoni, sepse kjo është një veti të cilën mikja e vërtetë duhet ta ketë. Me të tjerët gjithnjë duhet të jemi nga pak të përmbajtur. Bisedoni lirisht me kolegët në punë, me miqtë e shkollës, me të njohurit…por kini kujdes se mund t’i ofendoni rastësisht me të vërtetën të cilën nuk duan ta dëgjojnë. Dhe, para se të filloni të flisni për gjëra personale, mendoni, sepse ndoshta më mirë është të mos i thuhen në besim të gjitha, intimisht.
Ikni prej atyre që s‘dinë të dëgjojnë Biseda mund të shndërrohet në monolog, nëse keni zgjedhur bashkëbisedues të gabuar. Nëse nuk doni të flisni në erë (për fat të keq, kjo ndodh shpesh ndërmjet partnerëve ose ndërmjet prindërve e fëmijëve) nëse nuk doni të keni punë me një person polemizues, jo tolerant ose me atë që derdh këshilla të pafundme, nëse nuk doni që ndokush ta keqpërdorë mirëbesimin tuaj… shkurt, nëse nuk doni të shpenzoni fjalë me persona të cilët nuk e meritojnë vëmendjen tuaj, mësoni t’i njihni bashkëbiseduesit e gabueshëm.

4 llojet e të gabueshmëve
1. Moralisti Vuan nga rregullsia. Flet për të gjitha (për politikë, për film, për ngritje të çmimeve, për modën më të re) me të vetmin qëllim që t’i akuzojë të gjithë. Ky është një llafazan klasik. Por, kini kujdes, sepse në kuadrin e madh të thënieve të tij të përcaktuara shumë lehtë mund të hyjnë edhe paragjykimet dhe jotoleranca. Kjo llomotitja e lirë e tij në fund mund të bëhet e mërzitshme dhe vështirë e durueshme.
2. Ankimtari Sipas tij, asgjë nuk i shkon ashtu si duhet: në punë nuk është i çmuar sa duhet, në familje nuk e nderojnë, miqtë e nënçmojnë…nëse është mjaft i mençur që shfryrjet e tij t’i mbajë Brenda kufijve të durueshëm, llomotitja e shëndoshë madje edhe mund t’i ndihmojë që të lirohet nga tendosja. Por, shpesh ankimet e tij janë në shërbim të vetvetes. Kurse ju, në fund, do ta ndjeni trysninë e të gjitha problemeve të tij.
3. Viktima Qengj përherë i viktimizuar, ai ndihet si i munduar, kurse në të vër tetë është agresor. Kinse person i pafajshëm, i cili e fajëson botën për shkak të pakënaqësive të veta, duke filluar nga humbja e punës deri te problemet me partnerin. Person që do t’ju kërkojë t’ia zgjidhni problemet, por që atëherë nuk do të bëjë asgjë që kjo të ndodhë. Kështu ju e shpenzoni energjinë tuaj, p.sh., që t’i gjeni punë, kurse ai nuk paraqitet fare, duke parashtruar arsye të ndryshme. Ndodh kështu sepse ky është qëllimi i vërtetë i lojës së tij psikologjike: të tregojë se askush nuk mund t’i zgjidhë problemet e tij dhe se të tjerët nuk vlejnë gjë.
4. Llogaritësi Në dukje të parë i dobët dhe i përulur, ai në të vër tetë dëshiron që vetëm ta shfrytëzojë mirëbesimin tuaj. Do ta njihni, sepse, ndonëse është fjalëmbël, menjëherë do të kalojë në çështjen përkatëse: me orë do të flasë për pakënaqësitë e veta, kurse pas kësaj nuk do të dijë të dëgjojë. Të tjerët nuk i interesojnë, përveç si mjet për të arritur qëllimin e tij.

GJ
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Interesante :D
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

aman eedhe te kenaqin nga nje her shkodrane :p:p
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Kam une nje shok edhe nje shoqe te tille,kur je i merzitur te kenaqin shpirtin se mendon paska edhe me keq se mua :p
Ama kur fillojne qe hapin thesin hajd ti durosh ,sado qe i kam then te dyve qe flasin shume prape se prape se nderrojne dot,rrijne ndonjehere 2 3 minuta pastaj ia shkrepin bresheri LOL
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Kam une nje shok edhe nje shoqe te tille,kur je i merzitur te kenaqin shpirtin se mendon paska edhe me keq se mua :p
Ama kur fillojne qe hapin thesin hajd ti durosh ,sado qe i kam then te dyve qe flasin shume prape se prape se nderrojne dot,rrijne ndonjehere 2 3 minuta pastaj ia shkrepin bresheri LOL

Ate 2-3 minutsh e kan per pushim dhe frymemarrje LOL SE ashtu jam dhe vet :D :D
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

LOL thua?Aten gocen qe te shkruajta me lart,ta shofesh per ato 2 3 minuta thua ti si kjo ska,sa fillon PLAY thua mpaska ik truri tek pink sunset me pushime verore
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

hahhahahahahahhahahahahhahaahhaha LOL
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Kam une nje shok edhe nje shoqe te tille,kur je i merzitur te kenaqin shpirtin se mendon paska edhe me keq se mua :p
Ama kur fillojne qe hapin thesin hajd ti durosh ,sado qe i kam then te dyve qe flasin shume prape se prape se nderrojne dot,rrijne ndonjehere 2 3 minuta pastaj ia shkrepin bresheri LOL
Imagjinoj cift keta te 2, do flasin te 2 njekohesisht...LOL

Une per vete deri diku i kam qejf njerzit llafazan, sme pelqejne njerzit e heshtur dhe te humbur... LLafazan dhe me humor eshte nje kombinim i mire:)
 
Titulli: Të mirat e të qenit llafazane

Dicka me vlere keta qe jane llafaze por disa e marin si ulje.......Nuk na tha ndonjeri se nga cilat nga ato pikat futen??!!!
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Jam krenare qe jam llafazane LOL

(c'te besh, s'mund te jemi te gjithe perfekte :D)
 
Titulli: Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Jam krenare qe jam llafazane LOL

(c'te besh, s'mund te jemi te gjithe perfekte :D)

Po nuk dukesh prandaj se ke kaq vite dhe 1000e ca postime kane njerez 3 muaj me mbi 1500:p
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Imagjinoj cift keta te 2, do flasin te 2 njekohesisht...LOL

Une per vete deri diku i kam qejf njerzit llafazan, sme pelqejne njerzit e heshtur dhe te humbur... LLafazan dhe me humor eshte nje kombinim i mire:)


Ktu shof nje pershkrim te vetvetes ime :p :p
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Imagjinoj cift keta te 2, do flasin te 2 njekohesisht...LOL

Une per vete deri diku i kam qejf njerzit llafazan, sme pelqejne njerzit e heshtur dhe te humbur... LLafazan dhe me humor eshte nje kombinim i mire:)
se ende snjeh keta 2 tipat qe po shkruajme,se do ndryshoje totalisht mendje,Jam dakord qe i heshtur ste plq po edhe ashtu qe sle rradhe te flasesh...
Jam krenare qe jam llafazane LOL

(c'te besh, s'mund te jemi te gjithe perfekte :D)
Cudi se ste jep pershtypjen,ndoshta e ke nga puna qe ben :)
Ktu shof nje pershkrim te vetvetes ime :p :p

Po ju ku paskeni qen per kete temen ore :p
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

evi po ne muabet duam ore ahahhahahahaha a esht tem per llafazanet kjo ja ku i ke e shef si dalin vet nje nga nje duke filluar nga une i pari LOL LOL LOL
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

e po ta them si ta them femer jam po su mora icik me thashetheme sbehet :p pa be njecik lloqe kavaje me gocat e sme rihet :p
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Shiko thashethemet jane gje tjeter hobby i llafazanesise eshte tjt gje,mund te mbash neper goje nje qytet te tere,ndersa nje llafazan i dihet kur fillon se foluri po si dihet kur mbaron,prandaj kemi 2 vesh ( te degjome me shume ) e 1 goje ( te flasim me pak )
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

e jo jo me shum degjoj lol vetem kur jam e merzitur bohhh flas shume pa mbarim :S se kuptoj si po tere oren jam bla bla bla po si pata shoqet afer nga tel i cmend shum here :(
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Me pelqen te flas,por jo ta kthej ne bezdisje,sbesoj se jam llapazane(dhe pse ndoshta nr i komenteve do vertetonte te kunderten)...Sme pelqejne njerezit qe flasin shume e papushim,zakonisht mundohem ti degjoj...Per vete nuk eshte se flas shume,e per ato qe them kam qejf te shoh reagime,nqs shihen reagime bezdisje,bej nje ''dalje me klas'' nga muhabeti sa per te hequr bezdisjen,edhe pse shumicen e rasteve me kerkojne vete te flas....
 
Titulli: Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Imagjinoj cift keta te 2, do flasin te 2 njekohesisht...LOL

Une per vete deri diku i kam qejf njerzit llafazan, sme pelqejne njerzit e heshtur dhe te humbur... LLafazan dhe me humor eshte nje kombinim i mire:)
Zina ta garantoj une edhe ato llafazanat me humor fillon e ju del boja shum shpejt sepse fillojn te bejn replay,per mendimin tim te jesh llapazan eshte nje minus per njeriun,cdo gje ka karar,dhe nje llapazan kete se din e kjo eshte mangesi e madhe per nje personalitet sepse shum njerz do te thojn si i thojm na ne shkoder pjerdh pjerdh
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Te mirat e te qenit llafazane eshte se ste pushon goja nje sekond :p
 
Titulli: Të mirat e të qenit llafazane

Kan thene plakat: ''dy kategori njerezish e prishin kuvendin: 1. Ai/Ajo qe di dhe nuk flet dhe 2. Ai/Ajo qe nuk di dhe flet shume. Gjithashtu kan theen:''Goja te ofron e goja te largon''

Megjithate kur lexon temen e parashtruar per debat dhe titullin e saj kam pershtypjen se dicka eshte gabuar. Temes i eshte vene titull i gabuar. Ma ha mendja se kete teme e kemi shtjelluar disa here ne forum si te k tema: Komunikimi dhe Si te debatojme, por kjo teme ka nje diapazon aq te gjere saq asnjehere nuk munde te themi se kemi diskutuar mjafte per te.

E kam thene edhe me heret se cdo gje e tepruar ka helmueshmerine e saj. Ne kete aspekt:

1. Oratoria (qe ketu eshte perzier me llafazanologji dhe llomotitje) ne te kuptuarit e drejte te saj dhe ne mase eshte nje art ne vete dhe e them me plot pergjegjesi se eshte nje nder vecorit qe shkelqen me se shumti tek njerezit. Nder vecorit primare qe karakterizon nje njeri

2. Oratoria e pakuptimt dhe e tepert ( qe une e quaj llafazanologji dhe llomotitje) - eshte veti negative qe jo rralle te besh te ndjesh neveri per dike.

Ti kthehemi oratorise (artit te te folurit dhe komunikuarit ne menyra te ndryshme) - Arti i te folurit, si ne te kaluaren por edhe tani ka zgjuar nje interesim shume te madhe. Komunikimi eshte nje vecori e rendesishme dhe qenesore ne marredheniet ndernjerzore dhe ne kete kontest ajo behet primare dhe e rendesise se pazevendesueshme. Ne asnjeri nuk jemi perfekt dhe secili kemi te metat tona. Komunikimi i mire dhe arti tij ne te gjitha rastet munde te na beje qe te metat tona cfardoqofshin ato te mos verehen apo te behen te paverejtshme. Nuk do e zgjase shume se kemi shkruar per kete ne tema qe shenova me larte.
Do shkruaj pak per komunikimin ne foruminvirtual. Ne foruminvirtual nuk kemi edhe aq shume anetare qe e kan te zhvilluar komunikimin dhe qe rrezatojne me te. Zakonisht ka anetar qe kete komunikimin e shenderrojne ne llafazanologji. Ndoshta kete disa anetar e bejne nga ndrydhja e opinioneve ne virtualitet. Ndoshta shpresoj te jem i gabuar. Megjithate, vlen per tu admiruar, se ketu kemi ca anetar te cilet per mendimin tim komunikimin e kan te zhvilluar ne ate mase saq mua shpesh me bejne me zili dhe tua kem lakmi. Keta per mua jane shendritja e forumit dhe ajo qe me bene qe te jeme pjese e kesaj per shume vite. :syze:
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Une preferoj te degjoj me teper sesa te flas kshu qe s'hyj tek llafazanet ne pergjithsi....ama ka edhe raste qe po me ndeze, filloj si motorr i prishur dhe s'pushoj me.
Gjithsesi me pelqejne llafazanet me sens humori se ke tipa qe bejn llap llap kot dhe vetem kalon ne gjendje depresive kur i degjon.
 
Titulli: Të mirat e të qenit llafazane

ua mbyll te tjereve
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Do shtoja dicka,kam peshtypjen se njerezit qe flasin shume,jane te hapur,dhe dihet si jane me pa fjale kuptohen,ndonjehere njerezit qe nuk duken jane me te keqij...Gjithsesi sjane te prera gjerat,varet si eshte njeriu...
 
Titulli: Të mirat e të qenit llafazane

ehmm keto nga jugu flasin shume..vetem bla bla bla........lajka dmth...
 
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

Ktu shof nje pershkrim te vetvetes ime :p :p
ku e pe pershkrimin? pse komplimentohesh vete?:p

se ende snjeh keta 2 tipat qe po shkruajme,se do ndryshoje totalisht mendje,Jam dakord qe i heshtur ste plq po edhe ashtu qe sle rradhe te flasesh...

Cudi se ste jep pershtypjen,ndoshta e ke nga puna qe ben :)


Po ju ku paskeni qen per kete temen ore :p
Une bej pjes tek njerzit qe flasin shume, pra besoj qe di te behem e degjuar...tani nuk eshte se flas non-stop dhe si le radhen tjetrit...ama prandaj thash qe me pelqejne njerzit qe flasin...dhe me e rendesishme qe dine cfare flasin:)
ps: mundohu ti martosh ata te 2, do bejne nje kalamon super-llafazan...do flasi me shume se mami dhe babi ne nje vend:d
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Të mirat e të qenit llafazane

ku e pe pershkrimin? pse komplimentohesh vete?:p

Une bej pjes tek njerzit qe flas shume, pra besoj qe di te behem e degjuar...tani nuk eshte se flas non-stop dhe si le radhen tjetrit...ama prandaj thash qe me pelqejne njerzit qe flasin...dhe me e rendesishme qe dine cfare flasin:)
ps: mundohu ti martosh ata te 2, do bejne nje kalamon super-llafazan...do flasi me shume se mami dhe babi ne nje vend:d

LLafazan dhe me humor eshte nje kombinim i mire....... Tek kjo e mpash kombinimin e vetes time me mir te kishe ven dhe emrin tim, PASTAJ kur ste ben njeri komplimenta me mir koplimentohem vet :p :p LOL LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top