Të mbyturit në Vlorë dhe problemi që lënë pas

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
NGJARJA/ Mungon ndihma e shpejtë, shënohet viktima e radhës që humb jetën në bregdet
Policia lokale në një njoftim të saj për median, ka bërë të ditur se paraditen e të hënës është gjendur i mbytur në det, qytetari nga Vlora Kastriot Kamberi. Ngjarja ka ndodhur në plazhin publik, përballë Rrapit në Ujin e Ftohtë. Të dhënat e para flasin për një infarkt të 62-vjeçarit, ndërsa ishte duke u larë në det. Shtetasi i mbytur është përcjellë për në spitalin rajonal, që e kanë transferuar menjëherë në morgun e spitalit.
Problemi
Ndërsa mjekët ngurojnë të përcaktojnë shkakun e vdekjes, policia dhe opinioni qetësojnë komunitetin dhe familjarët se i ndjeri vdiq nga infarkti, ndërsa flitet se ai nuk ka vuajtur ndonjëherë nga zemra. Si edhe në raste të tjera, sa herë ndodhin ngjarje të tilla, pushuesit dhe komuniteti vlonjat bënë pyetjen, por që nuk mori ndonjëherë përgjigje. “Përse nuk bëhen patrullime në det, për të shpëtuar jetën e njerëzve që rrezikohen nga mbytja në det”?
Nëse do të ishte konstatuar menjëherë viktima e ujit dhe t’i jepej ndihma e parë, ndoshta nuk do të kishte ndërruar jetë- shprehen dëshmitarët që e kanë parë rastësisht të mbytur në det.
Bashkia
Duke qenë se është plazh publik, i cili administrohet nga Bashkia, pyetjes se cila është përgjegjësia e Bashkisë, që mungon ky shërbim, që ka të bëjë me jetën e njerëzve, njëri nga funksionarët është përgjigjur për “Telegraf”: “Vërtetë është plazh publik, por disa subjekte që paguajnë taksën Bashkisë e kanë për detyrë, që të vendosin këto shërbime. Madje, ne kemi informacione që janë vendosur, pasi janë ndërtuar edhe kullat e vrojtimit”, - ka përfunduar ai me indiferentizëm, duke shkarkuar edhe përgjegjësinë e institucionit.


Spitali
Mjekët në shërbim kanë deklaruar se shtetasi nga Vlora Kastriot Kamberi, ka ardhur i vdekur në spital dhe se pa bërë autopsinë nuk është në gjendje të gjykohet, nëse pasoja që solli vdekjen është ndonjë sëmundje e zemrës, apo thjeshtë mbytja në det.
*telegrafi*

thumbnail.php
 
Back
Top