“Te Mehmeti pas vetëvrasjes shkova me urdhër të Enverit”

eGo0sTyle

System Engineer
hazbiu-300x201.jpg

“Lajmin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut e mësova me telefon nga Ramiz Alia, i cili më tha se na priste udhëheqësi i partisë. Enveri më urdhëroi të shkoja te vila e Kryeministrit për të marrë letrën që kishte shkruar në momentet e fundit”.
Në kundërshtim të akuzave të Fiqirete Shehut, se Hazbiu kishte qenë në shtëpinë e tyre pak çaste para vetëvrasjes së Mehmetit në mbrëmjen e 17 dhjetorit 1981, ish-kreu i Ministrisë së Brendshme, shtjellon përballë
hetuesve situatën në vilën e Kryeministrit të vetëvrarë pas mbërritjes aty me urdhër të Enverit. “Kur hyra në shtëpi i shoqëruar nga Ali اeno ishbodiguard
i Mehmetit – shënim), shpjegon Hazbiu, u fola familjarëve se akti i Mehmetit
ishte i dëmshëm dhe u kërkova letrën (ishin Fiqrete, Vladimiri dhe gruaja e tij). Në fillim hezituan, duke pretenduar se do t’ia dorëzonin udhëheqësit, pastaj ma solli Vladimiri, i prishur keq në fytyrë.” Në vijim të seancave maratonë, ish-ministri ka dëshmuar rreth historisë së fejesës së djalit të Mehmet Shehut me Silva Turdiun, ish-volejbollisten e “Dinamos” të penalizuar nga krerët e partisë si vajzë e një familjeje me biografi të keqe. Pyetje: I pandehur, i lexove, i kuptove dhe ç’ke për të thënë në lidhje me atribuimet që të bëri në Hetuesi Fiqrete Shehu?
Përgjigje: U njoha me proceset hetimore, ku agjentja e huaj Fiqrete Shehu më atribuon mua pjesëmarrjen në veprimtarinë tradhtare e agjenturore kundër partisë. Ato janë fund e krye shpifje e sajime të bëra me qëllim armiqësor kundër partisë dhe meje, si një viktimë e kësaj veprimtarie. Ajo më atribuon se unë kam qenë në shtëpinë e tyre natën e 17 dhjetorit të vitit 1981, natën e vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Kjo është shpifje, e cila mund të vërtetohet
me saktësi se ku kam qenë unë këtë natë. Unë kam qenë i ftuar te Ismet Isufi (shefi i kabinetit të Hazbiut, i cili atë natë festonte 40-vjetorin e lindjesshënim), ku kam shkuar prej orës 20:30 ose 21:00 e kam qëndruar
deri në orën 1:00 pas mesnate. Mundësitë për verifikimin e kësaj janë të shumta, si shoferi shoqërues dhe shërbimi i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit,
e cila nuk lejonte që unë të lëvizja pa u shoqëruar, si dhe nga pjesëmarrësit në
darkë. Kjo armike e betuar thotë se unë paskam vepruar kundër vijës së partisë, kur isha me brigadën në Kosovë, si duke propaganduar të
kundërtën e kësaj vije, ashtu edhe duke marrë pjesë e kryer masakra me brigadë së bashku me tradhtarin Hito اako. Masakra në Kosovë, as
Brigada e 5-të dhe asnjë nga brigadat shqiptare nuk kanë bërë. Fiqret Shehu si armike dhe agjente e jugosllavëve përpiqet në këtë rast të falsifikojë historinë dhe të hedhë baltë mbi luftën e lavdishme që kanë bërë partizanët tanë
në Kosovë. Veç kësaj, mund të verifikohet se unë jam plagosur më 6 nëntor të vitit 1944, kur nga fshatrat tanë ishin çliruar vetëm disa fshatra të Hasit e rreth Gjakovës, pra, qëndrova në detyrë në brigadë në territorin e Kosovës vetëm disa ditë, pastaj kam qenë në spital. Mund të verifikohet gjithashtu se, kur kam shkuar në Kosovë në vitin 1945 për krijimin e Sigurimit të divizionit
5 dhe 6, qëndrova vetëm disa ditë dhe s’kam folur në grupe kosovarësh pro Serbisë e Jugosllavisë, si deklaron kjo armike. Mund të vërtetohet se
në atë kohë, në pranverën e vitit 1945, tradhtari Hito اako ishte larguar prej kohësh nga divizionet tona në Kosovë, siç kam dhënë shpjegime në proceset
e mëpasshme, kam bërë raport me shkrim për K.Q. e partisë dhe për Nesti Kerenxhin, ku i dënoja masakrat që kishin bërë e bënin jugosllavët
në Kosovë. Të fala e porosi nga Dushan Mugosha për tradhtarin
Mehmet Shehu apo për ndonjë tjetër me emër, nuk kam pasur. Nuk di se ç’thotë Mihallaq Ziçishti për sa shpjegon Fiqretja, se gjoja i paskam
thënë atij për agjitacionin e propagandën e bërë nga unë në Kosovë pro Jugosllavisë, por kjo është një shpifje, sepse unë qëndrova atje disa ditë,
kurse punën e propagandën sipas vijës së partisë e bënin divizionet V dhe VI. Për programin socialdemokrat që paska pasur tradhtari Mehmet Shehu gjatë luftës, të cilin e kam parë edhe unë sipas thënieve të Fiqretes, ajo shpif.
Unë e kam marrë vesh ekzistencën e një programi të tillë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, kur e tha Llambi Gegprifti. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Fiqretja se unë paskam pasur iluzione për përmirësimin e marrëdhënieve
me BS pas largimit të Hrushovit nga skena politike. Po kështu, theksoj se Mehmet Shehu nuk ka bërë ndonjëherë aluzion kundër vijës së partisë dhe udhëheqësit të saj. Fiqrete Shehu nuk thotë të vërtetën edhe kur flet për qëndrimin tim, kur u prishën marrëdhëniet me Kinën. Unë kam
qenë plotësisht me vijën e partisë dhe me këtë çështje. Unë kam kundërshtuar mendimin e اu En Lait që më ka thënë në vitin 1970-1971, kur kam qenë në Kinë, se disa furnizime ushtarake mund t’i merrnin nga Rumania. Kjo dokumentohet si me informacionin që duhet të jetë në K.Q të
partisë, ashtu dhe me ish-ambasadorin shqiptar në Kinë në atë kohë, Xhoxhi Robon. Për lidhjet e mia agjenturore e armiqësore që unë gjoja paskam pasur me Panajot Plakun, Mihallaq Ziçishtin e jugosllavët, Fiqrete Shehu
shpif. Këtë e argumentojë me faktin se në vitin 1956 organet e Sigurimit të Shtetit nuk kishin asnjë të dhënë dhe dyshim për Teme Sejkon. Me sa më
kujtohet mua, të dhënat e para për Temë Sejkon janë në vitin 1959 ose në fillim të vitit 1960. Ky fakt, e rrëzon gjithë këtë legjendë. Nuk është e vërtetë si thotë Fiqrete Shehu se në vitin 1973 unë kam qenë në shtëpinë e
Mehmet Shehut së bashku me Hito اakon e Petrit Dumen, ku qenka zhvilluar një bisedë mbi luftën apozicionale aktive për mbrojtjen e patundur, ku
unë, sipas Fiqretes, paskam shprehur mendimin se është e pamundur në kushtet e vendit tonë. Për sa i përket mbledhjes me kuadrot e sektorit
ushtarak të KQ të Partisë që thotë Fiqrete Shehu, me sa më kujtohet unë kam qenë në një mbledhje të tillë, por këtu nuk është bërë fjalë për rolin
udhëheqës të partisë, por për njohjen më mirë të gjendjes në njësi e reparte dhe për likuidimin e të metave nëpërmjet një edukimi intensiv të njerëzve.
Citatet e Mehmet Shehut që ishin futur në masë në ushtri, unë me takt kam kërkuar të hiqeshin gjithashtu nga leksionet, nga agjitacioni figurativ
dhe të futeshin citate të udhëheqësit të partisë. Për këtë unë kam biseduar edhe me Gafur اuçin e sekretarin e KQ përkatës, që ky raport të
ndreqej dhe ai është shprehur se mund të shikohen e hiqen disa. Nuk është e vërtetë sa thotë Fiqrete Shehu, që unë të kem manipuluar proceset hetimore
te puçistëve në ushtri dhe të sabotatorëve. Metoda e ndjekur në hetimin e këtyre proceseve, e miratuar nga udhëheqësi i partisë, ka qenë
ajo e dëgjimit të të pandehurve, por si kufi për ta hedhur deponimin në procesverbal ishte kur i pandehuri do të thoshte nëse çështja e trajtuar
me personin e dhënë kishte karakter armiqësor. Megjithatë, ato pak gjëra që kanë thënë të pandehurit e këtyre grupeve për mendime të marra me hile nga udhëheqës të ndryshëm, i janë bërë prezent rast pas rasti udhëheqësit të
partisë, megjithëse nuk janë marrë me proces. Nuk është e vërtetë të jetë biseduar në prani të Fiqretes, si thotë ajo për përmbajtjen e procesit të
puçistëve apo të sabotatorëve. Mundet me Feçor Shehun të kemi qenë në plazh të Mehmet Shehu për procesin, si për të raportuar, ashtu edhe
për t’i kërkuar dokumente nga Ministria e Mbrojtjes Popullore për t’i përdorur në Hetuesi, por kurrë nuk është biseduar nga këndi që e
paraqet Fiqrete Shehu. Për orientimin e zbulimit, atë që të mos penetrojë në sfera të larta, unë kam dhënë shpjegime në proceset e mia. Sa kam qenë unë ministër, një orientim i tillë nuk është dhënë. Zbulimi kishte objekt tri fusha: ushtarake, subversive dhe politike, me detyrë që po të kishte mundësi të
penetrohej nga poshtë deri lart. Njëherësh, atij i është dhënë detyra që të krijonte një kordon të afërt, kryesisht për sinjalizim veprimesh ushtarake.
Zbulimi kishte orientim që të mos shpërndahej kudo, por në shtetet fqinje dhe në disa shtete të tjera, që lidheshin me aktivitetin që i interesonte
vendit tonë, qoftë në drejtim të emigracionit, qoftë të shtabeve të NATO-s
ose të Traktatit të Varshavës. Me sa mbaj mend unë, tradhtari Mehmet Shehu nuk ka qenë asnjëherë në mbledhje të zbulimit gjatë kohës që kam qenë unë ministër dhe të ketë zbërthyer orientimet që thotë Fiqrete Shehu. Edhe Feçor Shehu nuk vinte në mbledhjet e zbulimit me përjashtim të ndonjë rasti kur është trajtuar problemi i koordinimit, zbulimit e kundërzbulimit.
Kam mësuar pas arrestimit të Feçor Shehut nga ministri i Punëve të Brendshme, se pas ikjes sime nga Ministria e Brendshme, është dhënë një
orientim, që zbulimi të mos penetrojë në sfera të larta. Siç kam mësuar nga partia, kur isha i lirë Fiqretja në proceset e mëparshme manipulimin e
proceseve të puçistëve ia ka dedikuar Feçor Shehut, ndërsa tani thotë se e kam bërë unë. Thëniet e Fiqrete Shehut për planin, për mënjanimin dhe
likuidimin fizik të udhëheqësit të partisë nuk janë të vërteta, ato janë të kurdisura me qëllim prej saj me sa di unë nga partia, Fiqrete Shehu e ka shpjeguar ndryshe këtë çështje dhe tani e bën këtë ndryshim sipas planit armiqësor që kanë. Gjithë sa thotë Fiqretja për rolin tim në fejesën
e djalit të tyre, Skënderit, me vajzën e Qazim Turdiut, nuk janë të vërteta, por duke parë që ajo jep disa hollësi, evidentoj në proces si momente që
mund të verifikohen disa çështje. Unë nuk jam i pari që njoftova udhëheqësin e partisë për këtë fejesë. Ai e dinte këtë fakt dhe më thirri vetë, porsa u
ktheva nga shërbimi. Unë e kisha marrë vesh fejesën në mbrëmjen e një dite më parë, se të më thërriste udhëheqësi dhe vetë do të shkoja ta njoftoja
për këtë dhe për disa shthurje, që kisha konstatuar gjatë disa ditëve në plazh të familjes së tradhtarit Mehmet Shehu, të cilat i kisha biseduar edhe me
ministrin e Punëve të Brendshme dhe kishim mbetur dakord që t’ia thoshim Mehmet Shehut pas pushimeve, meqenëse ai merrej me raportin e Kongresin VIII të Partisë. Për fejesën unë kam mësuar vetëm nga familja ime, të cilëve
u kishte thënë Gani Kodra si një çështje e përfunduar dhe jo nga Sulejman Bushati. Për takimin që thotë Fiqrete Shehu se kam bërë me Mehmet
Shehun, në shtëpinë e tij natën e 17 dhjetorit 1981, kur ai vrau veten, shpjegimet e saj nuk janë të vërteta. Për herë të parë kam shkuar në këtë shtëpi, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, me porosi të udhëheqësit të partisë për të marrë letrën që kishte lënë. Vetëvrasjen e Mehmet Shehut
e mësova me telefon nga sekretari i KQ për problemet ideologjike (Ramiz Aliashënim) i cili më tha të shkonim te udhëheqësi i partisë. Atë e kishte njoftuar gojarisht Ali اenoja, i cili i kishte thënë se letrën që kishte lënë Mehmet Shehu, familja e tij donte t’ia dorëzonte udhëheqësit të partisë.
Kur hyra në shtëpi dhe në dhomë kam qenë i shoqëruar nga Ali اeno, doktor Milto dhe nga Jonuz Luto, që e kishin si mazhordom. Pasi u fola familjarëve
se akti që kishte kryer Mehmet Shehu ishte i dëmshëm, u kam thënë të mbanin veten dhe u kërkova letrën (ishin Fiqretja, Vladimiri dhe gruaja
e tij). Në fillim hezituan të ma jepnin letrën, duke pretenduar se donin t’ia dorëzonin udhëheqësit, pastaj letrën e solli Vladimiri, i prishur keq në fytyrë.
Duro Shehu (vëllai i Mehmetit- shënim) ka ardhur vetë te unë, dënoi aktin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe tha se unë nuk do t’i shkoj në shtëpi. Unë i
thashë ta gjykonte vetë këtë problem. Theksoj se unë nuk kam shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut natën e 17 dhjetorit 1981. Kjo vërehet me saktësi jo vetëm për orën 22.30, por për gjithë natën duke pyetur Shkëlqim
Lazen, Ymerin, Belulin (shoferin), por edhe të tjerë që kanë qenë në darkën e
ditëlindjes së Ismet Isufit, ku isha edhe unë. Unë atje kam shkuar fill pas mbledhjes së Byrosë në orën 20.30–21.00 pa u kthyer gjëkundi, mund të kem shkuar në shtëpi për të marrë duhan dhe në zyrë për të lënë çantën,
si dhe për të marrë ndonjërin që më priste atje. Që andej kam shkuar direkt në shtëpinë e Ismetit në Laprakë, ku kam qëndruar deri në orën 00.30 ose 1.00
pas mesnate, pa u larguar asnjë moment. Në darkë mbaj mend se kemi qenë Diftir Hysi, اerçiz Xhelo, Eli Kokushta etj., gjithsej 15 ose më tepër njerëz.


Burimi : Panorama.
 
Back
Top