Të meritosh emrin qytetar !

ida angel

:)
V.I.P
Shqiptarët rizbuluan demokracinë. Atë demokraci që stërgjyshërit e tyre kishin krijuar mijëvjeçarë më parë. Ajo sot është ende e brishtë dhe delikate. Ushqehet si një fëmijë që nuk ka dhëmbë dhe mbahet në krahët e disa prindërve joligjorë të ligjëruar.

Shqiptarët sot duken të ndarë në 3 grupime:

- Një grupim mendon se ka ardhur koha që demokracia jonë delikate të tentojë të ngrihet dhe të ecë me këmbët e veta.

- Një grupim tjetër që mendon se demokracia jonë duhet lënë të rritet edhe më shumë për të provuar pjekurinë e saj, duke evituar kështu ndonjë rrëzim të mundshëm.

- Gjithashtu ekziston një tjetër grupim që nuk e di ç'është demokracia, ç'duhet bërë me të dhe që mbi të gjitha as që i intereson fare të merret me të. Kjo pjesë e quan veten jashtë politikës dhe mendon që politika nuk ka asnjë ndikim në jetët e tyre...

Dy grupimet e para janë plotësisht të bindura rreth bindjes së tyre dhe në vetvete ndjejnë apo vethipnotizohen se kanë plotësisht të drejtë. Dhe po ti dëgjosh të dyja palët, ato, të dyja kanë të drejtë rreth kauzës së tyre. Por e drejta nuk është pronë e askujt dhe sigurisht qëndron mbi palët.

A mundet ta garantojmë demokracinë tonë pa e testuar?

E drejta prodhon zgjidhje dhe jo krizë. Demokracia nuk është mbërritje, por rruga që duhet të ndjekim.

Qeveria, e majtë, e djathtë apo e qendrës, çfarëdo qoftë, është qeveria e të gjithë shqiptarëve. E shqiptarëve të majtë, të djathtë, apo çfarëdo qofshin ata qytetarë. Qeveria është e të gjithëve dhe kjo nuk do të thotë që çdo kritikë drejtuar një keqfunksionimi të saj, në dëm të qytetarëve, duhet të shikohet detyrimisht si reagim me prapavijë politike. Kjo mendësi krijon sëmundje në shoqëri, krijon ndarje.

Nuk është qytetare dhe njëkohësisht aspak normale, të gjykosh partinë politike që simpatizon, me të njëjtën logjikë siç gjykohet psh. ekipi i preferuar i futbollit. Kur ekipi ynë i preferuar humbet një ndeshje, gabon në teknikë dhe taktikë, ne përsëri i qëndrojmë besnikë, madje edhe mundohemi të justifikojmë gabimet e tij.

Jo të nderuar qytetarë.
Jeta jonë nuk është një lojë dhe humbjet e ekipit tonë partiak nuk janë thjeshtë humbje pikësh në tabelë e renditje, por këto gabime rëndojnë drejtëpërdrejtë me pasoja reale në jetën tonë. Reflektohen menjëherë në të ardhmen dhe zhvillimin tonë të përbashkët.


Nuk mund të mbyllim një sy, një vesh apo edhe vetë mendjen përballë një gabimi, vetëm për faktin se këtë gabim e kreu partia për të cilën militojmë, partia të cilën simpatizojmë. Kjo dashuri fanatike kalb frutin e vet.

Duhet të ndjehemi qytetarë. Jemi të destinuar të jemi të tillë. Reagimi ynë kundrejt një padrejtësie, një gabimi, një papërgjegjshmërie, duhet të jetë si ndaj një fëmije të cilit ia duam të mirën. Fëmijën e ndëshkojmë kur gabon, që të rritet i shëndetshëm, i pastër, i përgjegjshëm. Fëmijën tonë, jemi ne të parët që e këshillojmë, që e kritikojmë, që e edukojmë, pikërisht sepse e duam më shumë dhe duam për të, më të mirën e mundshme.

Militantë partiakë fanatikë pa elasticitet qytetarie, krijojnë parti politike të përkëdhelura e tekanjoze, aspak serioze dhe të denja për të drejtuar një qytetërim përpara.


Jemi ne qytetarët gjykatësit më të mirë, prandaj mos lejoni të shndërroheni në vegla antidemokratike, të cilat i shërbejnë drejtëpërdrejtë infeksionit të përhapet. Largojini nga mendja idetë boshe se ju nuk keni asnjë peshë, se opinioni juaj nuk ka asnjë vlerë, se politika është e ndyrë dhe është më e denjë të qëndroni si spektator indiferent. Eshtë pikërisht kjo indiferencë që mbulon qindra e mijëra padrejtësi ndaj qytetarëve. Eshtë pikërisht kjo indiferencë, që tenton të shfaqet si bindje e sprovuar që me mosveprimin e saj, vulos në dëm të vetes. Edhe nëse ajo politikë (e cila përkthehet në motorrin e zhvillimit të vendit) është aq e ndyrë, pikërisht kjo është arsyeja themelore përse nuk duhet të qëndrojmë indiferentë. E ndoshta është aq e ndyrë, pikërisht nga mospërfillja jonë.


Stop Injorances
 
Titulli: Të meritosh emrin qytetar !

hmm Po ta lexosh me kujdes eshte shum tem e bukur ...me pak fjal si shpreja ime qe kam ven :p

Human Created The Ignorance From Time To Time And Changed It To IGNORANT !!!!
 
Titulli: Të meritosh emrin qytetar !

Vertet qe me pelqeu ky shkrim ,bravo ai qe e ka shkruar !

Por eshte keqardhje qe jemi ne vete qe po demtojme shqiperine ,nuk jane politikanet tane !
 
Titulli: Të meritosh emrin qytetar !

Bravo...mendimi juaj me pelqen, eshte e vertete qe ne nje fare menyre jetet tona varen nga politika, dhe ne, nuk duhet te jemi indiferente per cka ndodh...Natyrishte qe cdo qeveri duhet te jete ne qender te vemendjes dhe te kritikohet nga populli apo politikanet, por ne mynyre konstrutive qe te permirsojme punen e ekzekutivit ,qe eshte e vertete, duhet te perfaqesoje te gjithe shqiptaret pa dallim ngjyrash politike, por problemi eshte, se duhet te jemi te perfaqesuar nga politikane te pergjegjshem....ne nje gare elektorale, natyrishte qe njeri do te fitoje, por sfidanti i tije duhet te kete kurajon te pranoje edhe humbjen, sepse kjo eshte pjekuri politike.......dua tju kujtoje ketu zgjedhjen e Bushit ne USA, qe sfidanti i tije demokrat, humbi me nje rezultat tejet te ngushte per pak vota, dhe shkoje te Bushi e uroje per fitoren dhe, i tha qe do te jem mbeshtetesi juaj politike ne dobi te zhvillimit te vendit tone....kjo eshte pjekuri politike.....Natyrishte qe shqiperia ka shume probleme te trasheguara, dhe nuk eshte e lehte te ndreqen ato, kushdo force politike te jete ne pushtet....nuk me pelqen qe politikane e ekzpozojne vendin tone si nje vende pa demokraci, ku shtypi nuk eshte i lire,gje qe nuk eshte e vertete, sepse kane liri sa te duan dhe flasin me shume se cduhet, duke mos mbajtur pergjegjesi per ato qe thone...duke vepruar keshtu i bejne nje sherbim te keq vendit te tyre....e rendesishme eshte, qe te gjithe te kene pergjegjesine qytetare , mos te veprojne me militantizem, por ti sherbejne vendit te tyre, ne cdo situate qe ta kerkojne interesat e tije......................
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top